Horoskopi i feminitetit. E çfarë jeni ju?

  • 06 May 2017 - 13:59
Horoskopi i feminitetit. E çfarë jeni ju?

Feminiteti është karakteristikë e ndjeshme e sjelljes, dukjes dhe natyrës së femrës. Si janë ato gra feministe? Janë më ndryshe. Lindja në një muaj të caktuar, flet shumë për një femër. Pra, çfarë flet për femrën shenja e horoskopit ë të cilin ka lindur, transmeton gazeta Kosova Sot.

Dashi

Image

Femrat e lindura në këtë shenjë - janë femra që janë mësuar të marrin gjithçka nga jeta. Sipas rregullave, ato funksionojnë: "Në mashkull mund të mbështetesh, por më mirë të mbështetesh në veten tënde". Ato pëlqejnë të luajnë në të sigurt, qartë e informojnë partnerin për qëllimet e veta. Janë luftëtare shumë impulsive. Kështu që nga fillimi, dinë të mbështetin për mur, e më pas të shikojnë edhe kush në mënyrë konkrete i ka dalë përpara.

Demi

Image

Këto femra janë perëndesha të vërteta. Para së gjithash janë zonja që, në një mënyrë misterioze, ia dalin të arrijnë krejt çfarë duan. E dyta, pëlqejnë kur dikush sakrifikohet për ta dhe e treta, si të gjitha perëndeshat e tjera, nuk janë edhe aq melaqe. Thjesht, ato janë të tilla. Gjithsecilit mund t'ia krijojnë një parajsë personale, por edhe ferrin. Por, jini të sigurt, nëse dikën zonja Dem e dërgon në ferr, e ka merituar. 

Binjakët

Image

Femra e lindur në këtë shenjë - është një adoleshente e vërtetë, që duket se kurrë nuk do të rritet. Po, ajo mund të ketë shumë fëmijë, burrë, punë serioze, obligime. Por, me këtë rast, janë endacake në shpirt që kurrë nuk mund të rrinë në një vend. Loja, për këto femra është në rini - vetë kuptimi i jetës. Përkundër mendjes së mprehtë, mund ta quajmë romantike dhe madje edhe person sentimental. 

Gaforrja

Image

Femra - nëna.  Ajo rrethohet nga brengat e sinqerta, të gjithë i konsiderojnë të afërm, por edhe ata që nuk e pranojnë, mund të llogaritin në brengën dhe kujdesin e tyre. Por, vetëm atëherë kur kjo është e nevojshme. Parakushte për kujdesin e saj nuk ekzistojnë. Femra Gaforret gjithmonë do të jetë mbrojtëse. Ata që kjo femër i do - janë me fat.

Luani

Image

Mbretëreshë. Feminiteti i Luaneshës vërtet është mbretërore, sepse atje ku ajo shfaqet, menjëherë ndalojnë së ekzistuari femrat e tjera. Dhe nuk ka rëndësi çfarë është, tek ajo, është fryti i imagjinatës. Në fakt, ajo posedon shumë kualitete të pamohueshme, kështu që kjo pikë e dobët i falet. Por, mbani mend, derisa te kurora natyrisht se ka edhe shumë gjëra jo të këndshme. 

Virgjëresha

Image

Femër e urtë. Janë femra të urta dhe të mençura që të gjitha kanë dëshirë t'i afrohen, por të paktë janë ata që kanë sukses në këtë drejtim. Virgjëresha e di se çfarë do të thotë urtësi e vërtetë, është logjikë e çimentosur, kujtesë fenomenale. Krejt të gjitha këto i posedon femra Virgjëreshë. Prandaj, edhe ajo gjithmonë është e ngritur. 

Peshorja

Image

Damë. Peshorja në fakt është një 'vajzë' e vërtetë: engjëll i brishtë, krijesë që duhet mbrojtur nga e keqja dhe nga kjo botë e pashpirt. Krijesë e butë dhe e zjarrtë, që shumë veta dinë ta lëndojnë. Femra Peshore, disi thuajse nuk është nga kjo botë, lexojnë shumë, janë romantike, jetojnë në botën e tyre, janë introverte. Dhe nëse ia dilni të depërtoni në botën e tyre, konsiderojeni veten se jeni një person me shumë fat. 

Akrepi

Image

Femër - vampire. Janë tri në një: femër fatale, shtrigë dhe seks bombë. Femra Akrep me sukses kombinon në vete të gjitha shkathtësitë që u përshkruhen femrave, duke mos bërë këtu dallim midis gjërave negative dhe atyre pozitive. Në princip është e bukur, por nganjëherë edhe krijesë që nuk mund ta kuptoni, e cila, pa marrë parasysh kësaj, është shumë tërheqëse. Meshkujt për një femër si kjo, shpeshherë e humbin edhe kokën. 

Shigjetari

Image

Femra - Shigjetar, di të jetë feministe. Atëherë kur dëshiron të jetë e tillë, jo herëve të tjera. Në atë moment, ajo është vetëm etalon i feminitetit. Femrat nga shenjat Peshk dhe Luan e Gaforre nuk ia bëjnë ngat, kur ato përfshijnë regjimin e 'vajzës së mirë': të gjithë përreth saj bien në këtë kurth. Në fakt, femrat Shigjetar nuk e përdorin edhe aq shpesh këtë shprehi. Ato kanë mjaftueshëm edhe talente të tjera. Për të gjitha rastet e jetës. 

Bricjapi

Image

Kjo është një muzë e vërtetë. Për një të tillë kanë ëndërruar piktorët, për to kanë kënduar poetët. Pranë një femre si kjo meshkujt harrojnë gjithçka, dhe fillojnë të krijojnë. Dama-Bricjapi me vetë-shfaqjen e tyre përmbushin dëshirat e tyre. Financat e veta i rregullojnë vetë. Janë menaxhere e mirë dhe organizuese. Nuk ia lejon vetes që t'ju kushtojë vëmendje gjërave, që nuk kanë rëndësi. 

Ujori

Image

E mençur dhe bukuroshe. Por, feminiteti i femrës Ujor është e ndryshueshme, në fakt, si dhe të gjitha personalitetet e tjera. Por, një mbetet konstante: këto femra gjithmonë jetën e bëjnë me mushkëri të plota dhe kurrë nuk ulen në një vend. Kjo edhe i tërheq meshkujt: ajo- sikur është me të, e sikur nuk është. Gjithmonë është e nevojshme për të luftuar për të. 

Peshqit

Image

Aktore. Tani ju buzëqesh, por pas një kohe të caktuar, nëse e lëndoni Peshkun, pas atyre buzëve të bukura do t'i shikoni edhe dhëmbët e ashpër e të mprehtë. Më mirë të mos i dilni përpara, sepse marrëdhënia e mirë me të zhduket sa hap e mbyll sytë. Për më shumë, mundet t'jua drejtojë gishtin atëherë kur më së paku e prisni. Me një fjalë, aktore.

(Kosova Sot)