Dita nuk ka mbaruar akoma… Horoskopi nga Zonja Meri: Erotizëm për këtë shenjë!

  • 12 December 2017 - 11:47
Dita nuk ka mbaruar akoma… Horoskopi nga Zonja Meri: Erotizëm për këtë shenjë!

Parashikimi Astrologjik dt 11 Dhjetor nga astrologia Meri Shehu.

E Ardhme Optimiste

Sot, Mërkuri në Shigjetar është në lidhje pozitive me Uranin në Dash. Urani tregon nevojën për të kundërshtuar çdo gjë që na mban të lidhur apo na frenon në zhvillimin tonë.

Merkuri përfaqëson idetë që na vënë në lëvizje.

I përcaktojmë iniciativat tona në mënyre të zgjuar dhe me mendje të hapur.

Fuqia e fjalës do na ndikojë fuqishëm, prandaj duhet të logjikojmë çdo gjë që na tërheq apo na magnetizon ideologjikisht.

Duhet të përparojmë edhe në metoda të tjera shëruese.

Ndoshta do kuptojmë gjithashtu që Universi ynë i vogël mund të jetë përtej mendjengushtësisë dhe bota mund të behet më e mirë nëse e duam jetën në të gjitha aspektet e saj.

Dita sjell

1 – Ide të reja

2 – Plane të Reja

3 – Zbulim talentesh

4 – Mesazhe pozitive

5- Udhëtime

6- Lëvizje dhe vendime

7- Drejtësi dhe guxim

8 – Pavarësi

Dashi do ketë lajme të mira ligjore udhëtime dhe iniciativa shumë pozitive në lidhje me punën dhe jetën personale.

Demi do ketë lehtësira ligjore ekonomike dhe shëndetësore. Po kështu do mund të investojë.

Binjaket do kenë ditë bashkëpunuese dhe me marrëveshje të mira. Jeta sociale shumë pozitive me mbështetje.

Gaforrja do ketë plane punë karriere me vendimmarrje të mira. Ndryshime pozitive në jetën personale.

Luani do ketë ditë të lumtur erotike apo në lidhje me fëmijët dhe krijimtarinë e vetë dhe të projekteve.

Virgjëresha do ketë çlirim ekonomik dhe shpirtëror dhe disa nga pengesat familjare do lehtësohen.

Peshorja do japë dritën jeshile për ndryshime të mëdha dhe bashkime apo ndarje të cilat i hapin rrugë të re jetës së tyre.

Akrepi do tentojë ne mënyre rezultateve të rregulloj punën dhe të ndryshoj bazën e saj duke bashkëpunuar me njerëz të rinj vende të reja dhe strategji të re.

Shigjetari do ketë mesazhe shume pozitive në jetën personale dhe ngritje të padiskutueshme në pune dhe heshtje erotike.

Bricjapi do dalë nga strategjia e fshehtë apo nga pozicioni disi inferior për të deklaruar arritjet dhe planet e tij.

Ujori do jetë në kulm të përmirësimit të planeve ndryshimeve dhe bashkëpunime të mira të cilat i gjen tek njerëz me të njëjtat cilësi.

Peshqit do kenë një përmirësim ekonomik dhe një mundësi për t’u shquar në punë edhe karrierë.

(Kosova Sot)