Puna në bazë të shenjës së horoskopit

  • 03 July 2015 - 18:34
Puna në bazë të shenjës së horoskopit

Nëse keni pasion horoskopin nuk mund të mos i hidhni sy një studimi të publikuar nga sajti britanik “careerbuilder.co.uk”, i cili tregon se kush është puna ideale për secilin prej nesh në bazë të shenjës zodiakale.

Sipas këtij studimi, aftësitë tona, ashtu si karakteri ynë, varen nga periudha e vitit në të cilin kemi lindur.

 Më poshtë gjeni punët ideale, shenjë pas shenje:

Dashi

Image

Jeni energjikë, krijues dhe me vullnet. Punët që këshillohen për ju kanë të bëjnë me radiotelevizionin, arkitekturën dhe marketingun. Ka shumë mundësi që të keni sukses edhe në një karrierë në polici ose në ushtri.

Demi

Image

Jeni metodikë, të vendosur, të durueshëm, të ndershëm dhe të gatshëm për të punuar në grup. Karriera juaj favorizohet në fushën ekonomiko-financiare dhe në kërkimet shkencore.

Binjakët

Image

Jeni optimistë, plot me energji, inteligjentë dhe intuitivë. Jeni të lindur për drejtuar të tjerët. Të favorshme për të lindurit e kësaj shenje janë profesione si guida turistike, asistent fluturimi, apo të punoni në sektorin e shitjeve.

Gaforrja

Image

Jeni plot fantazi, mbrojtës dhe të thelluar. Dini si të jepni këshilla të shkëlqyera, kështu që këshillohen profesione si avokat, psikolog, mësues, infermier dhe çdo profesion tjetër në fushën sociale.

Luani

Image

Jeni spontanë, të pavarur dhe me prirje për të komanduar. Mund të bëheni drejtues kompanie ose të tentoni karrierë në politikë.

Virgjëresha

Image

Jeni të saktë dhe perfeksionist, punëtorë të mëdhenj dhe me talent të madh në gjuhët e huaja. Çdo sektor pune i karakterit këshillimor, por edhe të natyrës shkencore e mjekësore, siç mund të jenë statistikat, mund të jetë i duhuri për ju.

Peshorja

ImageJeni të shoqërueshëm, diplomatë dhe altruistë. Dini si të punoni në grup dhe mund të tentoni një karrierë si avokatë ose administratorë.

Akrepi

Image

Jeni inteligjentë, intuitivë, të motivuar dhe me vullnet. Synoni gjithmonë që të vini në zbatim njohuritë tuaja. Mund të merreni me fizikë, ligje, shkencë dhe investigim. Nëse jeni natyrë humaniste dhe sociale, mbani parasysh edhe të shkruarin.

Shigjetari

ImageJeni të dhënë pas udhëtimeve, keni reflekse dhe nuk ndaleni kurrë. Këshillohen punë në marrëdhëniet publike ose në shitje.

Bricjapi

Image

Jeni inteligjentë, të përgjegjshëm dhe të organizuar. Mund të keni sukses në çdo punë ku mund të përfshihet edhe matematika ose informatika. Jeni të prirur për tu bërë mjek, avokat ose kontabilist.

Ujori

Image

Jeni inteligjentë, të hapur dhe largpamës. Këshillohen punë në fushën artistike, si muzika ose dizajni, por edhe në sektorin e aviacionit.

Peshqit

Image

Jeni natyrë miqësore, altruistë, dhe dini si të merrni vlerësimin e të tjerëve. Jeni të lindur për fushën artistike, por edhe për atë sociale.