Demi tmerrohet nga humbja e të hollave, Gaforrja mban mend të keqen

  • 16 May 2017 - 10:22
Demi tmerrohet nga humbja e të hollave, Gaforrja mban mend të keqen

Të gjithë ne mëtojmë t'i fshehim dobësitë tona sepse kjo është në natyrën njerëzore. Por, situatat stresuese mund të jenë nxitës që komplekseve tona, kështu që krejt çfarë duam të fshehim del në sipërfaqe. Prej nga më së shumti fshihemi dhe cilat janë pikat tuaja të dobëta, varet se në cilën shenjë të horoskopit jemi lindur.

DASHI

Image

Dashi krenar kudo që gjendet bën me dije se ka shumë vetëbesim. Ata edhe janë vërtetë, por i kanë edhe pikat e dobëta, më së shumti kanë frikë se dalin qesharak para tjerëve. Nuk kanë frikë nga grindjet dhe debatet. Nëse dashuria u del jashtë kontrollit, bëhen kokëfortë, madje edhe shumë grindavecë. 

DEMI

Image

Demat më të ndjeshëm janë në të holla. Nëse dëshironi t'ju bëheni miq, e keni huazuar prej tyre, kthejani sa më shpejtë. Në të kundërtën, keni telashe. Por, kompleksi i tyre më i madh është në dashuri apo martesë se nuk do të duhen mjaftueshëm. Ata do të bëjnë gjithçka për dashurinë e tyre. Nëse dashuria nuk është reciproke, ata zemërohen dhe bëhen hakmarrës. 

BINJAKËT

Image

Binjakët komunikues pëlqejnë bisedat, duke u bërë shumë sharmantë, argëtues, por se kanë paranojë, nëse e kuptojnë se dikush po i kundërshton, vetëbesimi i tyre bie në mënyrë drastike. Gjithmonë tentojnë t'ju pëlqejnë të gjithëve dhe nuk pajtohen me faktin se dikujt edhe nuk munden t'ju pëlqejnë. Në situata të tilla bëhen të rëndësishëm, mbajnë mend të keqen e bërë nga dikush. 

GAFORRJA

Image

Gaforret hanë grumbullues të vërtetë të lëndimeve, sepse për nga natyra janë të ndjeshëm dhe lehtë lëndohen. Shpeshherë edhe ata janë të vetëdijshëm se nuk mund t'i kontrollojnë emocionet. Për ta ka rëndësi si i përjetojnë të tjerët. Komplekset e tyre dalin në sipërfaqe kur shqetësohen dhe kur nuk duhen mjaftueshëm. Për ta shtëpia është e shenjtë, nëse kanë probleme mund të tërhiqen në vetmi. 

LUANI

Image

Luanët krenarë pëlqejnë shumë të janë në qendër të vëmendjes. Nëse dikush tjetër ua rrëmben këtë rol, zgjohet pasiguria e tyre, xhelozia. Atëherë sillen jo mirë, sidomos nëse dikush nuk pajtohet me mendimet e tyre ose i kundërshton në mënyrë të hapur, duke i sfiduar. Në shtëpi duan të respektohen dhe vlerësohen (edhe në punë) e nëse kjo mungon, Luani lëndohet. Atëherë marrin hak. 

VIRGJËRESHA

Image

Virgjëreshat për nga natyra janë të përmbajtura dhe nuk zbulojnë lehtë gjendjen e tyre emocionale. Gjithmonë mendojnë se duhet të tjerët të kanë kujdes ndaj tyre, kanë frikë se të tjerët do ta zbulojnë se kanë humbur vetëkontrollin. Dëshira që në sytë e t tjerëve të duken bukur i mban të tensionuar. Nuk janë rezistentë ndaj stresit, maska e tyre e përmbajtjes shpejt bie. 

PESHORJA

Image

Peshoret sharmante janë shumë të shoqëruara dhe për to ka rëndësi se çfarë përshtypje lënë te të tjerët. Ndihen të pasigurt kur kuptojnë se dikush nuk tërhiqet prej tyre, i injoron ose gabimisht i përjeton. Kanë frikë nga refuzimi, që është kompleksi më i madh i tyre. Edhe pse janë të butë dhe nuk pëlqejnë grindjet, nëse ndihen se nuk janë të pranuar në shoqëri, mund të grinden dhe të jenë të ashpër, kështu që të tjerët befasohen me sjelljen e tyre. 

AKREPI

Image

Akrepat janë përplot me komplekse të ndryshme dhe nuk u besojnë të tjerëve. Gjithmonë mendojnë se si dikush do t'i mashtrojë apo tradhtojë, kështu që vështirë se krijojnë miqësi të reja. Kurrsesi nuk e durojnë kritikën në llogari të tyren, e në situata të tilla bëhen arrogantë dhe sulmues. Nëse ndonjë mik i tradhton apo bën shaka në publik me ta, ata kurrë nuk ua falin, mbajnë mend dhe ua kthejnë. 

SHIGJETARI

Image

Shigjetari në mënyrë filozofike ju shet mend të tjerëve. Por se duhet t'jua pranojmë se janë shumë të mençur, por se janë shumë imponues në shoqëri. Kompleksi i tyre zgjohet atëherë kur nuk e marrin falënderimin e tyre për mundin dhe punën e tyre, si dhe nëse dikush në shoqëri në mënyrë publike i kritikon apo i përqesh. 

BRICJAPI

Image

Nëse ka diçka që bricjapi ia ka frikën, është nëse do të mashtrohen në dashuri. Edhe pse në shikim të pare duken me vetëbesim në vete, përtej vetëpërmbajtjes së tyre fshihet një zemër e ndjeshme. Kur dashurohen në dike, për kohë të gjatë i fshehin ndjenjat e tyre, sepse nuk janë të sigurt në simpatinë e dyanshme. 

UJORI

Image

Ujori në shumë gjëra dallon nga njerëzit e tjerë dhe sillen sipas mënyrës së të menduarit, kështu që shpeshherë nuk pajtohen. Sillen thuajse brengosen shumë rreth asaj se çfarë mendojnë të tjetër për ta, duke fshehur mungesën e vetëbesimit. Për ata ka rendësi se çfarë flasin të tjerët. Më të ndjeshmit janë miq dhe kanë frikë se mund t'i humbasin. 

PESHQIT

Image

Peshqit e butë dhe të ndjeshëm shpeshherë janë përplot me komplekse të ndryshme. Kanë frikë nga refuzimi dhe mosprania në shoqëri, ose se partneri nuk mund ta kuptojë ndjeshmërinë e tyre që e kanë nga natyra. Lehtë është të lëndohen. Kur sakrifikojnë, nuk ndihen mirë kur të tjerët nuk e vlerësojnë këtë. Atëherë mund t'i lëndojnë të tjerët me fjalë dhe fytyra u tregon se çfarë po përjetojnë. 

(Kosova Sot)