Gabimet e shenjave të ndryshme të horoskopit në dashuri

  • 26 July 2016 - 10:30
Gabimet e shenjave të ndryshme të horoskopit në dashuri

Demi ju mundon me injorim, derisa Peshorja gjithçka di më mirë se ju

Dashi

Image

Pjesëtarët e kësaj shenje janë tepër eksplodues kryesisht për shkak të xhelozisë. Atyre iu pëlqen që të kërkojnë arsye për grindje edhe aty ku ajo nuk ekziston. Janë mjeshtër të vërtetë të agresivitetit pasiv, prandaj nëse ndonjë gjë nuk iu shkon për shtati, atë do t’ua thënë troç edhe atë, jo një, por disa herë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Demi

Image

Kjo shenjë e mundon partnerin me anë të injorimit. Si edhe te Dashi, Demin më së shpeshti në dashuri e mundon xhelozia. Partnerin mund ta mundojnë edhe duke aktruar se çdo gjë është në rregull. Në fund, nëse doni që grindja të marrë fund, duhet t’i thoni Demit se ai ka pasur të drejtë.

Binjakët

Image

Binjakët kurrë nuk janë të kënaqur. Pjesëtarët jo stabilë të kësaj shenje, në lidhje më së shumti janë të përqendruar te vetvetja, e nga ana tjetër presin që vazhdimisht të angazhohet rreth tyre. Me qëllim nxisin xhelozinë te partneri. Fjalët e rënda dhe ofendimet nuk janë të huaja për ta.

Gaforrja

Image

Pjesëtarët e kësaj shenje lehtë preken. Gjëja më e keqe te Gaforrja është mu fakti se mund të preken pa marrë parasysh çka iu thoni. Janë të preokupuar me atë se çka mendojnë të tjerët, e kur të zemërohen bëhen pa ndjenja dhe të gatshëm që përgjithmonë ta “fshijnë” atë që i ka lënduar.

Luani

Image

Luani gjithmonë gjen arsyetim për veten e vet. Pjesëtarët e kësaj shenje i dinë dobësitë e partnerit të vet dhe sa herë që ndihen të rrezikuar, do ta refuzojnë fajin, vetëm që vetë të duken më të mirë. Bëhen tepër të padurueshëm nëse nuk e marrin vëmendjen që e presin dhe që mendojnë se e meritojnë.

Virgjëresha

Image

Është e pamundur që të plotësohen të gjitha pritjet dhe ambiciet e Virgjëreshës. Pjesëtarët e kësaj shenje gjithmonë janë të gatshëm që të kritikojnë, e më të ashprit janë ndaj partnerit të tyre. Nëse çdo gjë nuk është e përkryer, qoftë edhe në dashuri, ata menjëherë shqetësohen. Mund ta përcjellin partnerin, meqë janë posesivë.

Peshorja

Image

Peshorja gjithmonë di më mirë se ju. Me pjesëtarët e kësaj shenje njeriu e ka vështirë ta dijë se ku qëndron, meqë për gjëra të parëndësishme mund ta ndryshojnë qëndrimin dhe disponimin. Ata mendojnë se e dashura e tyre duhet t’i dëgjojë për gjithçka, prandaj edhe e luajnë rolin e atij që i di të gjitha.

Akrepi

Image

Pjesëtarët e kësaj shenje nuk janë stabilë në dashuri. Ata janë të prirë ndaj aferave dhe flirtit. Janë të prirë edhe për manipulime dhe rrena, vetëm që ta realizojnë qëllimin e vet. Nëse i turpëroni në shoqëri, zor se do t’ua falin këtë. Nuk hezitojnë edhe t’ju sulmojnë me mënyra të poshtra, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Shigjetari

Image

Shigjetari gjithmonë veten e vendos në rend të parë. Edhe pse është i gatshëm që të përbetohet për dashuri të përhershme, ai vazhdimisht e shikon vetëm atë që i përshtatet atij dhe si ta kthejë situatën në dobi të vet. Nëse gaboni, ata ju mbajnë ligjërata, por nëse ju tentoni ta bëni një gjë të tillë, kur ata gabojnë, pjesëtarët e kësaj shenje do të ofendohen rëndë.

Bricjapi

Image

Kjo shenjë e çmend partnerin e vet me kërkesa. Sikur edhe Virgjëresha, Bricjapi ka pritje të shumta nga partneri, gjë që e thekson vazhdimisht. Mund të mendojë diçka, e të thotë diçka krejt tjetër. Pjesëtarët e kësaj shenje janë në gjendje që t’i fshehin mirë ndjenjat e veta dhe insistojnë që problemi nuk qëndron te ta.

Ujori

Image

Ujori nuk di çka d.m.th. të jesh partner i përkushtuar. Pjesëtarët e kësaj shenje janë aq krenarë me veçantinë e vet, saqë afër tyre askush nuk mund të ndihet i dashur. Adhurojnë që të mbajnë inat, por edhe të aktrojnë, vetëm e vetëm që t’i realizojnë qëllimet e veta. Nëse i lëndoni, do t’ua kthejnë dyfish.

Peshqit

Image

Peshqit i fshehin frikët e tyre me anë të akuzave. Janë të vetëdijshëm për angazhimin e vet të madh në dashuri, prandaj kanë frikë se partneri nuk do t’ua kthejë me të njëjtën masë. Vazhdimisht e testojnë dashurinë e partnerit, e shpesh bëhen xhelozë pa kurrfarë arsyeje.

(Kosova Sot)