Horoskopi zbulon nga cilat sëmundje do të sëmureni

  • 25 March 2017 - 10:46
Horoskopi zbulon nga cilat sëmundje do të sëmureni

Kur është fjala për shëndetin tuaj, nuk është krejt e njëjtë se në cilën shenjë të zodiakut jeni lindur

Foto-ilustracija: Profimedia

Dashi  

Kur Dashi është në pyetje, atyre mundet t’ju ndodhë që më shpesh të kanë probleme me dhimbjet e kokës, migrena të forta si dhe pagjumësi kronike. Më parë ata sëmuren nëse jeta e tyre është përplot monotoni, por edhe problemet për ekzistencë mund të shkaktojnë probleme me sistemin e tyre nervor. Mirëpo, për pjesëtarët e kësaj shenje mund të thuhet se janë të fortë, kështu që shumicën e sëmundjeve i kalojnë në këmbë, duke mos e kuptuar se për të ardhmen vetes i bëjnë probleme. Nëse dëshirojnë jetë të gjatë dhe pa probleme kronike, duhet të reagojnë porsa t’i ndjejnë simptomat e para, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Demi

Për pjesëtarët e kësaj shenje shfaqen probleme me organet e frymëmarrjes, dinë të vuajnë nga astma kronike, bronkitisi, e të shpeshta janë edhe inflamacionet e fytit, kurse shkaku i mënyrës së jetës së tyre, vuajnë edhe nga sëmundjet kardiovaskulare, si dhe problem me lukth dhe me të thatin. Nëse nuk e keni ditur, janë të dashuruar në veten e tyre, e kanë të vështirë t’i përmbahen dietave, ushtrimeve dhe ngjashëm, që u sjell probleme shëndetësore. Demat nuk durojnë të rrinë të sëmurë dhe të rrinë të shtrirë. Po ashtu, rënia e imunitetit vjen si pasojë e stresit konstant.

Foto-ilustracija: Profimedia

Binjakët

Te kjo shenjë, më së shpeshti shfaqen probleme me pjesët e sipërme të trupit, përfshirë këtu edhe duart, sistemin nervor, por edhe shpinën. Binjakët shpeshherë ndiqen nga kolla, astma, frakturat e eshtrave, por edhe sëmundjet psikike. Nuk e durojnë vetminë, që më pas krijon presion dhe kjo vërehet në pasqyrën e tyre shëndetësore. Ata, për fat të keq, janë pacientë të vështirë, sepse konsiderojnë që mund të shërohen porsa ta marrin tabletën e parë, anashkalojnë simptomat e sëmundjeve, shpesh u ndodh ta harrojnë terapinë, ose ta ndalojnë, sepse ata konsiderojnë se janë shëruar.

Gaforrja

Gaforren kryesisht e mundon trakti tretës, por edhe mund të kenë telashe me shikimin. Tretjen nuk e kanë të mirë, rrezikohen nga të thatit dhe kanë të gjitha dispozitat që të helmohen me ushqim. Janë njerëz shumë emocionues e kjo ndikon në shëndetin e tyre. Nervozen e mbajnë thellë në vete, kurse në vend të kësaj, ata vuajnë nga lukthi. Mjekësia klasike nuk mundet t’u ndihmojë nëse nuk rrethohen me njerëzit që i duan dhe ata që brengosen për ta. Dinë të frikësohen dhe, porsa ta ndjejnë një kollë, vrapojnë te mjeku.

Luani

Problemet e Luanit lidhen me shpinën, shikimin, por edhe me sistemin  kardiovaskular, dhe problemin më të madh mund ta kenë me sytë, dhimbjet në shpinë dhe me të rrahurat e zemrës. Pjesëtarët e kësaj shenje punojnë shumë dhe nuk kanë shumë kohë për shëndetin e tyre, që nganjëherë u kushton shtrenjtë nëse anashkalojnë simptomat. Për Luanin, shkuarja te mjeku paraqet shenjë të dobësisë. Humbja  e punës, apo edhe më keq, ajo e ndonjë personit të afërt në familje ndikon në egon e tyre dhe mundet të sjellë sëmundjen dhe shkatërrimin e Luanit të pashkatërruar.

Foto-galerija:Nutdanai Apikhomboonwaroot/freedigitalphotos.net, gcsehistory.wikispaces.com

Virgjëresha

Virgjëreshat mundohen nga problemet me organet e tretjes dhe  abdomen, dhe më shpesh vuajnë nga ngërçet, kapsllëku si dhe sëmundjet që lidhen me mëlçi, e shpeshherë kanë probleme edhe me gurin në veshka dhe në tëmth. Mirëpo, ajo që i dallon nga shenjat e tjera është se janë pedant. Për pasigurinë më të vogël, shkojnë dhe këshillojnë mjekun. Virgjëreshat janë pacientë shembullorë dhe me përpikëri ndjekin udhëzimet e mjekut, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Foto-ilustracija: Profimedia

