Horoskopi i dashurisë për vitin 2017

  • 10 January 2017 - 10:15
Horoskopi i dashurisë për vitin 2017

DASHI Ky vit është viti juaj i dashurisë. Nëse jeni të kënaqur me lidhjen që e keni, atëherë ajo do të bëhet edhe më e fortë dhe më eksituese. Komunikimi do të jetë më i këndshëm, por nuk do të ketë vetëm bisedë. Ky vit është shumë me pasione. Nëse jeni beqarë, do ta njihni dikë. Do të jeni të gatshëm për martesë në korrik, apo gusht.

Image

 

DEMI Nëse jeni në kërkim të dashurisë, atëherë ky është vit me fat për ju. Dashuria do të jetë tema kryesore gjatë pjesës më të madhe të vitit 2017. Nëse jeni në lidhje, situata do të bëhet më serioze. ky është një vit i mrekullueshëm për lidhje të fortë, por me kusht që t'i shprehni më shumë emocionet.

Image

 

BINJAKËT Mund të prisni përmirësime në fushën e raporteve me të tjerët. Kjo është një periudhë e përshtatshme për dashuri, sidomos nëse nuk jeni në lidhje. Mos kërkoni dashuri midis miqsh, meqë më shumë ka gjasa që të dashuroheni në ndonjë person të panjohur. Mos keni frikë të dilni nga vendstrehimi juaj i sigurt. Nëse jeni në lidhje, mund ta prisni të papriturën. Mund të jeni nervozë për shkak të problemeve në lidhje.

Image

 

GAFORRJA Gjatë vitit 2017, me një fuqi më të madhe intelektuale dhe fizike, do të jeni më pasionant në dashuri. Nëse jeni në lidhje, atëherë ju presin gjërat më të mira. Do të kënaqeni me partnerin, nëse thjesht, jini ai që jeni. Nëse nuk jeni në lidhje, atëherë gjatë vitit 2017 me siguri do ta gjeni dikë. Para jush keni disa mundësi. Mos keni frikë të provoni diçka të re.

Image

 

LUANI Do t'ju duket që situata po zhvillohet ngadalë, por çdo gjë do të shkojë si mos më mirë. nëse jeni në lidhje, atëherë lidhja do të bëhet më serioze, apo ju do të filloni që ta trajtoni atë më seriozisht. Nëse jeni duke dalë me dikë vetëm sa për t'u argëtuar, atëherë mund të vendosni që t'ia filloni lidhjes "përnjë- mend".

Image

 

VIRGJËRESHA Këtë vit do të jeni të gatshëm që të hyni në një lidhje të re. Mund të bëhet fjalë për ndonjë lidhje të miqësisë, apo të dashurisë. Nëse jeni tanimë në lidhje, atëherë gjërat do t'i shikoni më seriozisht dhe ndjenjat do të jenë më të forta. Ka ardhur koha për ndryshime në lidhjen tuaj. Gjatë vitit 2017 edhe lidhjet e miqësisë do të jenë më të forta.

Image

 

PESHORJA Ky është viti i një fillimi të ri. Nëse nuk jeni në lidhje, atëherë ky është viti juaj në të cilin do ta gjeni dashurinë e vërtetë. Do të keni më shumë vetëbesim, gjë që do t'ju ndihmojë gjatë flirtit me dikë që ju pëlqen. Nëse sapo jeni ndarë, atëherë është koha që të vazhdoni me jetën.

Image

 

AKREPI Nëse nuk jeni në lidhje, atëherë gjatë vitit 2017 do ta gjeni një dashuri të re. Por, ju duhet që të dilni nga vendstrehimi juaj i sigurt. Nëse doni të njoftoni njerëz të rinj, atëherë vizitoni vende të reja. duhet të jeni më të hapur dhe më pak misteriozë. Nëse jeni në lidhje, atëherë dëgjojeni partnerin kur flet, në mënyrë që të kuptoni më mirë nevojat dhe dëshirat e tij/saj. Për çdo gjë bisedoni haptas!

Image

 

SHIGJETARI Me një fuqi më të madhe mendore, vijnë edhe ndjenjat më të forta. Derisa marrja e vendimeve profesionale mund të jetë e vështirë, vendimet në lidhje me dashurinë do t'i merrni shumë më lehtë. Ndiqeni zemrën tuaj. Nëse jeni vetëm, atëherë kjo është koha e duhur për të vepruar.

Image

 

BRICJAPI Nëse jeni në lidhje, atëherë gjatë vitit 2017 do të vazhdojë atmosfera e qetë. Ju këshillojmë që t'i pranoni gabimet që i keni bërë. Pranoni edhe se keni më pak energji krahasuar me partnerin dhe mundohuni që ta arrini një kompromis, i cili do të jetë i pranueshëm për ju të dyve. Dashuria nuk do të jetë në plan të parë sivjet. Nëse nuk jeni në lidhje, atëherë do të mundoheni ta krijoni një, por pa sukses.

Image

 

UJORI Nëse jeni në lidhje miqësie, apo të dashurisë, atëherë ndjenjat tuaja do të bëhen më të forta ndaj shokut/shoqes, apo ndaj partnerit. Nëse bëhet fjalë për lidhje të miqësisë, kjo do të thotë se do të filloni të dilni me mikun/miken dhe lidhja juaj do të ngrihet në një nivel më të lartë. Nëse deri më tani keni qenë spontanë në lidhjen tuaj, tani është koha që të jeni më seriozë.

Image

 

PESHQIT Gjatë vitit 2017 do të jeni më të ndjeshëm dhe do t'i shfaqni haptazi ndjenjat tuaja, bile edhe ndaj personave të ri në jetën tuaj. Kjo do të tërheqë më shumë njerëz në jetën tuaj. Nëse jeni beqarë, që në fillim të vitit do ta gjeni një partner të ri. Mund të keni më shumë aventura. Një udhëtim romantik është ide e mirë. Mos lëshoni asgjë t'ju ikë. 

Image

 

(Kosova Sot)