Shenjat e horoskopit dhe takimet e dashurisë

  • 20 February 2017 - 10:00
Shenjat e horoskopit dhe takimet e dashurisë

Planifikimi i një takimi të dashurisë mund të jetë gjë e vështirë. Pa marrë parasysh a flitet për takimin tuaj të parë, apo atë të përvjetorit të lidhjes. Ja disa ide, duke u bazuar në shenjën tuaj të horoskopit, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dashi

Image

Dashi preferon ngazëllimin dhe befasitë. Për këtë shkak, një vend ideal për takim me të do të ishte parku i argëtimit! Aty mund të bëni fotografi të bukura, por përgatituni për faktin se ai do t’i marrë të gjitha vendimet, meqë dashi është lider i lindur.

Demi

Image

Pjesëtarët e kësaj shenje janë të prirë që të jenë të shoqërueshëm, por në të njëjtën kohë mund të jenë tepër hezitues. Me një fjalë, atyre ju pëlqen që të jenë të rrethuar me njerëz, por në të njëjtën kohë ata nuk ndihen mirë që hapen ndaj jush.

Binjakët

Image

Gjëja më e rëndësishme që duhet mbajtur mend rreth binjakëve, kur jeni në lidhje me një person të kësaj shenje, është biseda. Binjakët janë llafazanë të famshëm, prandaj një teatër filmik nuk është vendi më i preferuar për takim me të. Mund të dilni në kafe, apo çaj. Atyre iu pëlqen ambienti natyror.

Gaforrja

Image

Gaforrja del nga mbështjellësi i saj kur ka nevojë që të mbrohet nga ndonjë armik. Në momentet kur guaca ka dalë nga “guaca e saj magjike”, ajo në të njëjtën kohë bëhet edhe vetë më e ndjeshme, gjë që duhet gjithsesi të kihet parasysh. Takimi i parë me ta duhet të bëhet në një ambient të qetë dhe të sigurt.

Luani

Image

Luani mund të konsiderohet si një përzierje e ujorit dhe dashit, meqë ai ka prirje si për krijimin e trendëve, po ashtu edhe që është lider i lindur. Për këtë shkak, në takim duhet t’i çoni në ndonjë vend të cilin ata e duan dhe ku mund të mbizotërojnë.

Virgjëresha

Image

Virgjëreshës i pëlqen që të rregullojë, të përmirësojë çdo gjë që sheh. Prandaj... nuk është ide e mirë që takimin e parë ta bëni në apartamentin tuaj. Në vend të kësaj, dilni në një takim, i cili do të kërkojë të bëni diçka mirë për njerëzimin. Bëni punë vullnetare në ndonjë organizatë humanitare, p.sh.

Peshorja

Image

Pjesëtarët e kësaj shenje janë inteligjentë, por këtë mund të mos e vëreni në fillim, për shkak të modestisë së tyre. Ata janë të qetë dhe diplomatikë, gjë që ua lehtëson me të madhe zgjedhjen e vendit për takim. Një darkë e mirë është gjë e qëlluar.

Akrepi

Image

Akrepat me të vërtetë janë shumë emocionalë, gjë që mund të krijojë situata të sikletshme në takimin e parë. Për këtë shkak duhet t’i evitoni situatat që kërkojnë shumë dialog. Mund të shkoni ta shikoni një film, në mënyrë që të keni çka të bisedoni më pas.

Shigjetari

Image

Me gjasë personi i kësaj shenje ju ka bërë për vete për shkak të personalitetit të tij pozitiv, vibrant. Pjesëtarët e kësaj shenje mund t’ua përmirësojnë disponimin sa herë që të keni nevojë. Një takim ideal me ta do të ishte pikniku, apo një ditë e kaluar në plazh.

Bricjapi

Image

E tëra që ka rëndësi për Bricjapin është kontrolli. Ata nuk janë aq aventurierë, sa që mund të jenë pjesëtarët e shenjave të tjera. Takimet që përshtaten me këtë shenjë janë darka, filmi, një kafe, etj. Por, informoni më parë ata për çdo detaj.

Ujori

Image

Takimi ideal për këtë shenjë do të ishte një vizitë në muze, meqë pjesëtarëve të kësaj shenje iu pëlqen që t’i eksplorojnë mendimet e veta, si dhe ato të të tjerëve.

Peshqit

Image

Për dallim nga Ujori, Peshqit preferojnë që të jetojnë në botën e tyre. Ata shpesh intrigohen nga idetë mistike dhe spirituale. Për këtë shkak, nëse doni ta bëni për vete një pjesëtar të kësaj shenje, atëherë për takim të parë duhet të jeni sa më kreativë, duke gjetur një vend krejt të paimagjinuar për ta.

(Kosova Sot)