Karakteri cakton sëmundjet: Bricjapit i dëmtohen eshtrat, Akrepi ka çrregullime psikike

  • 19 September 2017 - 17:43
Karakteri cakton sëmundjet: Bricjapit i dëmtohen eshtrat, Akrepi ka çrregullime psikike

A dini të lëshoni pe apo reagoni tepër shpejt? Shikoni se farë jeni

Dashi

Image

Për ju nuk ka gjë më të lehtë për të humbur kontrollin sesa kur ballafaqoheni me stresin. Marrë parasysh faktin se është e pamundur të shmangni kohën kur doni të eksplodoni, mësoni të gjeni mënyrë për t’u përmbajtur. Kur jeni në situatë të tillë, ndaloni dhe numëroni deri në 20, gjithmonë ndihmon.

Demi

Image

Kryesisht jeni person i qetë. Në momente eksploduese, reagimi juaj mund të matet me bombën nukleare. Te momenti si ky vjen kur ballafaqoheni me një person më kokëfortë se ju. Tensionimi ju shfaqet në qafë dhe në muskuj. Edhe pjesa e sipërme e shpinës vuan nga kjo. Merrni frymë thellë dhe relaksoni muskujt.

Binjakët

Image

Ju pëlcisni nga energjia, e cila nganjëherë shndërrohet në tensionim. Pasi që gjithmonë jeni në kërkim të sfidave të reja, shumëçka filloni të bëni në të njëjtën kohë, kur jeni në gjendje stresi thoni gjërat që nuk do të duhej. Zakonisht keni shumë për të thënë kur zemëroheni. Ndalni, mendoni për pasojat.

Gaforrja

Image

Marrë parasysh se jeni tepër të ndjeshëm, lehtë vini në situatë të jeni nën stres. Zemërimet e shpeshta ose ndjenja e armiqësisë krijon pengesa të mëdha fizike në organizmin tuaj. Tensionimi tregohet në gjoks dhe stomak. Kur të ndiheni ashtu, filloni me frymëmarrje abdominale.

Luani

Image

Shkaku më i shpeshtë kur ju jeni nën presion është kur dikush provon t’ju lë nën hije. Pasi jeni të okupuar nga krenaria, jeni mësuar ta kontrolloni temperamentin tuaj. Po ashtu, ju nervozoheni kur dikush tenton t’ju ndalojë kënaqësinë. Porsa ta ndjeni se po humbni kontrollin, përqendrohuni në frymëmarrje.

Virgjëresha

Image

Edhe pse zakonisht jeni të relaksaur dhe ju dini të shqetësoheni dhe nervozoheni shumë, sidomos rreth disa detajeve. Ju brengoseni më shumë sesa që njerëzit mund ta imagjinojnë. Ndoshta do të ndiheshit më mirë nëse shkruani çfarë ju mungon. Kur ndiheni keq, gjeni një vend të qetë, ngadalësoni frymëmarrjen.

Peshorja

Image

Ju jeni shumë të ndjeshëm në situata tensionuese, sidomos kur shkaktohet për çështje personale. Simboli juaj është Peshorja, megjithëse lehtë mund të hidheni jashtë ekuilibrit nëse vini në konflikt për ata që i doni. Provoni të bëni atë që ju lumturon. Kur e shihni se nervozizmi po ju kaplon, merrni frymë ngadalë. 

Akrepi

Image

Emocionet tuaja janë aq të forta dhe të thella saqë edhe në ditën e zakonshme gjeni arsye për stres. Marrë parasysh se jeni shumë sekret dhe dëshironi gjithçka të keni nën kontroll, në ete akumuloni shumë tensionim. Kur ta ndjeni se nuk ka mundësi për të shmangur stresin, filloni me frymëmarrje abdominale dhe relaks të muskujve.

Shigjetari

Image

Optimizmi juaj bën që më rrallë të jeni të prirë ndaj stresit. Dini të qeshini me gabimet tuaja, por edhe me të huajat. Ju jeni person që kur jeni nën stres hani dhe pini. Prandaj jeni të prirë te mbipesha. Kur ta ndjeni tensionimin, filloni të merrni frymë ngadalë dhe thellë, duke relaksuar edhe muskujt.

Bricjapi

Image

Ju paraqisni rast ekstrem të vetëkontrollit dhe orientoheni nga qëllimi i vënë. Pasi jeni të okupuar për të lënë përshtypje të mirë, jeni të ashpër ndaj vetes e stresi që ndjeni vjen si rezultat i obligimeve të shumta që ia vini vetes. Relaksohuni ndonjëherë, kënaquni me natyrën. Kur t’ju kap stresi. Filloni me frymëmarrje të thellë dhe relaksim të muskujve.

Ujori

Image

Me gjasë ju kontrolloni emocionet tuaja. Edhe pse ju pëlqejnë ndryshimet, kryesisht jeni stabil. Nga natyra jeni person intelektual, të tjerëve ua falni gabimet. Nganjëherë ju zemëron padrejtësia ndaj të tjerëve. Nëse ana tjetër nuk është e gatshme për bisedë, disatoncohuni nga situatat problematike, së paku në mendje. Filloni të ushtroni frymëmarrjen e thellë dhe relaksoni muskujt.

Peshqit

Image

Jeni në gjendje që me kalimin e kohës të grumbulloni tensionimet në vete, e kjo mund të shkatërrojë qetësinë tuaj. Pasi jeni tepër të ndjeshëm, ju pëlqen qetësia, nuk dëshironi ta lëndoni askënd, megjithëse konfliktet nganjëherë nuk janë të pashmangshme. Stresi lë pasoja në sistemin tuaj imun. Kur ta ndjeni nervozizmin, shkoni në një vend të qetë. 

(Kosova Sot)