Këta meshkuj duhet t'i shmangni sipas shenjës së horoskopit

  • 21 November 2017 - 10:00
Këta meshkuj duhet t'i shmangni sipas shenjës së horoskopit
Image

DASHI

Ju duhet të shmangni meshkujt që ju shtyjnë ta ndryshoni veten për t'iu përshtatur stilit të tij të jetës. Ju keni qëllime dhe dëshira dhe nuk duhet t'i ndryshoni derisa të përshtateni me dikë. 

Image

DEMI

Qëndroni larg meshkujve që ju poshtërojnë, atë që ushqehet me pasiguritë tuaja. Një tip si ky vetëm sa e forcon ndjenjën e xhelozisë dhe ankthit. Ju duhet dikush që ju shton vetëbesimin.  

Image

BINJAKËT

Shmangni meshkujt që ju inkurajon që të ndryshoni. Një mashkull si ky ju trajton si një projekt shkencor për të cilin punon. Ju nevojitet dikush që ju pranon ashtu si jeni - dikush që ju dashuron të tërën. 

Image

GAFORRJA

Ju vërtetë duhet të hiqni qafe meshkujt që në vazhdimësi ju shfrytëzojnë. Ju jeni person i dashur e i ngrohtë, besnik ndaj vetes dhe askënd nuk e lëndoni. Por meshkujt nganjëherë manipulojnë me ju. 

Image

LUANI

Shmangni meshkujt që nuk ju lejojnë të jini vetja. Sikur Luan, ju zhvilloheni dhe rriteni gjithmonë. Fokusohuni në punë për t'u bërë versioni më i mirë dhe rrini larg meshkujve që ju pengojnë. 

Image

VIRGJËRESHA

Hiqni dorë nga njerëzit që ju shtyjnë që problemet tuaja t'i shtyni nën tepih dhe të shtireni se nuk ekzistojnë. Ju keni dhuratë nga natyra zgjidhjen e problemeve. Jini me dikë që ju inkurajon të ballafaqoheni me telashet. 

Image

PESHORJA

Ndaloni të kënaqeni me faktin që të rrini me një mashkull që dëshiron të jetë me juve vetëm t'ju shtyjë kush jeni. Ju jeni një nga pikat më të ndritshme në këtë botë dhe duhet ta lini dritën të shkëlqejë. Jini me dikë që ju inkurajon në këtë drejtimi. 

Image

AKREPI

Më së miri është ta shmangni mashkullin që nuk kupton dëshirën tuaj për sukses. Ju jeni shumë ambicioze. Jepni krejt nga vetja për të arritur sa më lart. Nuk mund t'i lejoni vetes të shpenzoni kohë me dikë që nuk ju përkrah për të arriturat tuaja. 

Image

SHIGJETARI

Ndaloni të argëtoni meshkujt që janë me juve vetëm kur gjërat janë të lehta dhe të thjeshta. Ju e dini sa të rënda janë lidhjet dhe jeni të gatshme të shtoni shumë mund për të pasur sukses. Nuk duhet të rrini me dikë që ia mbathë në shenjat e para të problemeve. 

Image

BRICJAPI

Shmangni të jeni me njeriun që jetës tuaj nuk i jep ngjyrë dhe lloj-llojshmëri. Kurrë nuk do të dëshironit të jeni me dikë tepër serioz dhe me fitil të shkurtë. Ju nevojitet dikush që di si t'ju relaksojë, dikush që ju lumturon në secilin moment.

Image

UJORI

Si Ujor, ju e keni të vështirë të hapeni për nga emocionet. Prandaj duhet shmangur meshkujt që ju izolojnë dhe ju mbyllin edhe më. Ju nevojitet dikush që ju jep hapësirë emocionale për t'u theksuar pa kufizime. 

Image

PESHQIT

Gjeni mashkullin që ju nxit dhe ju shtyn të jeni qenie më e mirë njerë- zore. Nuk jeni të lumtura me ata që kanë lidhje të lehtë me juve. Nuk mund të jeni me një mashkull që nuk ju toleron.