Kjo shenjë e horoskopit nuk tradhton kurrë

  • 18 June 2017 - 21:24
Kjo shenjë e horoskopit nuk tradhton kurrë

Në përgjithësi të gjitha femrat e meshkujt ëndërrojnë të kenë një familje të shëndoshë. Partnerët duan t’i përkushtohen familjes maksimalisht, por jo me të gjitha shenjat e zodiakut ndodh kështu.

Në ditët e sotme tradhtia në çifte është më prezente se kurrë, sa ndonjëherë ajo arrin të shkatërrojë edhe familjen. Por ka një shenjë që dallon ndër të tjera sipas studimeve, pasi e mbron fort familjen, sepse e sheh atë si vendin më të sigurtë. Bëhet fjalë për Bricjapin.

Bricjapi është shenja më e besueshme e zodiakut. Ata nuk mendojnë asnjëherë ta tradhtojnë partneren/in. Lidhja dhe familja janë dy gjërat më të shenjta për ta.

Bricjapi përveçse janë partnerë të besueshëm, mendojnë se tradhtia nuk është sipërfaqësore dhe e momentit. Çdo tradhti ata e lidhin me anën shpirtërore dhe nuk e falin kurrë.
Nëse ndonjëherë ndodh që kjo shenjë tradhton, atëherë është vetëm diçka e momentit. Më pas ata pendohen dhe e kanë shumë të vështirë të dalin nga kriza emocionale.

(Kosova Sot)