Ja cilat janë të metat kryesore të shenjave të ndryshme të horoskopit

  • 15 February 2017 - 10:11
Ja cilat janë të metat kryesore të shenjave të ndryshme të horoskopit

DASHI

Image

1) Dashi ka temperamentin më eksploziv në zodiak dhe vështirë e kontrollon zemërimin.

2) Shpesh sillet si i papjekur.

3) Kur të fillojnë diçka të re, lehtë ngazëllehen, por po aq shpejt e humbin edhe interesimin. 4) Nuk kanë aspak durim, duan çdo gjë menjëherë. 

DEMI

Image

1) Në debatet me ta mos prisni se do të fitoni, meqë pjesëtarët e kësaj shenje janë tepër kokëfortë.

2) Janë shumë dembelë kur flitet për obligimet në shtëpi.

3) Dëshirat dhe nevojat e tyre janë në rend të parë për ta. 4) Dinë të jenë tepër të mërzitshëm.

BINJAKËT

Image

1) Nuk mund të mbështeteni te ta, nuk janë të përgjegjshëm.

2) Çdo ditë duhet ta analizoni humorin e tyre, që ta dini si të silleni me ta.

3) Ju sharmojnë me fjalë të mira, por rrallëherë përmbushin atë që premtojnë. 4) Shpejt ju mërzitet gjithçka, prandaj edhe ju mund të ndiheni e tepërt.

GAFORRJA

Image

1) Ndryshimet e humorit të tyre janë të padurueshme.

2) Me qëllim të që ikin nga faji, janë në gjendje që të thonë fjalë të rënda.

3) Mund të bëhen të varur nga ju, prandaj do të ndiheni si në burg. 4) Duan shpejt një lidhje të re, martesë dhe familje, por as vet nuk janë të sigurt se janë të gatshëm për një gjë të tillë.

LUANI

Image

1) Rrallëherë do të ndiheni të sigurt me të, meqë duan të flirtojnë kudo që të mundet.

2) Gjithmonë do ta keni ndjenjën se Luani nuk ju do aq sa e doni ju atë.

3) Rrallë pranon se nuk ka të drejtë, e edhe nëse e bën këtë, as vetes nuk i beson. 4) Dinë të jenë agresivë dhe jo taktikë.

VIRGJËRESHA

Image

1) E tepron me analizimin e sjelljeve të të tjerëve.

2) Gjithmonë nga tjetri pret që ai ta marrë iniciativën.

3) Është kokëfortë dhe, pas grindjes, sillet si fëmijë i vogël. 4) Shpesh nuk janë të sigurt dhe nga ju presin pasiguri.

PESHORJA

Image

1) Peshoret dinë shumë mirë çka duan, prandaj shpesh ndodh që të mos e thonë të vërtetën.

2) Preferojnë lojërat, që të ndëshkojnë dhe shpërblejnë, por edhe që të manipulojnë me partnerin.

3) Nëse i lëndoni, munden lehtë të kthehen kundër jush.

4) Janë të preokupuar me pamjen e jashtme dhe edhe nga ju presin që të dukeni bukur.

AKREPI

Image

1) Është tepër xheloz dhe, sa herë që flisni me dikë të gjinisë së kundërt, ju shikon me bisht të syrit.

2) Me një Akrep është vështirë ta dish si ndihesh, meqë ai mund të manipulojë me ndjenjat tuaja.

3) Mund t'ju injorojnë në tërësi.

4) Kanë shumë sekrete.

SHIGJETARI

Image

1) Shigjetarit i pëlqen që të bisedojë, por nuk di të dëgjojë.

2) Presin argëtim nga të tjerët, e nëse kjo nuk ndodhë, atëherë Shigjetari kukatë.

3) Shigjetari mendon se të gjitha i di më së miri

4) Di të jetë direkt dhe pa ndjenja

BRICJAPI

Image

1) Punën gjithmonë e kanë përpara partnerit.

2) Duan që gjithçka ta kenë nën kontroll.

3) Shpesh nuk mund të relaksohen dhe të jenë spontanë.

4) Pjesëtarët e kësaj shenje mbajnë mend çdo gabim tuaj.

UJORI

Image

1) Ujori jeton në imagjinatë, prandaj shpesh duket i distancuar dhe disi i largët.

2) Preferojnë që të mbajnë ligjërata, meqë pjesëtarët e kësaj shenje "i dinë të gjitha".

3) Do të njoftoheni me shumë shoqe të tij, prandaj ju mund të ndiheni e tepërt, apo sikur nuk i dilni boll.

4) Edhe pse thonë të jenë liberalë, Ujorët janë njerëz të rëndomtë.

PESHQIT

Image

1) Shpesh duhet t'ua përsëritni të njëjtën gjë.

2) Është vështirë t'i motivosh për të bërë diçka dhe për ta kryer atë në afat.

3) Shpesh ju bëjnë të ndiheni sikur nuk përputheni me jetën e tyre, meqë vazhdimisht bëjnë plane për të ardhmen.

4) E sakrifikojnë veten për të tjerët, prandaj ju bëjnë të mendoni se ju duhet të përkujdeseni për ta. 

(Kosova Sot)