description

Viti shkollor fillon më 1 shtator

Publikuar: E shtune 28 Gusht 2010, 20:09 1 Komente

Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, më 1 shtator, do të fillojë viti i ri shkollor 2010-2011. Përkundër zërave që viti i ri shkollor do të fillojë me grevë të mësimdhënësve, një gjë të tillë e kanë mohuar përfaqësuesit e SBASHK-ut, sipas të cilëve janë pajtuar me ofertën e Qeverisë së Kosovës që ngritja e pagave për mësimdhënës të bëhet nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ndërkohë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor. Edhe sivjet, sikurse në vitet paraprake, MASHT-i ka siguruar tekstet shkollore për të gjithë nxënësit nga klasa I –IX. Megjithatë, një pjesë e këtyre teksteve janë të ruajtura nga nxënësit e vitit paraprak. “Sipas kalendarit shkollor, viti i ri shkollor fillon më 1 shtator. Jemi të përkushtuar që të shpërndajmë tekstet shkollore me kohë. MASHT-i ka siguruar tekstet falas për të gjithë nxënësit, sipas kërkesave dhe shënimeve të DKA-ve, meqë një pjesë e këtyre teksteve sipas Udhëzimit Administrativ, është dashur të ruhet nga viti i kaluar. Përgjegjësia për shpërndarjen e teksteve u takon DKA-ve, por MASHT-i do të ofrojë mbështetje dhe mbikëqyrje të këtij procesi”, ka theksuar, Enver Hoxhaj, ministër i Arsimit. Ai ndër të tjera u ka bërë me dije mësimdhënësve që mos të pensionohen para kohe, të paktën ata që dëshirojnë, por të vazhdojnë me punë deri në fund. Hoxhaj ka nënvizuar që komuna është punëdhënësi dhe kjo çështje duhet të rregullohet me kohë.

Printo Dërgo
  • di

Komente


  • xxxxx 01.09.2010 - 8:58

    nuk filloii ne shkolllennn hasan prishtina ne prrr

arkivi i lajmeve