Si ta joshni secilën shenjë të Zodiakut - Astro - Kosova Sot
Si ta joshni secilën shenjë të Zodiakut

Si ta joshni secilën shenjë të Zodiakut

Tashmë e dini se të gjithë jemi ndryshe nga njëri-tjetri. Disa njerëz duhet bindur në diçka, derisa të tjerët menjëherë duan të vijnë te gjërat e nxehta, për të cilat ‘vdesin’. Përmes këtij horoskopi  do të mësoni si ta ndizni zjarrin te personi që ju pëlqen.

Dashi

Kur bëhet fjalë për vallëzimin e nxehtë në dashuri, Dashi gjithmonë do ta ketë lidershipin. I relaksuar? I rezervuar? Ai që përcjellë tjetër? Nuk ka gjasa! Njëherë kur i intereson një person, nuk ka kthim prapa. Kanë ndjeshmëri të fortë me pasion, madje sensualitet të ndezur që i bën dashnorë të flaktë. Në mënyrë spontane dhe impulsive, Dashi do të shkojë drejt dëshirës së vet pa asnjë mundim dhe është i gatshëm të provojë të gjitha. Mund të jetë entuziast në mënyrë të pabesueshme prapa dyerve të mbyllura, si zjarr, por nxehtësia e tyre papritmas mund të ndryshojë  – të fiket i tëri.

 

Demi

Demi në mënyrë të pabesueshme është i ndjeshëm, dashnor joshës. Por, ai është larg të qenët i padisiplinë, me ngadalë dhe sigurt do t’i vardiset personit që e dëshiron, duke ndërmarrë hapa të durueshëm, derisa ta arrijë qëllimin e vet. Dhe, njëherë kur të vjen deri te shpërblimi i vet personi karshi duhet të përgatitet… Ndoshta nuk kanë imagjinatë apo spontan, por në vend të kësaj ata janë të fortë dhe të qëndrueshëm. Demi do të ketë durim deri në momentin kur merr diçka që dëshiron e kur e bën këtë do të kënaqet i tëri.

 

Binjakët

Binjakët nuk janë shumë romantikë, së paku jo ata tradicionalë. Për Binjakët biseda nxitëse është romantika dhe ndërtohet në dëshirën për stimulim të llojeve të ndryshme. Pasi që të arrihet lidhja intelektuale, gjithçka është e mundur! Binjakët kanë imagjinatë dhe janë të kujdesshëm në dashuri. Nuk janë dashnorë që qetësohen, kanë nevojë për llojllojshmëri për të qenë të interesuar. Për Binjakët biseda ka shumë rëndësi, prandaj shfrytëzojeni bisedën për ta ndezur zjarrin.

 

Gaforrja

Për Gaforren më shumë rëndësi ka siguria emocionale. Nëse lidhja është e fortë dhe autentike, do të jetë një prej dashnorëve më tërheqës, më imagjinues dhe më romantik dhe më zemërgjerë nga shenjat e Zodiakut. Por, nganjëherë i nevojitet pak kohë për t’u ngrohur, sidomos nëse lidhja nuk është e fortë. Sikurse që i takon, në shenjat e para të telasheve Gaforrja tërhiqet, fshihet. Janë romantikë, kanë qasje emocionale dhe më së miti te Gaforret funksionon loja. Kryesisht, zemra e tyre mbizotëron me kokë dhe trup. Kur përfshihet zemra, pjesa tjetër e përcjellë.

 

Luani

Luani është dashnor zemërgjerë. Ai do të kalojë mijëra kilometra për të arritur te objekti i dëshirës së vet, deri në momentin kur mundi i tij të shpërblehet dhe të vlerësohet. Ndjenja e kënaqësisë është e madhe me të. Me Luanin do të përjetoni disa nga kënaqësitë më të ndjeshme. Luani dëshiron të jetë kryesori, sepse e di saktë si duhet të sillet ndaj partnerit të vet. Ai posedon ndjeshmëri të zjarrtë, pasion.

 

Virgjëresha

Virgjëreshat janë shumë të shkathëta dhe të kujdesshme, edhe pse janë paksa selektive për sa i përket zgjedhjes së dashnorit/es. Mund të jenë të rezervuara dhe u nevojitet një dashnor i durueshëm, i butë dhe besnik, që do të investojë gjithë mundin në fazën e vardisjes dhe joshjes. Marrë parasysh se Virgjëresha është e lidhur me Merkurin, planetin e komunikimit, shpesh dinë të bllokohen në mendime. Por, jini të bindur: shenja si kjo mendon edhe për gjërat e çuditshme që do të dëshironin t’i bënin. Vetëm presin personin e duhur që vjen dhe nxjerr prej saj anën e egër.

