Horoskopi nga Meri: Shpërthim seksual për … ndërsa për këto shenja shumë para +18

  • 29 December 2017 - 09:59
Horoskopi nga Meri: Shpërthim seksual për … ndërsa për këto shenja shumë para +18

Tre lidhje të bukura planetare sot do ndriçojnë jetën tonë si një Ylber i mahnitshëm tresh që rrallë ndodh si një fenomen natyror.

Ndoshta edhe ju në jetën tuaj do përjetoni fenomenin tuaj shpirtëror si një ngjarje të jashtëzakonshme që rrallë mund të ndodhë, por që tregon se nuancat e jetës nuk kanë kufi dhe natyra merr forma nga më të çuditshmet vetëm e vetëm që të tregojë se asgjë nuk është e pamundur.

Sot Hëna në Dem bën lidhje pozitive me Afërditën në Bricjap, gjë që sjell siguri shpirtërore, mbajtje premtimesh dhe begati.

Marsi në Akrep bën lidhje pozitive me Neptunin në Peshk, gjë që na i bën ëndrrat tona realitet dhe na sjell shume romantizëm, art dhe ekzotizëm.

Dhe Jupiteri në Akrep konfrontohet bukur me lidhjet e hënës në Luan.

Kjo ndihmon që çdo zjarr apo pasion i brendshëm të shpërthejë dhe si fishekzjarr të ndriçojë netët e festave.

Dashi ka shanse të mbijetojë ekonomikisht dhe fizikisht dhe kjo do ti hapë rrugën drejt gjërave më të bukura shpirtërore. s

Demi me hënën në shenjën e vet është në dite iniciativash ndryshimesh dhe marrëveshjesh shume pozitive. Do kenë takime interesante.

Binjaket do ringrenë një strukture të brendshme me pasion, siguri dhe fitim. Sot, mund të ngrihen lart.

Gaforrja do ketë takime romantike, udhëtime romantike dhe pse jo dhe takime të mira pune.

Luani do t’ju kujtojë të gjithëve që gjerat do bëhen sipas mënyrës së tij, si e vetmja mënyre madhështore për t’u shprehur, festuar, dashuruar apo argëtuar.

Virgjëresha do ketë realizim planesh dhe në jetën personale e pret një surprizë shumë e këndshme.

Peshorja do investojë suksesshëm në punë, ekonomi ku fitimet janë të garantuara. Do bëjë blerje interesante.

Akrepi do jetë në një ditë pasiononte me qëllime që shkojnë atje ku duhet, me takime personale shume romantike dhe bashkëpunime të reja.

Shigjetari do ketë fat në biznese familjare, në investime në prona të patundshme dhe në ekonomi.

Bricjapi do ketë fat në dashuri, në ndryshime interesante në njohje të reja.

Ujori do tentojë ngritjen e famës dhe si rrjedhojë kjo do sjellë siguri ekonomike, si edhe do përfshihet në një lidhje shpirtërore megjithëse të fshehtë.

Peshqit do shijojnë momentin erotik ekzotik dhe kjo do ti sjellë mundësi të jenë më të qetë dhe joshës edhe na ambiente të tjera sociale.

(Kosova Sot)