Si t’i vardisemi personit që na pëlqen?
Dashi preferon femrat e pavarura, derisa Peshqit femrat tepër të rregulluara
Dashi
Meshkujt e kësaj shenje të horoskopit më së shumti i preferojnë femrat e pavarura, të cilat dinë çka duan, që janë trime dhe spontane. Ata e respektojnë lirinë e një femre të tillë dhe e vlerësojnë fuqinë dhe trimërinë e saj.
Demi
Preferon femrat që janë të këndshme, të qeta dhe të ëmbla, të cilat e shprehin përkushtimin me anë të ledhatimeve dhe puthjeve. Preferon femrat realiste, e jo ato tepër të pavarura.
Binjakët
Pjesëtarët e kësaj shenje preferojnë femrat e mençura, e ngapak edhe misterioze. Mund të pëlqejnë edhe ndonjë femër jo aq atraktive, por e cila ka sens për humor dhe është interesante.
Gaforrja
Pjesëtarët e kësaj shenje preferojnë femrat, të cilat janë aty që të përkujdesen për ta, të cilat nuk i braktisin në momentet kritike.
Luani
Luani dëshiron një femër me të cilën mund të krenohet, atë e cila e bën atë që të duket mirë në sytë e të tjerëve, vetëm pse afër tij qëndron një femër e tillë.
Virgjëresha
Pjesëtarët e kësaj shenje më së shumti preferojnë femrat e rregulluara dhe të veshura në mënyrë konservatore. Ata janë tepër nazeli dhe nuk duan asgjë më pak sesa përsosmëria.
Peshorja
Meshkujt e kësaj shenje i tërheq femra e cila ka stil, por që nuk është tepër formale.
Akrepi
Meshkujt e kësaj shenje, të cilët nuk janë stabilë në aspektin emocional, i tërheqin femrat vitale dhe epshore. Ata trenohen pas femrave dinamike dhe të forta.
Shigjetari
Preferon fermat e sinqerta, direkte dhe të besueshme, të cilat në të njëjtën kohë mund t’i ketë edhe shoqe. Ai preferon femrat të cilat në një moment janë fëmijërore, e në momentin tjetër filozofojnë rreth gjërave serioze.
Bricjapi
Preferon femrat që kanë status në shoqëri dhe deri diku formale, me qëllime të larta në jetë dhe me një shikim i cili “rrëzon” çdo mashkull.
Ujori
Meshkujt e kësaj shenje preferojnë femrat inteligjente, të pavarura dhe me shpirt argëtues, të cilat dinë edhe si të bisedojnë. I tërheq edhe qëndrimi misterioz.
Peshqit
Mashkulli i kësaj shenje preferon femrat romantike dhe emocionale, të ndjeshme dhe pasive. Por, përkundër kësaj, ai pret nga femra që ta bëjë të ndihet i sigurt. (Kosova Sot)