 

Peshorja

Peshorja pëlqen ta mbajë të dashurin e vet të kënaqur me themel. Nuk është e lumtur nëse i dashuri i saj nuk është i kënaqur dhe është e gatshme ta investojë gjithë fuqinë, gjithë mundin në mënyrë që i dashuri i saj të jetë i kënaqur. Marrë parasysh se Peshorja është e lidhur me planetin e dashurisë, fuqia e Marsit është e zbutur në këtë shenjë; krejt është e lidhur me romantikën dhe dashurinë. Momentet intime e përgatisin nuancën romantike, por mos lejoni që këtë ta përzieni me imagjinatën – shenja e Ekuilibrit është e gatshme të marrë lidershipin, deri në momentin kur partneri është i gatshëm ta përcjellë.

 

 

Akrepi

Akrepi është shenja më e fortë dhe më me pasion në Zodiak. Akrepi është intensive dhe do të ndjekë dëshirat e veta me vendosmëri të përqendruar. Nxitja e pasionit të tij është e thellë edhe e fortë, është instinktive në ndjeshmërinë e tij, e ana e tij emocionale lidh gjithçka, duke e bërë dashnor të zjarrtë. Akrepi po ashtu mund të jetë dominues, si në katër mure po ashtu edhe jashtë tyre. Dashnorët e Akrepit do të kërkojnë edhe më shumë – e kjo është ajo që i pëlqen Akrepit.

 

Shigjetari  

Shigjetari është kryengritës dhe dashnor energjik që nuk lejon të kapet në asnjë kufizim. Ka një shpirt atleti, të zjarrtë dhe aventurier. Intimiteti i ngadalësuar vetëm sa do t’ia fikë interesimin; ai dëshiron t’i arrijë majat me dashurinë e vet. Aventura është kyçe – me ta edhe jashtë katër mureve është edhe më e mirë. Shigjetari është orator, por aspak i qetë, nëse nuk ka llojllojshmëri shpejt gjithçka i mërzitet.

 

Bricjapi

Në sipërfaqe, Bricjapi mund të duket krejt i vetëkënaqur, madje i rezervuar dhe i ftohtë. Por, nën këtë sipërfaqe qëndron një pasion i zjarrtë. Bricjapi është një dashnor shumë i durueshëm, është ai i cili kalkulon kur në pyetje është realizimi i dëshirave të tij. Ai e di se çfarë dëshiron kur në pyetje është një lidhje në dashuri dhe nuk humbet kohë duke ndjekur dike që është shumë më ndryshe se vetja. Bricjapi është dashnor i sigurt, natyra e të cilit është tërheqëse. Ai është i aftë për vetëkontroll, e pasioni i tij gjithmonë ndizet. Dhe, kur njëherë e ka gjetur personin e duhur do t’i dorëzohet me krejt qenien.

 

Ujori

 

Për Ujorin nuk ka fort rëndësi se çfarë mendojnë të tjerët,  sepse ai mund të rrotullohet me kokën e dikujt tjetër! Moto e tij do të mund të ishte “sa më çuditshëm aq më mirë” – apo ndoshta “kudo qoftë, kurdo qoftë”. Ai pëlqen t’u përjetojë të gjitha. Zakonisht është inovativ në dashuri, kështu që të tjerët duhet të bëhen gati për të përjetuar gjërat të cilat kurrë më parë nuk i kanë menduar. Ujori nuk është dashnor emocionues, ai ka qasje prej intelektuali, madje edhe në gjërat instinktive, siç është jeta në dashuri. Lajm i mirë është se pasioni i tij nuk do të ndizet i tëri për të dalë jashtë kontrollit. Është i aftë të mbetet mik i mirë me ish-dashurinë.

 

Peshqit

Peshqit janë shumë emocionues, madje edhe dashnorë intuitivë. Ata e ndiejnë se çfarë kërkon partneri i tyre dhe mëtojnë t’jua japin. Mund të jenë paksa të turpshëm ose të rezervuar kur bëhet fjalë për ndjenjat dhe nuk do të jenë shumë agresivë, madje as pas katër mureve. Më së miri ndihen me të dashurin që udhëheq rrugën, por sipas tyre duhet sjellë me butësi, sepse janë të ndjeshëm dhe lehtë mund të lëndohen. Nëse silleni mire ndaj tyre, ata do të jenë edhe më zemërgjerë, më romantik dhe dashnorët më imagjinar. 

(Kosova Sot)

4 orë e 15 minuta më parë
19/04/18