Me çka e ngjall xhelozinë te të tjerët?

  • 14 January 2017 - 17:20
Me çka e ngjall xhelozinë te të tjerët?

Lexoni në vazhdim çka ju cilëson dhe ju bën të veçantë, duke shikuar a ka të vërtetë këtu. Dhe, a mund të jetë e vërtetë që të tjerët t'ju xhelozojnë mu për shkak të këtyre vetive tuaja , raporton Gazeta Kosova Sot

DASHI

Image

Deshtë janë sharmantë, aventurierë, duan që të argëtohen dhe nuk e kanë problem që të njoftohen me shumë njerëz, duke ua tërhequr vëmendjen. Ata janë interesantë dhe eksitues, kanë një energji të papërshkrueshme dhe me ta kurrë nuk mërziteni. Kjo nuk mund të thuhet për shumë shenja të tjera të horoskopit.

DEMI

Image

Demat janë individualistë të fortë dhe ata nuk mërziten fort çka mendojnë të tjerët për ta. Ata janë të vetëm kundër të gjithë të tjerëve, të fortë dhe nuk kërkojnë leje nga askush. 

BINJAKËT

Image

Binjakët janë kreativë, origjinalë dhe ajo që është e mrekullueshme, dinë si ta shesin idenë e tyre inovative! Janë sharmantë, pozitivë dhe të gjithë duan që të jenë në shoqëri me ta.

GAFORRJA

Image

Gaforrja mund t'iu dojë aq thellësisht, aq pa kushte, sa që kjo, thjesht, duket e pabesueshme. Pjesëtarët e kësaj shenje janë tepër të ndjeshëm dhe janë miq të mrekullueshëm. Gjithmonë mund të llogarisni te ta.

LUANI

Image

Të gjithë janë xhelozë ndaj Luanit për shkak të vetëbesimit të tij të lartë, energjisë, gatishmërisë për punë dhe për shkak se japin gjithç- ka nga vetja. Ata gjithmonë marrin atë që kërkojnë.

VIRGJËRESHA

Image

Askush nuk di si ta zgjidhë problemin sikur që këtë e bën Virgjëresha. Pjesëtarët e kësaj shenje janë tepër inteligjentë, racionalë dhe që të gjithë i duan ata në ekipin e tyre. Kjo shenjë është edhe mjeshtër për rregullim, organizim dhe planifikim.

PESHORJA

Image

Peshoret janë tepër të shoqërueshme dhe kanë shumë miq - edhe atë miq të mirë. Sharmantë dhe të parezistueshëm, ata janë partnerë të vërtetë për argëtim dhe kënaqësi.

AKREPI

Image

Akrepat janë energjikë, pasionantë dhe karizmatikë dhe askush nuk mund të rri indiferent ndaj prezencës së tyre. Të gjithë do të donin ta kishin atë shkëlqim në sy dhe të luftojnë për atë që duan.

SHIGJETARI

Image

Pjesëtarët e kësaj shenje janë tepër argëtues. Është e pabesueshme sa pozitivë dhe qesharakë (në aspektin pozitiv) janë ata. Kur rrimë me ta, na dhemb barku nga qeshja.

BRICJAPI

Image

Sikur edhe Luani, Bricjapi është shenjë, e cila qartë kërkon atë që dëshiron. Këto veti të tij mund të interpretohen ndonjëherë edhe si negative dhe ato iu bëjnë që të ndiheni keq, por në anën tjetër, kush nuk do të donte të ishte aq i fortë?

UJORI

Image

Atuja kryesore e Ujorit, për çka të gjithë të tjerët janë xhelozë ndaj tij, është kujdesi i tij. Ujori vazhdimisht është i dhënë pas diçkaje dhe gjithmonë do të dëshirojë t'iu ndihmojë dhe të bëjë diçka për ju.

PESHQIT

Image

Ndoshta Peshqit mund të duken si të turpshëm, të tërhequr dhe të qetë, por në kokat e tyre ndodhin gjëra të cilat, po t'i dini, do t'ju magjepsnin. Peshqit janë kreativë dhe, thjesht, artistë në çdo kuptim të fjalës. 

(Kosova Sot)