Femra që kërkon çdo mashkull sipas shenjës së horoskopit!

  • 20 November 2017 - 17:04
Femra që kërkon çdo mashkull sipas shenjës së horoskopit!

Zbulojeni tani! 

Dashi
Një femër që di të gatuajë dhe të mos përtojë t’i përgatisë gatime të shijshme. Një femër të këndshmë që të dijë të menaxhojë inatin dhe problemet që mund të vijnë si dhe të jenë sa më aktive. Një femër që reflekton para se të hedhë çdo hap dhe nuk ia lë gjërat momentit. Një femër seksi që vishet bukur dhe pse jo edhe pak ekstravagante. Meshkujve me shenjën dashi ju përshtaten më tepër femrat e shenjës së: Binjakëve, Shigjetarit dhe Ujorit.

Demi
Një femër shtëpiake që të kujdeset për çdo gjë dhe të jetë në shtëpi kur bashkëshorti të kthehet nga puna. Një femër serioze që ecën me plane dhe merr vendime të matura. Një femër të duruar dhe që të dijë të reflektojë me kujdes. Një femër që të jetë nënë e shkëlqyer për fëmijët. Demave ju përshtaten më shumë, femrat e shenjës së: Virgjëreshës, Bricjapit dhe Peshqve

Binjakët
Një femër që do i ofrojë paqe shpirtërore gjatë gjithë jetës. Një femër intelektuale të aftë për të menaxhuar gjithçka më së miri. Një femër “psikologe” që të dijë ta kuptojë e ta mbështesë partnerin në çdo situatë. Një femër jo shumë kërkuese që të mos e ngarkojë e të mos e detyroje partnerin, por t’ja plotësojë dëshirat. Binjakëve ju përshtaten më tepër femrat e shenjës së: Luanit, peshores dhe shigjetarit

Gaforrja
Një femër besnike që do i qëndrojë gjithmonë pranë si do që të rrjedhin gjërat. Një femër pragmatike që ta rikthejë në tokë edhe kur ai ëndërron më shumë se sa duhet. Një femër të dashur që ta mbulojë me puthje dhe dashuri. Një femër të kuptueshme që t’i qëndrojë pranë edhe në momentet e tij më të këqija. Gaforreve ju përshtaten më tepër femrat e shenjës së: Demit, Virgjëreshës dhe Peshqve

Luani
Një femër të qëndrueshme që të mos ndryshojë mendim nga një moment në tjetrin. Një femër pozitive që beson te vetja dhe tek ai që mbështet gjithmonë partnerin. Një femër adhuruese që i thotë gjithë kohës partnerit se ai është më i miri dhe më inteligjenti.
Luanëve ju përshtaten më tepër femrat e shënjës së horoskopit: Binjakët, Peshorja dhe

Virgjëresha
Një femër delikate që të flasë me zë të ulët e melodioz. Një femër të ndershme që të mos gënjejë e të mos mashtrojë. Një femër që kujdeset për veten, për pamjen dhe pastërtinë. Një femër liberale që nuk vë kufinj dhe nuk e kufizon tjetrin. Një femër parashikuese që di ku do shkojë dhe bën çdo gjë për të arritur atje ku do. Virgjëreshave ju përshtaten më tepër femrat e shënjës së horoskopit: Akrepi, Bricjapi dhe Peshqit.

Peshorja
Një femër që të ketë trashëgimi dhe të jetë e pasur. Një femër aspak xheloze që të mos e kontrollojë atë në çdo moment. Një femër jo të urtë e të turpshme, por që të flasë shumë. Një femër fashioniste që të kujdeset për pamjen e vet dhe të partnerit. Një femër të lirë dhe largpamëse edhe në shtrat, sipas ikub.al. Peshoreve ju përshtaten më tepër femrat e shënjs së: Binjakëve, Luanit dhe Ujorit.

 

Akrepi
Një femër të pavarur që të mos kërkojë gjithmonë mbështetjen e tjetrit dhe të dijë të ecë edhe vetë në rrugën që ëndërron të bëjë. Një femër me intuitë, të hapur në jetën intime dhe që të bëjë gjithçka që i kërkon partneri. Akrepave ju përshtaten më shumë femrat e shenjës së: Demit, Virgjëreshës dhe Peshqve.

Shigjetari
Një femër të fortë që të mund të përballojë e vetme gjithçka që mund t’i ndodhë në jetë. Një femër të buzëqeshur me temperament të qetë dhe jo të nxituar. Shigjetarëve ju përshtaten më shumë femrat e shenjës së: Dashit, Peshores dhe Ujorit.

Bricjapi
Një femër të rritur me parime që ndihet mirë me veten dhe nuk është në ankth për asgjë. Një femër punëtore dhe të guximshme që do të arrijë gjithçka në profesionin e saj. Bricjapëve ju përshtaten më shumë femrat e shenjës së: Gaforres, Virgjëreshës dhe Bricjapit

Ujori
Një femër të besueshme që të mos dyshojë për hapat e partnerit. Një femër që të jetë edhe mikeshë e mirë në çdo rast, por jo e ngjitur në mënyrë që ti lërë hapësirë partnerit. Të jetë e hapur dhe tolerante njëkohësisht. Ujorëve ju përshtaten më shumë femrat e shenjës së: Binjakëve, Luanit dhe Peshqve.

Peshqit
Një femër energjike, dominuese që merr frenat në dorë. Të jetë intuitave dhe të dijë çfarë do e të ndjekë rrugën e duhur. Një femër që të jetë nënë e shkëlqyer dhe të plotësojë nevojat e fëmijëve. Peshqve ju përshtaten më shumë femrat e shenjës së: Gaforres, Luanit dhe Akrepit.

 (Kosova Sot)