4 shenjat e horoskopit të cilave nuk ua “hedh” dot njeri

  • 24 May 2018 - 10:19
4 shenjat e horoskopit të cilave nuk ua “hedh” dot njeri

Kur vjen puna tek mashtrimet, janë katër shenja, të cilat nuk i mashtron dot asnjë njeri. Kështu që e keni të kotë të mundoheni, sepse do të largoheni “me bisht ndër shalë”.

Ja cilat janë ato:

Binjakët

Personat e shenjës së Binjakëve cilësohen si njerëz racional. Ata mendojnë se vendimet duhet të merren vetëm pas një analize logjike e që emocionet duhet të shmangen dhe të kontrollohen.

Çdo ditë e tyre është e planifikuar dhe e studiuar në detaje, si në punë ashtu edhe në jetën private.

Akrepi

Të lindurit në shenjën e Akrepit kanë një sens të shkëlqyer kontrolli racional mbi emocionet e tyre. Aq fort sa të japin idenë se ata kanë një jetë gri dhe pa një kuptim.

Në disa raste do të ndjejnë një zbrazëti brenda vetes dhe do të ketë vështirësi të krijojnë dhe të mbajnë lidhje sentimentale, për shkak të kësaj natyres së tyre për të mos llogaritur emocionet.

Ama këta persona, zakonisht janë shumë efiçentë në punë. Por këta persona janë ndër më të prekurit nga depresioni dhe ankthi.

Ujori

Të lindurit e shenjës së Ujorit janë persona shumë racionalë. Kanë për detyrë të zgjidhin edhe problemet më të komplikuara, sepse këta persona kanë një mendje shumë të qartë.

Janë shumë praktikë si natyra dhe të shkëlqyer në hartimin e strategjive. Me këta persona pranë, puna shkon “vaj”.

Shigjetari

Personat e lindur në shenjën e Shigjetarit, janë persona që reflektojnë shumë. Duhet të vlerësojnë gjithmonë të gjitha “pro” dhe “kundër” të çdo situate që i del përpara.

Kjo gjë i bën shpesh që të humbasin mundësi të mëdha, por në të njëjtën kohë i mban larg aventurave të pakëndshme.

(Kosova Sot)