Horoskopi i dashurisë për vitin 2018, çfarë ju pret në lidhje me partnerin

  • 05 January 2018 - 15:14
Horoskopi i dashurisë për vitin 2018, çfarë ju pret në lidhje me partnerin

Ja si parashikohet te jete horoskopi juaj i dashurise per kete vit:

Dashi –Marrdhënia juaj e dashurisë është në një pikëpyetje të madhe. Bëni mirë të ndryshoni sjellje nëse doni që lidhja juaj të rimëkëmbet. Dëgjoni zemrën tuaj. Beqarët janë të lumtur duke ndenjur vetëm.

Demi –Lidhja juaj është në ditët e saj më të mira dhe kjo situatë do të vazhdojë kështu edhe për disa kohë. Partneri do ju surprizojë në darkë, prandaj shijoni mbrëmjen.

Binjakët –Për të gjitha ata që janë në një marrëdhënie duhet të bëjnë kujdes sot, paso një veprim i gabuar mund të çojë poshtë të gjithë lidhjen. Për beqarët do ta takojnë njerëz interesantë.

Gaforrja –Të gjitha të dashuruarit e kësaj shenjë janë duke kaluar një nga momentet më të bukura të marrëdhënies. Beqarët duhet të presin dhe pak për të gjetur shpirtin e tyre binjak.

Luani –Bëni kujdes sot, pasi do të hasni kundërshtim nga partneri lidhur më një nismë që do të ndërmerrni. Dëgjoni dhe opinionin e tij, përpara se të vendosni. Beqarët janë në takime të rëndësishme.

Virgjëresha –Marrëdhënia juaj është përfshirë nga monotonia. Bëni diçka për të ndryshuar monotoninë. Është koha që të rikuperoni gjithçka keni humbur dhe të ringjallni ndjenjat. Beqarët janë duke kaluar ditët me të mira, pas shumë kohësh.

Peshorja –Nëse jeni duke pretenduar që marrëdhënia juaj të jetë e përkryer, jeni duke humbur kohë. Idealja nuk ekziston, prandaj përpiquni ta shijoni atë më të mira dhe të këqijat e veta. Beqarët ndihen më mirë vetëm.

Akrepi –Është koha ideale për të zhvilluar një festë me miqtë e partnerit, Kjo gjë do e gëzojë pa mase dhe marrëdhënia juaj do ndryshojë, pasi kohët e fundit gjithçka ishte duke ecur ters. Beqarët më në fund të gjejnë lumturinë.

Shigjetari –Ky është momenti që të vendosni për marrdhënien tuaj, nëse do kurorëzohet me martesë apo jo. Bëjani të qartë partnerit se çfarë do të ndodhë mes jush. Keni pritur mjaftueshëm. Beqarët është më mirë të qëndrojnë vetëm.

Bricjapi –Sot do ti dedikoheni komplet të dashurit dhe do të bëni çfarë të thotë ai. Në darkë do të ndiheni shumë mirë me veten. Kishit shumë kohë që nuk përjetonit emocione kaq të forta. Për beqarët gjerat po shkojnë sipas planifikimeve.

Ujori –Merreni më seriozisht marrëdhënien dhe mos luani me ndjenjat e partnerit. Përndryshe do të ngeleni vetëm me tekat tuaj që nuk kanë të sosur. Beqarët janë gati për të nisur gjithçka nga fillim.

Peshqit –Sot do e keni të vështirë për të gjetur gjuhën e përbashkët me partnerin, por njëri nga ju duhet të hapë rrugë. Të falësh është gjëja më e rëndësishme në mënyrë që lidhja juaj të eci. Beqarët janë në “qiellin e shtatë”.

(Kosova Sot)