Lumturia në lidhjen e dashurisë

  • 19 April 2017 - 09:58
Lumturia në lidhjen e dashurisë

Jo të gjitha shenjat e horoskopit kanë prioritete të njëjta kur flitet për lidhjen e dashurisë, respektivisht për lumturinë që sjell ajo. Ja si mund ta bëni lidhjen tuaj të lumtur, varësisht nga ajo se cilës shenjë i takon personi juaj i dashur  

Dashi

Image

1. Tregoni entuziazëm, interesim dhe eksitim rreth hobive të tij dhe ia bëni me dije se sa e doni në aspektin seksual.

2. Lëreni të mendojë se gjithçka ishte ideja e tij, meqë kështu ai ndihet i sigurt dhe dominues.

3. Ndryshojeni rutinën tuaj të përditshme sa më shumë që të mundeni, meqë Dashit i pëlqen spontaniteti.

Demi

Image

1. Llastojeni të dashurin tuaj me masazhe, me përqafime dhe me të gjitha shenjat fizike të dashurisë.

2. Bëni që ai të ndihet i sigurt, duke ia ofruar një mbështetje të fortë.

3. Mos ushtroni presion ndaj tij, lejani një hapësirë për të qenë i pavarur.

Binjakët

Image

1. Mundohuni që të jeni të sinqertë dhe të gatshëm për bisedë, meqë nuk ekziston asgjë që e nervozon më shumë mashkullin e kësaj shenje, sesa izolimi dhe injorimi.

2. Mundohuni që ta ruani qasjen pozitive edhe në kohë të vështira.

3. Respektoni miqtë e tij dhe mbështeteni jetën e tij sociale.

Gaforrja

Image

1. Kaloni me të sa më shumë kohë edhe atë në mënyrë kualitative.

2. Përsoseni aftësinë e përqafimit dhe sa më shpesh përqafojeni atë.

3. Sa më shumë që të mundeni përpiquni që ta kuptoni atë dhe ta merrni vesh arsyen e ndryshimit të disponimit të tij.

Luani

Image

1. Mundohuni që personin tuaj të dashur ta vërshoni me shenja të vëmendjes, dashurisë dhe lëvdatave.

2. Mbështetni pasionet dhe idetë kreative të tij.

3. Lëreni që të jetë kryesori në shtëpi, sa herë që të mundeni.

Virgjëresha

Image

1. Bëhuni të sinqertë dhe të hapur ndaj tij dhe mos fshihni asgjë nga ai.

2. Respektoni rregullat që i imponon pala tjetër – rreth pastërtisë në shtëpi, rreth përgatitjes së gjërave, obligimeve dhe përgjegjësive.

3. Nxiteni për bisedë rreth ndjenjave dhe problemeve të tij.

Peshorja

Image

1. Ftoni të dilni jashtë dhe as rastësisht mos u mundoni ta mbyllni midis katër mureve.

2. Mos i kurseni komplimentet dhe lëvdatat.

3. Mos filloni grindjet, e as mos i dramatizoni gjërat, meqë Peshorja preferon një situatë të qetë.

Akrepi

Image

1. Ndajeni me të afërsinë fizike, psikike dhe emocionale.

2. Përkujdesuni që Akrepi ta kuptojë se sa shumë rëndësi ka për ju dhe se nuk e keni ndërmend ta lini atë.

3. Çdo gjë që e bëni në jetë, bëjeni me pasion, e sidomos gjërat në lidhje me Akrepin.

Shigjetari

Image

1. Argëtojeni atë me diskutime intelektuale, duke dëgjuar me kujdes se çka kanë për të thënë.

2. Mos i përqeshni qëndrimet e tij, por mundohuni që t’i kuptoni dhe pranoni ato.

3. Mbështeteni shpirtin aventurier të tij, duke u bërë pjesë e aventurave që i ndërmerr ai.

Bricjapi

Image

1. Gjejeni një mënyrë për ta manifestuar në mënyrë të vazhdueshme se sa rëndësi ka ai, në raport me njerëzit e tjerë.

2. Jini realë me Bricjapin dhe mos bisedoni me të në stilin “çka do të ishte, sikur të ishte”.

3. Shfrytëzojeni energjinë tuaj dhe humorin, për ta argëtuar dhe bëjeni të qeshet Bricjapin tuaj.

Ujori

Image

1. Mos lejoni që të ndiheni xhelozë, apo të rrezikuar nga jeta aktive sociale e Ujorit.

2. Jepjani ndjenjën e lirisë, që të mund të bëjë çka të dëshirojë, edhe nëse kjo nuk është ashtu si duket.

3. Respektoni atë që për të është e shenjtë.

Peshqit

Image

1. Mundohuni që të jeni romantikë dhe këtë mbështeteni me gjeste të përditshme.

2. Mbështeteni dhe trimërojeni personin tuaj të dashur, të shenjës Peshqit, nëse ai/ajo ndihet i/e pasigurt.

3. Tregojeni anën tuaj të brishtë, duke e lejuar atë që, herë-herë, t’ju “shpëtojë”. (Kosova Sot)