Çfarë i bën aq të veçantë personat e lindur në dhjetor?

  • 06 December 2017 - 15:35
Çfarë i bën aq të veçantë personat e lindur në dhjetor?

Personat e lindur në këtë muaj në horoskop janë Shigjetarët dhe Bricjapët, guri i tyre i lindjes është guri i çmuar bruz, ndërkaq lulja narcis.

Dhjetori është njëri ndër muajt më të ftohtë të vitit, por për shumicën edhe më argëtuesi.

Një hulumtim ka treguar që ata janë më të qetë dhe më të disiplinuar në fëmijëri. Guri i tyre i lindjes është bruzi (tirkizi), i cili konsiderohet ndër më të vjetrit në histori.

Është i njohur si simbol i diturisë dhe i mbrojtjes, ndërsa, sipas besimeve të shumta, sjell forcë dhe fat.

Lulja e lindjes e personave të cilët kanë lindur në dhjetor është narcisi.

Personat e lindur në këtë muaj ndahen në katër grupe, ndërkaq këto janë kuptimet e secilit nga ata.

Nga 1 deri më 8 dhjetor

Janë të qëndrueshëm ndaj vështirësive. Shtyllat e jetës së tyre janë konsekuenca dhe stabiliteti. Disave, në shikim të parë, u duken paksa arrogantë, mirëpo në të vërtetë janë përplot vetëbesim të shëndetshëm për shkak të të cilit njerëzit emocionalisht më të dobët i përjetojnë si të rrëmbyeshëm.

Kanë vullnet të fortë dhe i karakterizon guximi. Janë shumë të shoqërueshëm dhe dëshirojnë të jenë mes njerëzve. Nga 9 deri më 15 dhjetor

Nëse ju nevojitet dikush për bisedë konstruktive apo për t’i qarë hallet, personat e lindur në këtë periudhë, me siguri do t’ju ndihmojnë. Janë të shkëlqyeshëm në dhënie të këshillave, të fuqishëm dhe pa probleme gjenden kur përballen me ndonjë pengesë jetësore. Janë të aftë në zgjidhjen e problemeve, si të vetat ashtu edhe të të tjerëve.

Janë të shkëlqyeshëm dhe të përkushtuar në realizimin e qëllimeve të tyre.

Nga 16 deri më 22 dhjetor

Këta persona sikur janë të lindur nën yllin e fatit. Ata janë individë të pavarur, të cilët besojnë në lirinë dhe jetojnë jetën sipas rregullave të veta, duke mos u marrë me mendimet e njerëzve të tjerë. Janë shumë mendjemprehtë dhe gjenden shkëlqyeshëm në punët të cilat nga ata kërkojnë përqendrim të mirë.

Kanë të zhvilluar kuptimin për modën dhe për kombinimet e këndshme të veshjeve gjithmonë joshin vëmendje.

Nga 23 deri më 31 dhjetor

Nuk do të hasni persona më optimistë se ata të lindur në këtë periudhë. Janë shumë emocionalë dhe të shoqërueshëm, ndërkaq kombinimi i këtillë rezulton me përkushtimin e madh ndaj familjes dhe miqve. Kur është fjala për miqësi, janë shumë të kujdesshëm dhe nuk i lejojnë lehtë njerëzit e rinj në rrethin e tyre të vogël dhe të afërt, mirëpo kur këtë e lejojnë, do të thotë që keni fituar besimin e tyre.

Janë kreativë dhe përplot ide të shkëlqyeshme. Ata i adhurojnë udhëtimet dhe shfrytëzojnë çdo rast që të shkojnë diku, madje edhe për një ditë.

(Kosova Sot)