Zbuloni se çfarë parashikojnë letrat Tarot, sipas shenjës së Horoskopit

  • 05 January 2018 - 12:45
Zbuloni se çfarë parashikojnë letrat Tarot, sipas shenjës së Horoskopit

Shenja juaj e horoskopit përkon me një letër tarot dhe Living do t’jua interpretojë këto të fundit në dy artikuj të ndarë !

Duke filluar nga janari, muaj që përkon me shenjën e ujorit, Living do të lexojë më poshtë 6 letra dhe do t’ju shpjegojë se çfarë ka rezervuar muaji i parë i vitit për ju.

Ujori 1/20 – 2/18: Dhjetë shpata të kthyera

Duhet të lini të shkuarën pas dhe të fokusoheni tek gjërat e reja që ju presin! Dëgjoni instinktet tuaja dhe jepini vetes shansin për të qenë të lumtur ! Jeni një shenjë që e keni të vështirë të harroni dhe gabimet tuaja ju përndjekin për një kohë të gjatë, por kemi hyrë në një vit të ri, ndaj mos e ktheni më kokën pas.

Peshqit, 2/19 – 3/20: Xholi

Janari do t’ju tregojë se sa i fortë jeni. 2017 ishte një vit sfidues dhe jo shumë bujar me ju, por që prej këtij muaji gjërat do të fillojnë të ndryshojnë. Përqafoni këto ndryshime dhe mos lini asnjë mundësi t’ju ikë nga duart.

Dashi, 3/21 – 4/19: Ylli

Janari do të jetë muaji i shpresës për ju . Muaji i parë i vitit të ri do t’ju vendosë në jo pak sprova, por do të sjellë gjithashtu kënaqësi të mëdha për ju. Hapni mendjen tuaj dhe pranoni çdo mundësi që do t’ju trokasë në derën tuaj. Do të filloni të dalloni vërtetë se kush ju qëndron afër për interes, e cilët janë të tjerët që ju mbështesin pa kurrëfarë interesi.

Demi, 4/20 – 5/20: Shtata e Kupave

Ky muaj i ri do të jetë një periudhë gjatë të cilës duhuet të fokusoheni vetem tek nevojat tuaja dhe të gjeni ekuilibrin e brendshëm. Ky muaj do të jetë fillimi i freskët për të cilin keni patur aq shumë nevojë. Do të rrezatoni energji pozitive e kjo do t’i bëjë të tjerët të ndihen mirë pranë jush.

Binjakët, 5/21 – 6/20: Njeriu i varur

Prej kohësh ndjeni sikur keni ngecur në një rutinë, dhe ky është muaji që ju të uleni për të planifikuar mënyrën se si do t’i arrini qëllimet tuaja për këtë vit të ri. Ky do të jetë vit i rëndësishëm për ju dhe janari do t’ju sigurojë një bazë të fortë për ju që të vazhdoni të rriteni gjatë gjithë këtij viti.

Gaforrja 6/21 – 7/22: Asi i shkopit magjik

Janari do të jetë muaji që do të shpërblejë të gjitha sakrificat tuaja. Ju mund të vini re shenja nga universi, shenja të cilat do t’ju drejtojnë në rrugën e duhur, ndaj nuk duhet t’i shpërfillni këto të fundit. Janari do t’ju bëjë të kuptoni që ndryshimi shpesh herë ju bën mirë dhe askush nuk duhet t’i druhet. 6 shenjat e fundit do te publikohen ne nje artikull te dyte !

(Kosova Sot)