Dy fytyrat e çdo shenje horoskopi, zbuloni tiparet që nuk do të dëshironit t'i dinit për veten

  • 07 December 2017 - 22:13
Dy fytyrat e çdo shenje horoskopi, zbuloni tiparet që nuk do të dëshironit t'i dinit për veten

Çdo njeri do të fliste pa më të voglën droje për pikat e forta e të paktë do të ishin ata që pranojnë hapur defektet e anën e dobët të karakterit. Si një medalje me dy faqe dhe një person ka dy fytyra ! Nuk po flasim për tiparin e hipokrizisë , por për atë të dyanshëmërisë së personalitetit, që ju pëlqen apo jo të gjithë e kanë, e Living do jua zbulojë përmes shenjës së horoskopit.

Dashi: Fytyra e parë : janë pasionantë, të motivuar për të ecur para dhe ambiciozë. Fytyra e dytë: Përjetojnë luhatje të shpeshta emocionale, janë acarues dhe agresivë kur diçka nuk u shkon sipas planit.

Demi: Fytyra e parë: Janë njerëz besnikë, të besueshëm dhe e duan punën. Fytyra e dytë: janë tejet kokëfortë dhe nuk heqin dorë lehtë nga idetë e tyre. Janë posesivë dhe arrogantë.

Binjakët: Fytyra e parë: Janë njerëz të shoqërueshëm, mendje hapur dhe shumë të komunikueshëm. Fytyra e dytë: Binjakët duket se janë të karikuar në energji 24/24 dhe ky impulsiviteti i bën shpesh herë të padurueshëm. E gjejnë shpesh veten në ankth dhe probleme që i “shpik” mendja e tyre.

Gaforrja: Është empatike, e dashur, besnike. Dinë të dëgjojnë dhe të japin këshilla të mira. Fytyra e dytë: Kjo shenjë është tejet e prirur të bjerë pre e depresionit, ndihen sikur askush nuk i kupton, mbyllen në vetvete dhe ajo që dinë të bëjnë më mirë t’ia vënë fajin “botës”.

 Luani është një shenjë me vetbesim të lartë, simpatike për të tjerët dhe shumë e dashur në rrethin shoqëror. U pëlqen të jenë në qendër të vëmendjes dhe pikërisht me këtë tipar lidhen dhe pikat e tyre të dobëta ! Mendojnë se janë në qëndër të botës dhe kur e kuptojnë që kjo e fundit nuk rrotullohet rreth tyre bëhen dramatikë.

Virgjëresha: Nuk ka problem që virgjëresha nuk e zgjidh. Analizojnë çdo gjë, janë kritikë dhe njerëz me logjikë të ftohtë. Fytyra e dytë: E marrin jetën shumë seriozisht vetëm duke e humbur veten ne detaje të parëndësishme. Mbianalizojnë çdo gjë dhe shpesh përfundojnë duke kritikuar veten dhe për gjërat më të vogla.

Peshorja: Janë njerëz të respektueshëm, paqësorë që shpesh herë vendosin dhe nevojat e të tjerëve para . Fytyra e dytë: Dëshira për të qenë gjithnjë në harmoni,bën që këta njerëz të shkojnë nga fryn era. U shmangen konflikteve dhe problemeve reale në jetë.

Akrepi: Janë njerëz me humor, të gjindshëm dhe të pavarur ! Fytyra e dytë: janë njerëz manipulativë, tradhëtarë dhe hakmarrës.

Shigjetari: Kjo është një shenjë optimiste, aventuriere, në kërkim të gjërave të reja. Kanë probleme me përqëndrimin, e humbasin shpejt interesin dhe kjo gjë bën që ta humbin shpejt qetësinë e të nxehen.

Bricjapi është një shenjë e suksesshme, tejet e organizuar dhe praktike. Ana negative: Janë kokëfortë, nuk i pranojnë gabimet e tyre , nuk bëjnë kompromise dhe shpesh është e pamundur të bësh një debat me ta sepse e marrin çdo gjë personale..

Ujori: pëlqen udhëtimet, të takojë njerëz të rinj e të njohë kultura të reja ! pëlqejnë çdo gjë që u sfidon limitet. Të këqijat: janë shumë emocionalë dhe duke u mbyllur në atë flluskën e tyre, bëjnë që të dalin nga realiteti e të zhyten në botën e tyre të fantazive.

Peshqit janë të ndjeshëm, kujdesen për njerëzit që kanë pranë, u qëndrojnë besnikë njerëzve të afërt dhe bëjnë gjithçka për t’i ndihmuar. Fytyra e dytë: Pëlqejnë vetminë, por shpesh e kalojnë cakun dhe për këtë bëjnë me faj të tjerët duke na bërë të besojmë që ne si kemi qëndruar pranë kësaj shenje.

(Kosova Sot)