Akrepi ju tradhton me ish-in, Demi me mikun, e Shigjetari …

  • 28 March 2017 - 08:54
Akrepi ju tradhton me ish-in, Demi me mikun, e Shigjetari …

DASHI Pëlqejnë të flirtojnë dhe shpejt mendojnë se u dashuruan. Me një sjellje si kjo ujisin një ndjenjë të rreme të sigurisë, derisa partneri mendon se është në lidhje ideale, Dashi tashmë vrapon pas lidhjes së re dhe është e vështirë ta kuptoni nëse ju tradhton sepse sjellja e tyre nuk ndryshon asgjë karshi partnerit.

Image

DEMI Demat janë dashnorë të hatashëm, por qëndrojnë keq me vetëbesimin. Porsa ta ndjejnë edhe pasigurinë më të vogël, do ta kërkojnë dikë tjetër që i konsideron të sigurt në shtrat. Zakonisht tradhtojnë me miqtë e tyre, sepse me ta tashmë kanë një marrëdhënie të ndërtuar.

Image

BINJAKËT Gjithmonë janë të prirë për të flirtuar e ky pasion i tyre nuk ndalon edhe atëherë kur janë në lidhje serioze. Nuk futen në flirt për të tradhtuar, por shpeshherë shkojnë tepër larg. Tradhtojnë me vetëdije, atëherë kur partneri nuk komunikon sinqerisht dhe mjaftueshëm me ta.

Image

GAFORRJA Gaforrja thellë në vete është e etur për lidhje të thellë. Nga natyra janë besnike dhe të pakta janë gjasat se ju tradhtojnë. Por, nëse ndjejnë se partneri po largohet prej tyre, ngushëllimin e kërkojnë diku tjetër. Pothuajse nuk mbajnë lidhje paralele, kështu që shpejtë përcaktohen nga t'ia mbajnë. 

Image

LUANI Luanët janë të pavarur dhe plot me energji. Në dhomën e gjumit janë një bombë e vërtetë, e kështu në mënyrë të përsosur gjejnë ekuilibrin midis seksit dhe dashurisë, prandaj konsiderojnë se ju lejohet të tradhtojnë e me këtë rast të mos e ndjejnë ndjenjën e fajit. 

Image

VIRGJËRESHA Në përgjithësi Virgjëreshat janë besnike, por se frenat jua lëshojnë kur gjërat në lidhje bëhen nga pak të pakëndshme. Kur ta ndjejnë se jo gjithç- ka është sipas të tyres, ka gjasë që ngushëllimin ta gjejnë në një shtrat tjetër. 

Image

PESHORJA Peshoret janë të krijuar për bashkëshortë, prandaj kërkojnë harmoni dhe shpeshherë partnerin e tyre e vendosin në rend të parë. Por, nuk e durojnë vetminë, e nëse për ndonjë arsye partneri largohet prej tyre, do të kërkojnë shoqëri diku tjetër, e pasi janë shumë sharmant, kjo edhe ju shkon për dorë. 

Image

AKREPI Kjo shenjë gjithmonë është në kërkim të ndjenjave. Në lidhje serioze futen atëherë kur i besojnë partnerit. Edhe pse në përgjithësi janë të dhënë pas lidhjes, nganjëherë pasioni i dërgon në anë të gabuara, sidomos nëse nuk marrin gjithë intimitetin që e kërkojnë. Kryesisht tradhtojnë me njerëzit me të cilët kanë pasur seks, me ta ndihen të lirë. 

Image

SHIGJETARI Shigjetari pëlqen aventurat dhe përvojat e reja, e kjo vlen edhe për seksin. Është e vështirë t'i shtyni në seks, por nëse kjo ju shkon për dorë, të pakta janë gjasat se do t'ju tradhtojnë. Edhe nëse ju tradhtojnë, kjo do të thotë se diçka në lidhjen tuaj nuk shkon dhe se e keni të shkruar dështimin. 

Image

BRICJAPI Pjesëtarët e kësaj shenje kanë kujdes për secilën lëvizje. Është e vështirë t'i shtyni të futen n një lidhje me juve, por nëse e bëjnë atë hap, mund të jeni plotësisht të sigurt se kurrë nuk do t'ju tradhtojë.

Image

UJORI Ujorët më shumë se gjithçka e vlerësojnë lirinë. Nëse mundoheni t'ju vini linja apo kufi, të jeni të sigurt se do t'i kapërcejë, vetëm për t'jua dëshmuar se munden, krahas kësaj, nëse partneri i tradhton do t'jua kthejnë me të njëjtën masë.

Image

PESHQIT Kjo është shenja më e ndejshme kur në pyetja është dashuria. Rëndësi për ta ka që partneri të ndihet mirë dhe rehat sesa ata vetëm të jenë mirë. Por, nëse partneri nuk di ta vlerë- sojë këtë, do ta gjejnë dikë tjetër që do të kënaqet në shkathtësitë e tyre.

Image

(Kosova Sot)