3 shenjat e horoskopit që nuk tradhëtojnë kurrë

  • 04 February 2018 - 15:55
3 shenjat e horoskopit që nuk tradhëtojnë kurrë

Të gjithë duam të shmangnim dhimbjet në jetën tonë. Kemi frikë se humbim atë që kemi ose, nuk kemi atë që duam, dhe kjo mund t’i bëjë gjërat të vështira. Gjithkush dëshiron të zgjedhë miq që nuk tradhëtojnë, por nuk është gjithmonë e lehtë. Zodiaku mund t’ju ndihmojë.

Në përgjithësi ato janë shenja që kanë një nevojë të madhe për aventura, stimuj emocionalë dhe drama të vazhdueshme që janë më të prirur për të tradhëtuar. Por ka të tjerë që me të vërtetë duan sigurinë mbi çdo gjë tjetër dhe ato shenja të gjitha bien në kategorinë e elementit të Tokës.

Demi

Demi është shenja fikse e elementit të tokës, në kuptimin që ata janë të fokusuar dhe të vendosur. Kur një shenjë e caktuar kërkon diçka, e ndjek atë dhe nuk e vret mendjen se sa kohë do të marrë, thjesht nuk largohet. Kjo përfshin një marrëdhënie të suksesshme. Ata e dinë se çfarë duhet për të bërë në punë dhe nuk kanë frikë nga sfidat që mund të dalin gjatë rrugës. Por ajo që ata nuk do ta pranojnë është një partner i cili e zhvlerëson besnikërinë e tyre. Ata mund të jenë jashtëzakonisht posesivë ndaj partnerit të tyre.

Virgjëresha

Virgjëreshat janë një shenjë ndryshimi, në kuptimin që ato janë shenja më fleksibile dhe më e adaptueshme e tokës. Ndërsa virgjëresha nuk mund të jetë shenja më romantike, dashuria e tyre është jashtëzakonisht altruiste, e mirë dhe e dhembshur.

Është e lehtë të varesh prej tyre, sepse ata duhet të ndihen të nevojshëm, vetëm sigurohuni që mos të bëheni tepër të varur nga ata në jetën tuaj të përditshme.

Bricjapi

Bricjapi është një shenjë kardinale, në kuptimin që ato janë autonome. Ata duan t’i bëjnë gjërat të funksionojnë, të çojë përpara projekte; ato janë aktivë dhe ambiciozë dhe ndoshta nuk do t’i shihni të ngadalësohen. Kjo është shenjë e mirë për një marrëdhënie me një Bricjap, sepse kur lidhjes fillon t’i mungojë shkëlqimi fillestar, ata do të planifikojnë një fundjavë zbavitëse ose takim të veçantë.

Bricjapët japin besnikëri, por gjithashtu kanë nevojë që  t’i mbështetni.

(Kosova Sot)