Ja shenjat e horoskopit që i ruajnë paratë si sytë e ballit

  • 15 January 2018 - 14:16
Ja shenjat e horoskopit që i ruajnë paratë si sytë e ballit

Për 3 shenjat e mëposhtme të horoskopit, duket sikur kursimi është arma e tyre më e fortë. Yjet arrijnë të kontrollojnë xhepat e gjithësecilit, por jo vetëm, edhe arkat e kursimit :

Demi: Marrëdhënia e demit me paratë është marrëdhënie e përbashkët utilitare, demi përdor paratë..por dhe paratë përdorin demin. Për ta kursimi nuk është thjesht heqje dorë nga ndonjë kënaqësi e momentit, por një investim i mirë për të ardhmen. Kursejnë në masë të moderuar, duke kënaqur njëkohësisht nevojta e së tashmes dhe planet për të ardhmen. Të mençur këta demat, zor t’u rrëshqasë situata nga duart .

Virgjëresha: Virgjëreshat janë llogaritare të lindura. Nuk kanë nevojë për laps e letër apo makinë llogaritëse pasi kanë gjithçka të programuar në kokë. U pëlqen jeta e mirë, të ushqehen mirë, të udhëtojnë, por sakaq ji mbajnë këmbët të shtrënguara fort pas realitetit. Jo gjithmonë mund t’i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj zgjedhin më mirë të kursejnë. Janë shumë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin trokë. Sa mirë, kur të ngelni ndonjëherë keq trokisni në derën e ndonjë virgjëreshe.

Bricjapi: Bricjapi është një ndër shenjat më punëtore të zodiakut. Janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo rrisk që mund t’u kanoset tani ose në të ardhmen, punojnë fort dhe mendojnë edhe për ditët e vështira. Motoja e një bricjapi është “ puno fort, për të pasur qëndrueshmëri”. Ndonjëherë i mërzisin të tjerët, me fiksimin që kanë për punën e tyre, por kjo i ndihmon ata të kursejnë mirë dhe të mos shpenzojnë për gjëra pa vlerë.

(Kosova Sot)