Zbuloni se cilat janë 4 shenjat më me fat për 2018-ën

  • 30 December 2017 - 18:25
Zbuloni se cilat janë 4 shenjat më me fat për 2018-ën

Pak ditë na ndajnë nga viti 2018-të dhe të gjithë urojmë të jetë një vit sa më i mbarë. Por, horoskopi na tregon se katër shenja do të jenë më të përkëdhelura dhe të favorizuara nga fati, në krahasim me shenjat e tjera.

Ja se cilat janë katër shenjat më me fat për 2018-ën:

Demi

Të lindurit e kësaj shenje janë të bindur që asgjë nuk ndodh nëse nuk punojnë vetë që të ndodhë, prandaj shpesh cilësohen si përcaktuesit e fatit të tyre. Është kjo arsyeja që shpesh gjërat vijnë shumë lehtësisht për ta, por kjo lidhet dhe me faktin që janë të hapur ndaj mundësive të reja. Ata janë të vetëdijshëm për atë çka synojnë dhe gjithmonë priren të takojnë njerëz të rinj. Kështu dhe në 2018, shenja e Demit do të ketë mundësinë të përjetojë dhe provojë plot mundësi të reja. Mos harroni, numri juaj me fat është 1.

Luani

Të lindurit e kësaj shenje janë ata njerëz që gjithçka e presin në pjatën e argjendtë. Por, realiteti është gjithashtu ata punojnë fort për të arritur atë që kanë dhe atë që duan. Shpesh, duket sikur ata janë të përqendruar tek vetja, por kjo lidhet thjesht me faktin që kërkojnë t’ju dëshmojnë të tjerëve frymën pozitive të jetës në tërësi. Luanët e bëjnë fare mirë ndarjen mes punës për të arritur suksesin dhe kohës së nevojshme për të pushuar. Mos harroni, numri juaj me fat është 7.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje janë vetëdijshëm për ‘kokën që mbajnë mbi supe’ dhe i dalin vetë për zot gjithçkaje. E dinë fare mirë që fati nuk vjen nga hiçi dhe e kuptojnë sa punë duhet për të arritur shumë të mira. Nga ana tjetër, e kanë gjithçka në dorë dhe shfrytëzojnë çdo mundësi të artë. Këtë e arrijnë kryesisht falë inteligjencës dhe ambicies personale. Mos harroni, numri juaj me fat është 9.

Ujori

Edhe kjo shenjë e përcakton vetë fatin, në bazë të asaj çka përpiqet t’i komunikojë universi. Duken të përkushtuar, por jo gjithmonë punojnë. Përgjithësisht i marrin vendimet me zemër. Për Ujorët ka dy periudha: koha kur punojnë fort për përcaktimin e fatit të tyre dhe koha kur gjithçka e lënë në dorë të universit. Mos harroni, numri juaj me fat është 3.

(Kosova Sot)