Kuptoni çfarë ju pret nga qershori deri në shtator dhe si e keni mundësinë në dashuri gjatë kësaj periudhe kohore

  • 20 June 2017 - 09:14
Kuptoni çfarë ju pret nga qershori deri në shtator dhe si e keni mundësinë në dashuri gjatë kësaj periudhe kohore
Image

 

DASHI

Pozicioni i Jupiterit tërë kohën hap mundësi të afrimit, por ju bën më dembel. Marsi, deri më 21 korrik do t'ju vë në tundim e maturi, e kur gjithçka të qartësohet, do të shkoni një hap para, dhe një hap prapa. Do t'ju nevojitet taktikë. Kështu, muaji i tetë do të jetë më i miri për aktivitete në dashuri, por edhe më pas do të ketë raste të mira.

Image

 

DEMI

Ata në lidhje mund të presin rehati në marrëdhëniet personale pa shumë turbulenca. Ata që kërkojnë shpirtin binjak më shumë sukses do të kenë, nëse mbështeten në forcat vetjake edhe nëse vetë e marrin iniciativën. Rreth 21 gushtit do të nisni në diçka të re. Bëjeni me kujdes dhe maturi. 

Image

 

BINJAKËT

Gjithë muajin e shtatë do të jeni tërheqës për tjerët, shumë lidhje do të lulëzojnë. Sikur do të harroni në rutinë dhe kufizimet e muajve të kaluar. Do të jeni të lumtur dhe pa brenga. Binjakët e rinj do të gjejnë dashurinë me lehtësi. 

Image

 

GAFORRJA

Gjatë korrikut do të kërceni, edhe kur duhet edhe kur nuk duhet, ju preferohet të relaksoheni në mënyrë që në personin e dashur të mos ndikoni me shqetësim. Do të keni forcë, por do ta teproni me aksionet. Muaji i tetë do të jetë më i qetë, më i këndshëm për dashuri, do të jeni tërheqës për të gjithë përreth. 

Image

 

LUANI

Pasi që kjo verë do të jetë me rëndësi në secilin shikim, kështu që dashuria të jetë një nga temat e rëndësishme. Asgjë nuk do t'ju mungojë, do të jeni të lumtur, por nga brenda do të jeni të shqetësuar, sepse ndryshimin do ta ndjeni. Kjo manifestohet më 7 gusht, finalizohet më 21 gusht. Vendimet merrni së paku një ditë më vonë. 

Image

 

VIRGJËRESHA

Të mundshme janë gabimet e vogla në hapat, nëse i analizoni shumë. Do të jetë me rëndësi të keni qëllim të qartë dhe që lidhjet tuaja të jenë të pastra. Kështu, nëse ekziston ndonjë mjegull që ndjeni si jo-sinqeritet, shtirje, lozje të rolit, qoftë nga ana juaj, qoftë nga ana tjetër, do të hiqni dorë nga kjo dhe do të hapni zemrën tuaj me besim. 

Image

 

PESHORJA

Jupiteri në shenjën tuaj do t'ju ledhatojë gjithë verës, megjithëse Marsi në Gaforre deri më 21 korrik do të krijojë ndonjë lëvizje të ngutshme, që do të ishte mirë ta shmangni. Do të jeni të hapur, të këndshëm, të gatshëm për të ndarë gjërat e përbashkëta. Nuk ka të keqe në qiellin tuaj të dashurisë. 

Image

 

AKREPI

Para jush është një verë e mirë dhe e këndshme plot me dashuri. Vështirë se do të ketë diçka që do ta shkatërrojë rehatinë tuaj në dashuri, gjërat gjithmonë do të shkojnë hap pas hapi, në mënyrë bazike dhe stabile. Errësimi i diellit më 21 gusht do t'ju shqetësojë, por nuk ndikon keq në jetën private. 

Image

 

SHIGJETARI

Shumicës do t'ju duket thuajse kanë mbetur në harresë nga të tjerët, por nuk është ashtu. E vërteta është se në gjysmën e parë të verës ju mundon dëshira, por se asgjë e keqe nuk do të ndodhë në aferën private. Pjesa e dytë e verës premton më shumë, por më së shumti, sepse ju vetë do të hapeni për dashuri. 

Image

 

BRICJAPI

Pozicionimi i Marsit në fushën e shtatë natyrale deri më 21 korrik do të sjellë tundime në lidhje me shqetësim dhe stres, por nëse këtë e shikoni si mundësi për të forcuar lidhjet tuaja, do të jini fitimtar. Përmbahuni nga reaksionet e tepërta. Ju e dini këtë më së miri. Vazhdimi i verës do të jetë përditë më i mirë. 

Image

 

UJORI

Vera do të fillojë relativisht qetë, por pas 21 korrikut gjërat në lidhjet personale do të forcohen edhe më shumë. Kësaj radhe duhet të angazhoni më shumë diplomacinë dhe tolerancën. Kjo do të zgjatë, e kulmi është në ditët rreth 21 gushtit. Do ta mbyllni një fazë, por do ta hapni një tjetër. 

Image

 

PESHQIT

Vështirë se do të ketë diçka që do t'ju qetë nga takti kur bëhet fjalë për jetën në dashuri. Gjithë verës ju ndjekin faza kalimtare, e kur dikush të kalojë dhe të kthehet, tashmë në qiell do të ekzistojë dikush që ju mbron. Ju mbetet juve të kënaqeni dhe të merrni më të mirën. Mbushni bateritë, sepse edhe vjeshta do të jetë e tillë. 

(Kosova Sot)