Si sillet secila shenjë kur e kupton se ka gjetur "personin e duhur"

  • 07 November 2017 - 10:53
Si sillet secila shenjë kur e kupton se ka gjetur

DASHI

Image

E dini se keni gjetur "personin e duhur" kur përfundimisht njihni dikë që zgjon interesimin dhe kureshtjen, e njëkohësisht nuk ndjeni frikë. Në të kaluarën jeni ndjerë se si personi tjetër po ju ngufatë, por me këtë person ndiheni sikur dëshironi të bërtitni nga lumturia, me gjithë fjalinë, jeni dashuruar. Përfundimisht ndiheni se jeni me dikë që dëshironi të udhëtoni përmes jetës.

DEMI

Image

E dini se keni gjetur "personin e duhur" kur më nuk jeni të mbushur me ndjenjat e xhelozisë dhe pasigurisë, e në vend të kësaj po kënaqeni me ato që i sjell kjo botë. Në të kaluarën keni pasur telashe me besimin apo dyshimin në lidhjet tuaja, por personi i ri ju bën të qetë, të lumtur. Në vend se të keni dhimbje apo pasiguri, po kënaqeni si kurrë më parë.

 BINJAKËT

Image

E dini se keni gjetur "personin e duhur" kur nuk ndjeni nevojën të aktroni para tij/saj. Gjithë jetën deri në këtë pikë jeni ndjerë se para tjerëve duhet të mbani maskë. Pëlqeni të jeni energjik dhe me shpirt të gjallë dhe kështu ju njohin shumica, por ndiheni të lodhur nga presioni që të fshiheni nën atë maskë. E dini se e keni gjetur personin e duhur kur nuk e fshihni anën njerëzore dhe atë të plagosur.

GAFORRJA

Image

 E dini se e keni "gjetur personin e duhur" kur jeni me dikë që ju vlerëson familjen, besnikërinë dhe lidhjet njëjtë sikurse ju. Nuk do të thotë që ketë familje të përsosur - por se jeni me dikë që ndjen dhe që lumturia e të tjerëve për të ka domethënie. Ndiheni sikur ju kuptojnë më mirë dhe se përfundimisht keni gjetur dikë që ndaj juve sillet me ndjenja po aq sa ju jua ofroni tjerëve.

LUANI

Image

E dini se keni gjetur "personin e duhur" kur njihni dikë që ju çmon. Jeni person i ngrohtë dhe i këndshëm dhe për këtë gjithmonë keni qenë kreativ dhe të suksesshëm, nuk keni hasur në refuzimin e tjerëve. Kur takoni dikë që nuk ju lejon të bëni gjithçka dhe ju bën të ndiheni jashtë kontrollit, e dini se jeni në lidhjen e duhur. Po ashtu, ndiheni të përmbajtur, të dashur dhe të lumtur - ky është kombinimi fitues.

VIRGJËRESHA

Image

 E dini se e keni gjetur "personin e duhur" kur lidhja përfundimisht ju sjell më shumë lumturi se sa ajo paraprake që ju ka sjellë telashe dhe stres. Ju jeni person që për së tepërmi i analizoni gjërat dhe në lidhje gjithmonë luftoni me ndjenjën e dyshimit dhe vetëkritikës. Kur shfaqet personi që ju ndihmon të dilni nga ky rreth, që sheh të gjitha përparësitë tuaja dhe ju bën shumë më të lumtur, atëherë e dini se e keni gjetur.

PESHORJA

Image

E dini se e keni gjetur "personin e duhur" kur njihni dikë që nuk bie në karizmën tuaj dhe personalitetin e hatashëm. Jeni mësuar të bëni çfarë të doni dhe kur të bëni, falë sharmit tuaj të theksuar. Pra, kur njihni dikë që ju dashuron ashtu siç jeni, por edhe ju paralajmëron se jeni në gjysmë të rrugës për diçka, e dini se një person të tillë nuk do ta lëshoni t'ju largohet.

AKREPI

Image

E dini se e keni gjetur "personin e duhur" kur ndiheni se mund të shkatërroni muret që i keni ngritur përreth vetes. Edhe pse jeni emocionalisht të pabesueshëm dhe magnetik, po ashtu keni tendencë të jeni sekret - ju lejoni njerëzve të shikojnë atë që ju dëshironi. Kur shfaqet personi që nuk tmerrohet nga fuqia juaj dhe ju sfidon që t'ia tregoni të gjitha fytyrat tuaja, do ta dashuroni pa fund.

SHIGJETARI

Image

E dini se e keni gjetur "personin e duhur", kur para saj/tij përfundimisht mund të jeni të kompletuar dhe tredimensional. Kur njiheni për faktin se jeni të lumtur, se jeni person pozitiv, zhvillohet presioni se para të tillëve ë gjithmonë duhet të jeni ashtu. Kur shfaqet "personi i duhur", do ta ndjeni lirinë që të jeni të lënduar, nganjëherë të zemëruar, do ta ndjeni lirinë prej një njeriut tredimensional.

 BRICJAPI

Image

E dini se keni gjetur "personin e duhur" kur më nuk ndiheni se duhet shpjeguar veten dhe sjelljet tuaja, sepse ai person thjeshtë të kupton. Në vend se të merreni me rregulla arbitrare dhe me lojëra qesharake që i urreni, ju jeni me dikë në largësinë tuaj, me dikë që është direkt, që nga ju nxjerr optimizmin dhe që vlerëson pjesën tuaj që shumica e njerëzve e anashkalojnë.

UJORI

Image

E dini se keni gjetur "personin e duhur" kur shfaqet nevoja për të qenë të distancuar, sepse jeni tepër të fascinuar dhe të tërhequr me atë person. Zakonisht mbani distancë kur bëhet për lidhjet e reja, sepse në këtë mënyrë ndiheni më rehat dhe e mbani kontrollin, por ai person bën që ai person të jeni më të hapur dhe gjithë energjinë e ndani me të, ashtu siç jeni në realitet. Kjo është një ndjenjë që nuk e keni ndjerë për periudhë të gjatë kohore.

PESHQIT

Image

 E dini se keni gjetur "personin e duhur" kur ta njihni dikë që ju nxit të jeni më aktiv, më të lumtur dhe më të gjallë, si kurrë më parë në jetë. Gjithmonë keni pasur imagjinatë të zhvilluar dhe shumë ide rreth asaj ku dëshironi të shkoni, por deri në këtë pikë, nuk jeni ndjerë mjaftueshëm të sigurt. Me këtë person ndiheni sikur keni gjetur dikë që ju inkurajon, që e mban hapin me juve dhe se ëndrrat do t'i ndiqni së bashku.

(Kosova Sot)