A jeni vajza adekuate për të?

  • 19 February 2017 - 10:00
A jeni vajza adekuate për të?

DASHI

Dashi ka nevojë për një të dashur, e cila jo vetëm që do ta përcjellë, por do ta nxisë edhe në aventura të reja. Zemra e tij do t'i takojë vajzës, e cila do t'ia ofrojë një luftë të cilën ai kurrë nuk do ta harrojë, në vend që t'i dorëzohet vetvetiu. 

Image

DEMI

Demi ka nevojë për një të dashur, e cila është sensuale dhe prezanton kënaqësi për të gjitha shqisat. Për të, moda nuk ka aq shumë rëndësi, sepse me kënaqësi e kalon kohën edhe në shtëpi. Është e ëmbël dhe normale. 

 

Image

BINJAKËT

Binjakët janë shumë të mençur dhe të shkëlqyeshëm në bisedë dhe ata kanë nevojë për një femër, e cila mund t'ju bëjë ballë në këtë. Ajo duhet të jetë intelektuale, ta posedojë një sens të mirë të humorit dhe që ta ofrojë një dashuri të mrekullueshme. Kjo shenjë ka nevojë për një vajzë e cila është në gjendje t'ia mbajë të rritur vëmendjen, gjë që mund ta bëjë vetëm nëse është inteligjente. 

Image

GAFORRJA

Djali i kësaj shenje ka plot emocione, prandaj ai ka nevojë për një vajzë, e cila është e vëmendshme dhe plot dashuri. Ai ëndërron një të dashur, e cila e dëgjon, di si të jetë konstruktive dhe është gjithmonë aty për të. 

Image

LUANI

Luani ka nevojë për një partner, i cili e kënaqë me vëmendjen që ia kushton. Ajo duhet të jetë tepër e bukur, e mençur dhe argëtuese, që është në gjendje ta lejë Luanin të shkëlqejë në shoqëri, por që ajo të mos zbehet. 

Image

VIRGJËRESHA

Kjo shenjë është shumë besnike dhe analitike dhe ka nevojë për një të dashur, e cila do të ketë standarde gati identike. Një grua adekuate për mashkullin e lindur në këtë shenjë, përkujdeset për veten dhe është shumë e mençur. Nuk është tepër e ndjeshme. 

Image

PESHORJA

Meshkujt e kësaj shenje janë sharmantë, socialë dhe të sinqertë, por nuk mund të durojnë kur gjërat nuk janë të ekuilibruara, apo kur njerëzit janë tepër agresivë ndaj tij. e dashura ideale për të duhet po ashtu të jetë e shoqërueshme, atraktive dhe në gjendje që t'i mbajë gjësendet në balancë. 

Image

AKREPI

Djali i kësaj shenje është shumë pasionant dhe ndonjëherë mund të ketë kërkesa tepër të mëdha. Për këtë shkak, ai ka nevojë për një të dashur, e cila nuk do të dorëzohet në situatat nën presion. Akrepi ka nevojë për një të dashur, e cila do t'i kundërvihet dhe do të luftojë për të drejtat e veta. 

Image

SHIGJETARI

Djemtë e kësaj shenje vazhdimisht duan që të jenë në lëvizje dhe pëlqejnë situatën kur stimulohen nga idetë, vendet dhe njerëzit e rinj. Një vajzë plot energji, e cila e do jetën, është udhëtar i preferuar i dashurisë për të. 

Image

BRICJAPI

Bricjapi ndonjëherë di të jetë i tërhequr dhe i qetë dhe ka nevojë për një të dashur, e cila do të jetë në gjendje që, nga ai, ta nxjerrë anën argëtuese të tij. Ajo duhet të ketë vetëbesim të lartë, të jetë e vyeshme dhe e shoqërueshme. 

Image

UJORI

Djemtë e kësaj shenje nuk janë të rëndomtë dhe kanë nevojë për të dashur unike. Ajo duhet ta ketë mendimin dhe qëndrimet e veta dhe të jetë e gatshme që ta bëjë një jetë jo të rëndomtë. 

Image

PESHQIT

Peshqit janë kreativë dhe njerëz ëndërrimtarë, prandaj edhe kanë nevojë për një të dashur të tillë. Ajo duhet të jetë në gjendje që, në momente të caktuara, t'ua bëjë Peshqve të njohur realitetin. Në shoqëri të një femre të tillë, ai do të shkëlqejë. 

 

Image

(Kosova Sot)