Parashikimi nga Paolo Fox: Si pritet të jetë java e parë e shkurtit për 12 shenjat e horoskopit

  • 05 February 2018 - 11:53
Parashikimi nga Paolo Fox: Si pritet të jetë java e parë e shkurtit për 12 shenjat e horoskopit
Parashikimi i yjeve per javen 5-11 shkurt nga Paolo FOX
Dashi
Gjatë kësaj jave do të ndiheni mjaft mirë dhe duket se nuk do t’i kushtoni rëndësi disa problemeve të vogla të shkaktuara prej personave që ju gjenden pranë. Ta dini se njerëzit që ju rrethojnë janë më të fortë nga ç’mund të mendoni. Kujdesuni që të mos gjendeni të papërgatitur për atë që ju pret. Mos jini shumë kërkues dhe mos u jepni shumë pas argëtimeve në fundjavë. Respektoni rregullat e bashkëjetesës.
Demi
Venusi dhe Urani në shenjën tuaj do të ndikojnë në çështjet profesionale dhe ju pas shumë kohësh do të mund të refuzoni t’i shkoni pas qejfit dikujt. Parashikohen ndryshime pozitive dhe nën ndikimin e Venusit do të mund të merrni masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje një çështjeje si dhe që të shijoni frytet e punës tuaj. Ju këshillohet të bëni kujdes që të mos bëni publike çështjet tuaja personale, që nuk do të kuptoheshin apo vlerësoheshin prej të tjerëve. 

Binjakët
Venusi, planeti që ndikon në kënaqësinë dhe argëtimin, do të qëndrojë në shenjën tuaj deri ditën e premte. Mos e prisni keq kalimin e tij në shenjën e radhës. Në fundjavë do t’ju duhet të organizoheni vetë, për sa i përket argëtimit. Shmangini qëndrimet negative, sepse yjet ju këshillojnë që të përpiqeni të jeni sa më entuziastë në mënyrë që t’ia dilni mbanë.
Gaforrja
Këtë javë do të keni një raport të veçantë me Venusin, i cili do të kalojë në shenjën tuaj, duke shënuar kështu fillimin e një periudhe të artë miqësie gjatë së cilës nuk do të mungojë as pasioni. Të shtunën ky planet do të kalojë në shenjën e Peshqve. Mundohuni ta përmbani entuziazmin për sa u takon veprimtarive praktikeve si dhe bëni kujdes të mos e teproni me shpenzimet.
Luani
Ndjeni nevojën të bëni paqe me këdo, sepse që prej disa javësh Venusi ka ndikuar që të jeni të paqartë në qëndrimet tuaja. Me raste keni shprehur ngrohtësinë dhe ëmbëlsinë, ndërsa nga ana tjetër ju ka munguar dëshira që të jepni më të mirën tuaj. Me kalimin e Venusit në shenjën tuaj ditën e shtunë, gjendja do të normalizohet disi dhe ju do të gjeni sërish sigurinë në vetvete. Por pikërisht atëherë kur Venusi resht së jua ndërlikuari gjithçka është Jupiteri ai që do të ndikojë që të tregoheni të pavendosur.
Virgjëresha
Përpara se të përballemi me armikun, duhet që fillimisht ta njohim atë dhe ta kemi të qartë se çfarë mund të bëjë për të na vënë në vështirësi. Gjatë ditëve në vazhdim Venusin do ta keni kundërshtar. Tani që e dini këtë bëni kujdes me shpenzimet tuaja dhe mos i harxhoni energjitë për çështje të kota, por përqendrohuni në gjërat vërtet të rëndësishme. Të dielën mund të përballeni me një njeri pesimist.

Peshorja
Shijojeni këto ditë të fundit praninë e Venusit në shenjën tuaj, planetit që ju bënte të ndiheshit më energjikë dhe ju ndihmonte të përballonit edhe situatat më të çuditshme. Duke filluar nga dita e shtunë, Venusi do të jetë më pak i pranishëm në shenjë, duke bërë që kënaqësia të bjerë në nivele disi më normale. Tabloja do të plotësohet me praninë e Jupiterit që do t’ju kujtojë se duhet të merreni me disa çështje që i kishit lënë pas dore. Ju këshillohet që gjithçka ta merrni seriozisht.
Akrepi
Prania e Venusit në shenjën tuaj gjatë kësaj periudhe ka ndikuar që të hasni vështirësi në marrëdhëniet me të tjerët. Por tani, me largimin e tij, situata do të përmirësohet. Duke filluar që nga dita e mërkurë, shikoni me optimizëm drejt së ardhmes. Përkushtojuni çështjeve të zemrës dhe ndiqni rrugën që ju pëlqen. Të dielën përpiquni që të mos mërziteni prej çështjeve të punës.
Shigjetari
Planetët që kanë qenë të pranishëm në shenjën tuaj gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar që të përjetoni momente të veçanta, të mbushura me pasion. Por tani diçka po fillon të ndryshojë dhe ju duhet të kuptoni përse është fjala në mënyrë që të mos gjendeni të papërgatitur. Në fundjavë pozicionimi i ri i Venusit mund të sjellë një përballje me personin tuaj të zemrës. Megjithatë ju do të keni mbështetjen e Marsit dhe duhet të bëni çmos që një lidhje të funksionojë. Mjafton pak për të qenë të lumtur.
Bricjapi
Kohët e fundit keni lënë te të tjerët përshtypjen se jeni një njeri serioz, duke krijuar ngërçe në marrëdhëniet me ta. Por kjo do të ndryshojë, sepse së shpejti Venusi do të jetë aleat me shenjën tuaj, duke ju ndihmuar që të jeni në harmoni me gjithçka që ju rrethon. Do të jeni mjaft praktikë në zgjidhjen e problemeve të përditshme dhe dialogu me të tjerët do të shkojë mirë. Të dielën përpiquni të mos entuziazmoheni shumë për një projekt, që në fakt ka nevojë për më shumë vëmendje nga ana juaj.
Ujori
Falë pranisë së shumë planetëve në shenjën tuaj deri ditën e premte, situata në të cilën ndodheni do të jetë mjaft pozitive. Jini gjithmonë vetvetja me gjithë ekstravagancën që ju karakterizon dhe kujdesuni për gjithçka deri në detaj. E mërkura do të jetë një ndër ditët më pozitive të javës, ndërsa të shtunën Venusi do të largohet nga shenja juaj. Ndoshta mund t’ju bjerë paksa humori, por do të mund të gjeni zgjidhje praktike për disa probleme. Të dielën përpiquni ta bindni dikë që ta shikojë më me optimizëm të ardhmen.

Peshqit
Venusi qëndron mjaft mirë në shenjën e Peshqve, sepse i ndihmon ata të jenë më spontanë. Në fundjavë, ai do të kalojë në shenjën tuaj dhe ju do të mund të shpresoni për një të ardhme më të mirë. Të dielën mos merrni iniciativën për të vepruar, sepse nuk e keni forcën e duhur. Venusi do të qëndrojë në shoqërinë tuaj për plot një muaj, prandaj nuk është nevoja të nxitoni për asgjë.