Ç’thotë astrologjia për shëndetin tuaj në 2018-ën?

  • 06 December 2017 - 15:53
Ç’thotë astrologjia për shëndetin tuaj në 2018-ën?

Dashi

Të dashur të lindur të shenjës së Dashit, në vitin 2018 do të keni një shëndet relativisht të mirë. Frika do të largohet, do të keni shumë energji pozitive, por nga fati jo i mirë,  nuk do t’i shmangeni dot stresit. Mos e sforconi shumë trupin tuaj, veçanërisht nëse merreni me sport.

Demi

Të dashur përfaqësues të kësaj shenje, në vitin 2018 duhet të përpiqeni të jeni në ekuilibër mendor përndryshe mund të dobësoheni fizikisht dhe të bëheni të ndjeshëm ndaj sëmundjeve të ndryshme. Mos e teproni me masën, sidomos në ushqim. Gjysma e dytë e vitit mund të jetë jo shumë e favorshme për ju.

Binjakët

Të dashur binjakë, në vitin 2018 përfundimisht do të relaksoheni. Shëndeti juaj do të jetë më i mirë se dy vitet e fundit. Lodhja kronike dhe rraskapitëse do të përfundojë. Do të keni më shumë pushtet, por edhe do të lëndoheni. Shkoni rregullisht në kontrolle mjekësore.

Gaforrja

Të dashura gaforre, në vitin 2018 do të hyni në një periudhë krize. Duhet të kujdeseni më shumë për shëndetin. Do të ndjeni shenjat e para të uljes së imunitetit. Gjithashtu, do të keni periudha të shkurta depresive, veçanërisht në gjysmën e parë të vitit. Sa i përket dietës, shmangni ëmbëlsirat pasi mund të shkaktojë rritjen e sheqerit në gjak.

Luani

Të dashur luanë, viti 2018 do të jetë i mbarë për ju kur bëhet fjalë për shëndetin. Vetëm në gusht mund të keni pakësim të oreksit. Mos u bëni dembel, por aktivizohuni më tepër fizikisht.

Virgjëresha

Të dashura virgjëresha, edhe pse nga natyra jeni të turpshëm dhe të prirur ndaj hipokondrisë, viti 2018 do të jetë shumë i qetë për ju. Nuk do të keni shumë probleme me shëndetin tuaj siç ndodh zakonisht. Frika do t’ju zhduket krejtësisht, kështu që do të ndieheni më të lehtësuar.

Peshorja

Në vitin 2018 do të jeni me fat. Do t’i anashkaloni problemet serioze shëndetësore. Problemi i vetëm është se do të keni vazhdimisht luhatje të shpeshta të humorit dhe mendime destruktive. Mundohuni të mendoni pozitivisht. Nëse jeni duhanpirës, do të ishte mirë ta lini përfundimisht atë.

Akrepi

Të dashur përfaqësues të shenjës së akrepit, do të jeni më të fortë fizikisht pasi keni trajtuar një sëmundje kronike për një kohë të gjatë. Krizë e re mund të paraqitet në qershor e deri në fund të shtatorit. Shfrytëzoni çdo moment për t’u çlodhur sepse është e vetmja mënyrë për të rifituar energjitë.

Shigjetari

Gjatë vitit 2018 do të fillojë fazë  ndjeshmërie për ju që do të marrë një periudhë të gjatë. Do të ndieheni kryesisht të lodhur, madje edhe kur nuk jeni aktivë.Rregullisht kryeni ekzaminime mjekësore dhe pushoni siç duhet. Kushtoni vëmendje shpinës, eshtrave, mëlçisë si dhe sistemit kardiovaskular.

Bricjapi

Në vitin 2018  nuk do të keni probleme të mëdha shëndetësore. Ushtrimet e ndryshme të relaksimit mund t’ju ndihmojnë shumë. Në gjysmën e dytë të muajit janar dhe shkurt ka gjasa të ftoheni. Gjatë verës, vjeshtës dhe dimrit do të keni përgjithësisht një shëndet të mirë.

Ujori

Obligimi juaj kryesor gjatë vitit 2018 është të qetësoheni dhe të nervozoheni sa më pak. Vetëm në këtë mënyrë mund të jeni mirë, përndryshe do t’ju ulet imuniteti si dhe do të ekspozoheni ndaj infeksioneve dhe alergjive të ndryshme.

Peshqit

Sa i përket problemeve shëndetësore, do të jeni me fat në vitin 2018. Mund të jeni pak më i ndjeshëm gjatë shtatorit. Mos e lini pas dore shëndetin tuaj, por konsultohuni rregullisht me mjekun. Ka gjasa që të ndiheni të lodhur gjatë  gjithë vitit.

(Kosova Sot)