Udhëzuesi për femrat për të gjetur të duhurin, sipas shenjave të Zodiakut

  • 06 February 2018 - 15:01
Udhëzuesi për femrat për të gjetur të duhurin, sipas shenjave të Zodiakut

DASHI

Vajzat në këtë shenjë janë aventuriere dhe shpirtlirë, kështu që duhet të kërkoni dikë që ndan entuziazmin për jetë dhe shumë mundësi në ndryshime. Kokëfortësia juaj po ashtu do të thotë se mund të përfitoni nga një partner që është "chill" - për ekuilibër.

DEMI

Femrat nga kjo shenjë tërhiqen dhe duan të krahasohen me meshkujt muskulor. Tërhiqeni nga djemtë tradicional dhe ju pëlqen ndjenja kur dikush do të kujdeset për juve. Keni nevojë për Princin tuaj personal.

BINJAKËT

Për Binjaket, asgjë nuk ka më shumë rëndësi se sa kur dikush ju bën të qeshni. Sensi i humorit ka shumë rëndësi, si dhe intelekti që krahasohet me intelektin tuaj. Nëse një djalosh nuk është i nivelit tuaj, nuk ka lidhje sa madhështor është.

GAFORRJA

Gaforret duan të gjejnë një dashuri të shkollës së vjetër, tradicional dhe me vlera. Ju kërkoni përkrahje në lidhjen tuaj. Ju dëshironi një mashkull që do t'ju dëgjojë të gjitha problemet tuaja dhe brengat dhe kërkon mënyrë për t'i zgjedhur ato.

LUANI

Luaneshat duan të jenë në qendër të vëmendjes, kështu që kërkoni një mashkull që ju lë në majë të prioriteteve të tij. Baballarët beqarë nuk janë zgjedhja më e mirë e domosdoshme, kështu që gjetja e një mashkullit sa për numër nuk është prioritet.

VIRGJËRESHA

Virgjëreshat mund të jenë shumë të pasigurta kohë pas kohe, kështu që do të dëshironit të gjeni një mashkull që mund të kuptoheni për të zbritur me dy këmbët në tokë. Ai duhet të jetë i organizuar dhe plot me plane dhe mirëkuptim për tendencën tënde të xhelozisë.

PESHORJA

Peshoret e kullojnë vetëbesimin, kështu që kanë nevojë për partner që mund të krahasojë besimin e vet. Dëshironi të gjeni një mashkull që komandon turmën brenda një dhome, sikurse ju që e bëni. Dy peshore së bashku janë kombinimi më i mirë si çift.

AKREPI

Akrepat pëlqejnë të tentojnë në zgjidhjen e mistereve, kështu që për këtë arsye, me gjasë, do të tërhiqeni nga një mashkull me të cilin nuk mundeni fort të veproni. Ai do t'i ketë disa thellësi, që me kalimin e kohës ju duhet t'ia qëroni.

SHIGJETARI

Me gjasë keni këmbë që ju kruhen, kështu që jeni në kërkim për të gjetur një djalosh që do ta shëtisë krejt botën me juve. Po ashtu vlerësoni gjërat e mira në jetë, kështu që kujdes bushtin teksa e shëtisni botën.

BRICJAPI

Bricjapi është një ëndërrimtar i madh, kështu që mundet të jeni në kërkim për një djalosh që është më realist për t'i ekuilibruar gjërat. Ai mundet ta angazhojë anën tuaj prej nj imagjinueses për t'ju dërguar në botën reale.

UJORI

Jeni të tërhequr nga rreziqet, kështu që zemra juaj do të jetë e plotë nëse e gjeni një djalosh që pëlqen të veprojë si djallëzor. Nuk e kemi fjalën për rreziqe të mëdha, por dikush me sensin e aventurierit dhe pa frikë është i përsosur.

PESHQIT

Femrat me shenjën e Peshqve nuk kanë ku të jenë më të pavarura se sa që janë, kështu që për t'ju bërë më të lumturën duhet të gjeni një mashkull që është në rregull me faktin se ai nuk mund të jetë në qendër të botës.

(Kosova Sot)