Çfarë shihni? Kjo zbulon fshehtësitë e ndërgjegjshmërisë tuaj

  • 07 November 2017 - 17:01
Çfarë shihni? Kjo zbulon fshehtësitë e ndërgjegjshmërisë tuaj

Këtu bëhet fjalë për një test të thjeshtë. Ekzistojnë shumë pamje në këtë vizatim, e juve ju mbetet ta pranoni sinqerisht se çfarë keni dalluar në fillim. Pikërisht kjo tregon disa nga fshehtësitë tuaja.

QIRIUN

Keni një pamje të gjerë ndaj botës dhe planet gjithmonë janë hyjnore. Por, nganjëherë po harroni disa imtësi, nuanca të caktuara. Jeni person me zemër të madhe. Njerëzit tjerë shpesh ju shfrytëzojnë kështu që më me kujdes duhet t'i zgjidhni miqtë.

FEMËR

Jeni shumë subtil dhe të ndjeshëm. Nganjëherë nuk i kushtoni vëmendje jetës reale që ju rrethon - po humbni në re. Kjo nuk është edhe aq keq sepse gjithnjë e më pak njerëz romantik kemi. Por nganjëherë po harroni se kjo botë mund të jetë kaq e mirë. Është mirë që kohë pas kohe të ktheheni në realitet përndryshe bota do t'ju kthehet në një kapërcim të përhershëm të pengesave.

 MASHKULL

Ju jeni person i qetë dhe gjithmonë pranë jush ndihet mirë dhe sigurt, si në një mur nga guri. Jeni të shkurtë dhe të qartë në komunikim, kreativ. Nuk e humbni lehtë kontrollin me sjelljen tuaj. Por, keni një mangësi e kjo është se, nuk keni kujdes ndaj njerëzve të afërm. Pra, kushtojuni vëmendje njerëzve që i doni, edhe ju edhe ata do të jeni më të lumtur.

ZJARR

 Për juve mund të thuhet se dalloni nga shumica e njerëzve. Mënyra juaj e mendimit është larg standardeve. Ju keni botën tuaj, por nganjëherë të afërmit tuaj nuk ju kuptojnë. Por kjo nuk ka edhe aq rëndësi. Me rëndësi të mos ndryshoni, të jeni vetja. Mos lejoni të tjerët t'jua shkatërrojnë vetëbesimin, por forcojeni edhe më dhe gjithçka do të jetë në rregull.

(Kosova Sot)