Cilën diplomë të universitetit duhet ta merrni, në bazë të shenjave të horoskopit

  • 13 March 2018 - 21:59
Cilën diplomë të universitetit duhet ta merrni, në bazë të shenjave të horoskopit

DASHI - PSIKOLOGJI SPORTIVE

Ajo që dikur kishte të bëjë me fizikun tani është gjithnjë e më shumë në lidhje me anën mendore të konkurrencës, por ende ka të bëjë me fitimin e cila është, me gjasë është tema e preferuar e Dashit. Janë të lindur fitues, me ambicie dhe vetëbesim në vena, kështu mësojnë t'ju ndihmojnë tjerëve dhe kjo ju vjen nga natyra. 

DEMI - MJEKËSI

Ka një interesim në gjërat psikike, një dëshirë që t'i bëjë gjërat të funksionojnë, një sens të ndërtuar të qetësisë që Demat do t'i bënte mjekë të hatashëm. Me durim dhe të përkushtuar, cilësitë i ka tashmë aty, vetëm ia shtoni edhe dijen.

BINJAKËT - GAZETAR

Binjakët grumbullohen në gazetari sikurse lepujt përreth flakës! Pasi paguhen për të shkruar, duke futur hundët në gjithçka dhe për gjithçka, nga mendimet e deri te gjërat e tjera në përgjithësi, kjo punë për ta është si një parajsë. 

GAFORRJA - PSIKOLOGJI

Gaforret janë të mençur dhe nuk paragjykojnë, janë kureshtarë dhe kujdesen për ndjenjat e të tjerëve dhe ndihen të rëndësishëm pse e bëjnë këtë. Kuptimi i kornizave dhe shkencës se si mendojmë dhe i përgjigjemi botës do të ishte pafundësisht interesante për këtë shenjë yll të thellë dhe të thellë.

LUANI - DIZAJN MODE

Luanët janë të lindur me interesimin për të zbukuruar dukjen e tyre, duke u dukur bukur dhe duke qëndruar para turmës. Në fakt kjo është mënyrë qesharake për t'u pagua për të jetuar, pra përse mos të merren me atë që ju sjell natyra në jetë. 

VIRGJËRESHA - LLOGARITARE

Për t'ju dhënë sens gjërave dhe kuptim, për këtë është bërë truri logjik i Virgjëreshës. Ato kënaqen me precizitetin dhe përsosmërinë dhe askush nuk do të jetë më i lumtur me një set librash se sa një fëmijë i lindur në shtator. 

PESHORJA - DREJTËSI

Asgjë shenjë tjetër nuk i vë gjërat më shumë në peshore. Peshorja ka një moral të brendshëm dhe kod personal ku i mat të gjitha ngjarjet jetësore. Aplikimi për drejtësi, senatet me dhimbje dhe të padrejta ju ofrojnë kënaqësi të thellë dhe satisfaksion. 

AKREPI - KRIMINALITETI

Epo, duhet ta dini se Akrepat kanë një oreks për të eksploruar pjesët e errëta dhe të rrezikshme të shoqërisë. Ata nuk kanë frikë se me çfarë mund të ballafaqohen. Ekzaminimi i forenzikës dhe shkaqet e krimit, ata e bëjnë për argëtim, si dikush që bën diçka tjetër për fundjavë. 

SHIGJETARI - VETERINARI

Shigjetarët i pëlqejnë kafshët (sidomos kuajt), kështu ata e kanë atë 'pëshpëritjen' magjike që i bën veterinarë të mirë. Duke ju ndihmuar të vegjëlve të ngrihen në këmbët e tyre i bën të ngrohtë dhe të kujdesshëm për natyrën. 

BRICJAPI - EKONOMIST

Bricjapi jo vetëm se pëlqen të bëjë të holla, ata duan ta dinë si bëhen të hollat, sepse në qoftë se bota rrotullohet rreth tij, atëherë ata duan të kuptojnë se si funksionon e gjithë kjo. Bota materiale është vendi ku ndihen të sigurt. 

UJORI - INXHINIERI

Secili Ujor dëshiron që botën ta bëjë vend më të mirë, e ata shpeshherë gravitojnë drejt shkencës për të arritur këtë qëllim. Inxhinieria për ta ofron rrugë për trurin e tyre për t'u ballafaquar me problemet që bota ka nevojë për t'i zgjidhur, në mënyrë reale dhe pragmatike. 

PESHQIT - BIOLOGJI DETARE

Nuk ka ikje nga lura e oqeanit për këtë shenjë yll dhe dhembshuri për të gjitha qeniet e gjalla. Kjo fushë i lë të ndjekin pasionet me ndjenjë të barabartë. Ky është një kombinim përrallor dhe ëndrrash. 

(Kosova Sot)