Peshorja

Pjesëtarët e kësaj shenje duhet t’i kushtojnë vëmendje pjesës së poshtme të shpinës, por edhe traktit urinar. Sëmundjet që më së shpeshti lidhen me Peshoret janë problemet me veshka dhe ngërçet. Ata nuk i durojnë konfliktet, mbajnë shumë gjëra në vete, e kjo rezulton me zhvillim të sëmundjeve psikosomatike, kështu që shërimi i tyre përfshin ndihmën e mjekësisë konvencionale, por edhe këshillat e psikologut. Mangësi e tyre është që këshillën e mjekut do ta dëgjojnë vetëm nëse ai person është simpatik dhe i këndshëm. Mungesa e dashurisë nganjëherë është nxitësi kryesor i sëmundjeve te Peshoret.

Akrepi

Akrepat në shikim të parë kanë sistem të fortë të imunitetit, por janë të ndjeshëm në fakt ndaj sëmundjeve të traktit urinar dhe gjenital, e shpesh edhe kanë probleme me tretjen. Akrepat janë të vështirë për mjekët, pasi janë misteriozë ndaj të tjerëve, ata janë të tillë edhe kur shkojnë te mjeku dhe shpesh nuk i sqarojnë të gjitha simptomat. Megjithatë, e kanë një vullnet të çeliktë, i cili u ndihmon të jenë të fortë kur bëhet fjalë për rimëkëmbjen, dhe nuk heqin dorë deri në momentin kur e ndiejnë veten të shëndetshëm. Shëndeti dhe sistemi i imunitetit të tyre rrezikohen kur përballen me ndonjë humbje të madhe, por edhe kur në jetë nuk kanë mistere dhe emocione.

Shigjetari

Pjesëtarët e kësaj shenje, sidomos femrat, shpesh kanë probleme me celulitit, e kur bëhet fjalë për sëmundje më serioze ata janë të ndjeshëm ndaj thyerjeve të eshtrave dhe lëndimeve të tjera. Kur janë të sëmurë kryesisht mbështeten në optimizmin e tyre se do të bëjnë shpejt më mirë. Bashkëpunojnë mirë me mjekët dhe i dëgjojnë këshillat e tyre, e për këtë arsye ata duhet që me kujdes t’i zgjedhin mjekët, sepse nganjëherë u besojnë më shumë sesa që duhet. Kur përjetojnë tradhti ose mashtrim nga një person i afërt bëhen shumë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve.

Image

Bricjapi

Artriti, reuma, prishjet e dhëmbëve, sëmundjet e lëkurës, janë ato që më së shumti i mundojnë Bricjapët. Megjithatë, sëmuren rrallë, e kur kjo ndodh nuk ankohen, por janë të qëndrueshëm. Pasi nuk preferojnë që të varen nga të tjerët, përpiqen që sa më shpejt ta përfundojnë terapinë dhe janë të dëgjueshëm si pacientë, por vetëm për arsye se mezi presin t’i kthehen jetës së zakonshme. Dëshirojnë që të dëgjojnë parashikime reale, të cilat u komunikohen me ton të kthjellët, sepse edhe vetë dëshirojnë që të lënë një përshtypje të tillë, edhe pse në fakt janë shumë të ndjeshëm, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ujori

Ujorët kanë probleme të lidhura me qarkullimin e gjakut ose indet e muskujve, janë të ndjeshëm ndaj lëndimeve si dhe u zgjerohen venat. Janë pacientë të qetë, dëshirojnë të kuptojnë pse janë sëmurë dhe si mund të shërohen. Terapinë e përdorin me rregull, e problemi i vetëm i tyre është se harrojnë që të shkojnë në kontrollim, si dhe shpesh ndodh se t’u kthehen sëmundjet. Humbja e pavarësisë, situatat e pasigurta në vendin e punës, zhgënjimi në dashuri, janë gjërat stresuese të cilat i ndjejnë shumë shpesh Ujorët përmes sistemit të tyre të imunitetit.

Foto-ilustracija: Profimedia

Peshqit

Infektimet nga bakteret dhe viruset janë dukuri të rregullta për Peshqit, të cilët nga të gjitha shenjat ndoshta e kanë sistemin më të ndjeshëm të imunitetit. Dinë ta shpërfillin veten dhe shëndetin e tyre, gjëra që nuk i bëjnë pacientë idealë, e kërkojnë edhe vëmendje të madhe nga njerëzit rreth tyre për të cilët presin që të kujdesen për ta. Sëmundjet e tyre shpesh janë pasqyrë e pasigurisë dhe frikës. Peshqit e kanë zakon që edhe të konsumojnë më shumë ilaçe sesa që kanë nevojë, si dhe duhet të jenë të vëmendshëm që ta marrin vetëm terapinë e rekomanduar nga mjeku. Kanë një natyrë të ndjeshme, ndërsa cilido kufizim mund të bëjë që të vuajnë nga sëmundjet psikosomatike.

(Kosova Sot)