Gjërat që secila shenjë e horoskopit kurrë nuk do t’i pranojë

  • 06 March 2018 - 20:17
Gjërat që secila shenjë e horoskopit kurrë nuk do t’i pranojë

Dashi  

Dashi nuk pëlqen të pranojë se nganjëherë mundet ta humb ekuilibrin dhe të dalë nga shtegu, ai është mësuar të mbajë gjithçka nën kontroll dhe të jetë shembull për tjerët. Nuk pëlqen ta pranojë se nganjëherë nuk e di se çfarë bën, mendon se duket i dobët para bashkëmoshatarëve. 

 

Demi  

Ai kurrë nuk do ta pranojë se ishte me faj – kurrë. Ai është tepër krenar për të pranuar se ka gabuar. Do të përmirësojë gjithçka, por kurrë nuk do ta dëgjoni ta pranojë – madje as vetes, se e kishte gabim. 

 

Binjakët 

Ata e dinë se do të shkelin shumë premtime të vetat. Në një moment bëjnë plane për dhjetë vitet e ardhshme, e më pas ndryshojnë mendim për gjithçka. Ata e dinë këtë, por kurrë nuk e pranojnë.  

 

Gaforrja  

E kanë të vështirë ta pranojnë se janë shumë më të ndjeshëm se sa që në fakt janë, duan të duken të fortë dhe zemërgjerë, por edhe komenti apo vërejtja më e vogël do të mundet ta lëndojë. Po ashtu, kurrë nuk jua pranon njerëzve se është i inatosur apo i lumtur, sepse nuk dëshiron t’jua tregojë tjerëve sa i lënduar është.  

 

Luani 

Ai nuk pëlqen të pranoj si nuk dëshiron të tjerët ta lënë nën hije. Ai i nxit të terët të janë më të guximshëm dhe me vetëbesim, por nuk dëshiron që dikush t’jua vjedh shfaqjen. Ai është mësuar të jetë kryesori dhe nuk dëshiron që kjo të ndryshojë. 

 

Virgjëresha 

Virgjëreshat pëlqejnë që gjithçka të bëhet si duhet. Ato pëlqejnë të janë të përsosurat e Zodiakut, por nganjëherë pyeten si është nga ana tjetër, si është të jesh personi i shpirtit të lirë dhe të jetosh në atë moment. Nuk duan ta pranojnë se ka rëndësi ajo që të tjerët mendojnë, e në sjelljen e tyre në fakt ndikon ajo çfarë të tjerët mendojnë. 

 

Peshorja  

Peshorja nuk pëlqen ta pranojë se i nevojitet ndihmë në periudha të vështira kohore, sepse është mësuar të jetë ajo që ju ndihmon tjerëve. Më dëshirë ndihmon se t’i ndihmojnë.  

 

Akrepi  

Akrepi nuk e pranon kurrë se është ai që thyen zemrat. Nuk e pranon kurrë se i josh të tjerët e më pas sillet sikur janë vetëm miq. Ai pëlqen ta përdorë sharmin dhe seksualitetin e tij për t’i tërhequr të tjerët, dëshiron ta vlerësojnë, e më pas a zgjedhë atë që atij i pëlqen. 

 

Shigjetari   

Ai di të falë shumë dhe shumë njerëz e marrin si punë të kryer, por se ai këtë kurrë nuk do ta thotë me zë. Ai gjithmonë do të gjejë arsyetim për atë që do, madje edhe për ata njerëz që nuk meritojnë një dashuri të tillë apo falje. 

 

Bricjapi 

Bricjapi kurrë nuk e pëlqen se është i vetmuar. Ai gjithmonë do të vejë maskën e fytyrës së qeshur dhe sillet thuajse nuk ka nevojë për askënd, sepse është përqendruar në karrierën e tij. Ai gjithmonë sillet ashtu, të gjithë të mendojnë se gjithçka bën vet. 

 

Ujori  

Për Ujorin nuk është problem të pranojë, pos një gjëje. Nuk e pranon se ekzistojnë shumë gjëra të cilat i mungojnë. E ka të vështirë ta pranojë që në lidhje me disa gjëra në të kaluarën ka sjellë vendimin më të mirë të duhur. Ai gjithmonë vlerëson vendimet e veta, edhe nëse e di se kjo nuk është e vërtetë.  

 

Peshqit  

Peshqit nuk pëlqejnë ta pranojnë se e kanë refuzuar dikë. Gjithmonë akuzojnë dhe fajësojnë të tjerët se e kanë lënë, dhe nuk e pranojnë se i kanë detyruar të largohen. Jetojnë në kokën e tyre dhe gjithmonë tentojnë të bëjnë dramë nga gjithçka – përfshirë edhe realitetin e tyre. 

(Kosova Sot)