Karakteristikat e të lindurve, në muajin mars

  • 07 March 2018 - 16:22
Karakteristikat e të lindurve, në muajin mars

Muaji i lindjes mund të përcaktojë karakteristika të një personi dhe të sjelljes së tij.

Në këtë artikull do t’ju zbulojmë se çfarë i dallon nga të tjerët personat që kanë lindur në mars.

Janë të sinqertë
Personat e lindur në mars janë shumë kurajozë. Ndershmëria është shumë e rëndësishme për ta. Preferojnë më mirë të tregojnë një vërtetë të hidhur se sa një gënjeshtër të ëmbël.

Janë të ndershëm
Dallojnë për ndershmërinë e tyre. Ndjekin gjithmonë rregullat e tyre dhe nuk kopjojnë kurrë ata që bëjnë të tjerët. Kjo i bën kaq unikë. Janë të sigurt në vetvete. Veç të tjerash, kanë prirje të mësojnë nga gabimet dhe eksperiencat e tyre.
Janë misteriozë
Nuk iu pëlqen të flasin hapur për ndjenjat e tyre. Janë shumë të ndershëm, por jo aq të guximshëm. Dhe kjo është arsyeja pse ndonjëherë është e vështirë t’i kuptosh ose të dish se ç’mendojnë.

Kanë sukses
Personat e lindur në mars kanë një imagjinatë të gjerë. Kanë shumë ide dhe opinone emocionuese. Kanë sukses në çdo fushë. Dhe pse kjo aftësi nuk njihet që në lindje.
Janë unikë
Origjinalitetin dhe kreativitetin e kanë që në lindje. Janë shumë të pavarur. Njerëzit nuk mërziten kurrë me ta. Të gjithëve iu pëlqen të jenë pranë tyre  dhe madje të jenë si ta.
Janë besnikë
Janë shumë besnikë, mendimtarë dhe të devotshëm. Ja pse shpesh konsdierohen si partner ideal në një marrëdhënie. Të gjithë mund të kenë besim tek ata.

Janë bujarë
Personat e lindur në këtë muaj nuk e dinë ç’është egoizmi. Besojnë se veprimet e njerëzve mund të ndryshojnë botën.
Janë të fortë
Janë të fortë për sa i përket anës emocionale. Dinë të kontrollojnë emocionet e tyre pavarësisht situatës. Edhe personat e lindur në mars janë në mënyrë të pabesueshme romantikë.
Jetojnë të sotmen
Nuk u pëlqen të nxitohen. Kjo i ndihmon të vlerësojnë atë që po ndodh për momentin. Analizojnë gjithmonë gjithçka para se të marrin vendime.

(Kosova Sot)