Ja cilat janë shenjat e horoskopit me të cilat nuk duhet të krijoni kurrë lidhje

  • 23 April 2018 - 13:43
Ja cilat janë shenjat e horoskopit me të cilat nuk duhet të krijoni kurrë lidhje

Ja cilat janë shenjat e horoskopit me të cilat nuk duhet të krijoni kurrë lidhje

Po sikur përputhshmëria astrologjike t’ju shmangë një zhgënjim në dashuri? Si gjithmonë yjet dinë gjithçka, Living ju njeh me shenjat me të cilat nuk duhet të ‘’dashuroheni’’ kurrë. Dje ju zbuluam 6 shenjat e para, për më tepër lexoni këtu, tani zbuloni 6 shenjat e dyta:

7.Peshorja: Peshores i pëlqen të gjejë ekuilibrat në çdo gjë që bën, sa keq që s’mund të themi të njëjtën gjë kur bëhet fjalë për dashurinë. Qëndrojuni larg Virgjëreshave pasi natyra e tyre perfeksioniste dhe mbytëse nuk është e shëndetshme për një lidhje.

8.Akrepi: Në qoftë se doni t’i kurseni vetes shumë dhimbje koke, shqetësime të panevojshme dhe skena xhelozie fëmijërore, zgjidhja është në ‘’duart’’ e yjeve: shmangni Binjakët.

9.Shigjetari: Shigjetari mund të jetë mik, mikeshë shumë i,e mirë me një Gaforre, por mos pretendoni të krijoni lidhje sepse nuk përshtateni aspak. Gaforrja është tejet romantike, ndërsa ju jeni të ftohtë dhe jo shumë shprehës.

10.Bricjapi: Dashi dhe Bricjapi duhet të lidhen me njëri-tjetrin sepse të dy palët bëhen të varur dhe mbyllen nga bota e jashtme. Nuk mund të kalohet një jetë e tërë duke qëndruar vetëm pranë të dashurit te zemrës.

11.Ujori: Ujori dhe Demi mund të provojnë të kenë diçka bashkë, por është e shkruar të mos përfundojë mirë. Në fillimet e lidhjes Ujori ‘’bie kokë e këmbë’’ në dashuri me pasionin e Demit, por dëshira e tij për të qenë i, e sigurt gjithë kohës zbeh ndjenjat.

12.Peshqit: Na vjen keq të dashur Peshq, por Luani nuk mund të jetë shpirt binjak për ju pasi nevoja e Luanit për të qenë në qendër të vëmendjes mund të tejkalojë dashurinë për tjetrin.

(Kosova Sot)