Shenja juaj e horoskopit tregon çajin tuaj ideal!

  • 26 December 2017 - 10:52
Shenja juaj e horoskopit tregon çajin tuaj ideal!

Stina e dimrit është e lidhur ngushtë me konsumin e çajit.

Një pije e ngrohtë , e shëndetshme dhe që mund ta përgatisni në çdo moment. Yjet ju tregojnë se cili është çaji i përshtatshëm për shenjën tuaj të horoskopit.

Dashi: Dashi është një shenjë dinamike dhe energjike. Mënyra më e mirë për të marrë energjinë e duhur që në mëngjes është një filxhan me çaj të zi. Çaji i zi është shumë i pasur me kafeinë dhe mund të zëvendësojë lehtësisht kafenë.

Demi: Kur bëhet fjalë për mëngjesin, demi është tradicional. Çaji i mëngjesit anglez është i preferuari i tij.

Binjakët: Binjakëve u pëlqejnë të kenë një jetë sa më aktive dhe të gjallë, por kur vjen momenti i përzgjedhjes së çajit duan çaji qetësues si i lules Valeriana.

Gaforrja: Gaforrja është shumë e ndjeshme dhe preket lehtë për çdo gjë. Kjo ndjeshmëri ndikon edhe në gjendjen e saj shëndetësore. Zgjidhja është kamomili.

Luani: Luani është shenjë guximtare dhe dominues i lindur. I pëlqejnë shijet e forta, si për shembull çaji me xhinxher.

Virgjëresha: Virgjëresha është shumë racionale, nuk e lë kurrë pas dore shëndetin e saj dhe zgjedh bimët më të mira. Çaji i boronicës së kuqe dhe të zezë është i preferuari i saj.

Peshorja: Peshorja është shenja që i kushton më shumë rëndësi pamjes së saj të jashtme . Prandaj i pëlqen të pijë të gjithë çajëra bimore, ku më kryesoret janë çaji me kanellë dhe mollë.

Akrepi: Akrepit i pëlqen kuzhina e mirë dhe ushqimet kalorike. Por kur bëhet fjalë për çajin, mundohet të zgjedhë produkte sa më të shëndetshme si p.sh çaji me agrume.

Shigjetari: Shigjetarit i pëlqejnë shijet ekzotike. E njëjta shije lidhet edhe me çajin : çaji me ananas, avokado apo dhe banane janë më të mirët që duhet t’i ketë në tryezë.

Bricjapi: Pas një ditë të lodhshme në punë, bricjapi ka nevojë për qetësi dhe relaks të plotë. Mënyra më e mira për të çliruar tensionin është një çaj me shijen e pasiflorës.

Ujori: Një ndër gjërat që një ujori nuk arrin dot të përballojë është stresi. Për t’u qetësuar duhet një çaj i mirë jeshil.

Peshqit: Peshqit janë shumë romantikë dhe ëndërrimtarë. U pëlqejnë shijet e lehta si çaji i mentes. Ky i fundit është shumë dobiprurës dhe i shëndetshëm.

(Kosova Sot)