Falje apo hakmarrje - si reagon shenja juaj e horoskopit ndaj tradhtisë

  • 17 October 2017 - 16:57
Falje apo hakmarrje - si reagon shenja juaj e horoskopit ndaj tradhtisë

DASHI

Image

I pakëndshëm, temperament, ka fitilin e shkurtë, mungon durimi - të gjitha këto janë karakteristika të femrave të lindura në këtë shenjë, që janë garantë për reaksion të zhurmshëm nëse janë viktimë e tradhtisë. Janë të gatshëm të marrin hak me të njëjtën mënyrë. 

DEMI

Image

Femra Dem po ashtu është e prirë për të reaguar shumë dhe zhurmshëm, por për dallim nga Dashi, ajo kurrë nuk e falë tradhtinë. Edhe pse ofron mundësinë e dytë, gjithmonë partnerit të vet ia kujton gabimin, kjo është hakmarrja e saj, duke e munduar partnerin deri në fund. 

BINJAKËT

Image

Në pajtim me natyrën e dyfishtë, femra në këtë shenjë që është tradhtuar është e aftë që partnerit t'i japë shumë lëndime dhe të jetë plot zjarr. Kështu ajo injoron të gjitha lutjet për të falur, që është një hakmarrje e rëndë. Binjakët pothuajse kurrë nuk falin, por mendojnë si ta lëndojnë partnerin aty ku i dhemb më shumë.

GAFORRJA

Image

Po, personat e lindur në këtë shenjë janë emocionues dhe të plagosen lehtë, por kjo nuk do të thotë se një Gaforre është e gatshme ta falë tradhtinë. Ajo nuk bërtet në partnerin, është e aftë t'i dëgjojë arsyetimet dhe do të mbetet me të në martesë, lidhje, por se kurrë nuk do ta falin. 

LUANI

Image

Edhe pse Luanët janë dramatikë dhe shprehin reaksionet e tyre, po ashtu janë edhe aq krenarë, arrogantë dhe i qëndrojnë besnik reputacionit. Prandaj, gruaja Luan, të cilën partneri e ka tradhtuar prapa shpinës, do të bëjë gjithçka që askush mos ta kuptojë këtë sepse do të ishte turp i madh për to, por partnerin e dënon sa herë t'i jepet mundësia. 

VIRGJËRESHA

Image

Kjo shenjë ka rregull, disiplinë dhe funksionojnë duke e planifikuar jetën e tyre e tradhtinë e përjetojnë rëndë duke e parë si kundërshtim ndaj rregullit të saj. Ndaj tradhtisë reagojnë zhurmshëm, duke dashur t'i dinë të gjitha detajet - ku dhe si ka ndodhur, kush është tjetra, a është kënaqur me të. E mundojnë partnerin derisa tregon të gjitha. 

PESHORJA

Image

Marrë parasysh faktin se Peshoret janë specifike nga fakti se duan të gjejnë logjikë në gjithçka dhe të vendosin një ekuilibër, ashtu do të jetë edhe nëse partneri i tradhton. Do të mundohen ta kuptojnë përse ka ndodhur kjo dhe a i kanë fajet ato. Në situata të tilla, duan të jenë sa më tërheqëse për partnerin, për t'ia plotësuar dëshirat. AKREPI Për femrat Akrep të cilat tradhtohen nuk ekziston asgjë që i ngjason faljes. Ato nuk do të duan ta dëgjojnë asnjë fjalë të faljes për partnerin, do të jenë të verbra dhe memece për të gjitha lutjet dhe vajtimet e tij dhe krejt çfarë mendojnë është si të hakmerren. Kështu shndërrohen në Akrep të vërtetë "sy për sy, dhëmb për dhëmb". 

SHIGJETARI

Image

Pa marrë parasysh sesa mendojnë Shigjetaret se mund të merren me të gjitha që i sjell jeta, femrat e lindura në këtë shenjë do të thyhen në një situatë si kjo nëse partneri i tradhton. Do t'ia lë gjithë fajin. Po ashtu, deri te pajtimi nuk vjen lehtë, për këtë nevojitet kohë dhe shumë vajtim. 

BRICJAPI

Image

Femra Bricjap njihet për faktin se di të tërhiqet në vete dhe të hesht për atë që i ka ndodhur. Kështu edhe në rastin e tradhtisë, ajo i kërkon të gjitha arsyet e partnerit, por falë intuitës së saj shumë shpejt e kupton nëse janë apo nuk janë të sinqerta. Heshtja e saj është dënimi më i madh, kurrë nuk e harrojnë vuajtjen nëpër të cilën kanë kaluar. 

UJORI

Image

Ujori i tradhtuar do të ketë një spektër të gjerë reaksionesh, nga zemërimi e deri te pikëllimi. Sikurse edhe peshorja, ajo kërkon fajësinë në vete dhe pyetet nëse ka ndikuar në pakënaqësinë e partnerit dhe në tradhtinë e tij. Te femrat Ujor ekziston frika se do të braktisen. 

PESHQIT

Image

 

Edhe pse thuhet se janë naive dhe besojnë pothuajse në gjithç- ka, femrat në shenjën e Peshqve, dinë të mos jenë të këndshme ndaj partnerit që i tradhton. Ia thonë fjalët më të tmerrshme, do të bëjnë që ai të kalojë nëpër ferr dhe ajo që është edhe më e keqe, ia kthejnë të gjitha me kamatë. 

(Kosova Sot)