Si ta dini a është i dashuruar në ju?

  • 11 January 2017 - 13:30
Si ta dini a është i dashuruar në ju?

Ja si mund ta dini a ka filluar ai të dashurohet në ju, duke u bazuar në shenjën e tij të horoskopit

Dashi

Image

Ka një nevojë të pakontrollueshme që ta kthejë kokën kah ju, kur jeni afër tij, duke u munduar që të vejë kontakt me sy me juve. Sa herë që e shikoni, shihni se si është duke ju shikuar, as në mënyrë implicite, e as haptazi. Këto janë shenjat e para se ai flirton me ju.

Demi

Image

Ai kollitet kur të mundohet të flasë me ju, meqë mendja e tij hutohet nga tingulli i zërit tuaj. Po ashtu, derisa gjendet afër jush, nëse ndodh që të jetë duke biseduar me të tjerët, ai mundohet që t’ju prekë. Kjo është mënyra e tij që t’ua bëjë me dije se ai është i interesuar për ju dhe t’ju tregojë të tjerëve që të rrinë larg jush.

Binjakët

Image

Ju prek me gishta dhe ka nevojë që t’ua vendosë dorën në krah. Po ashtu, ai mundohet që të komunikojë pa ndonjë arsye të veçantë, thjesht sa për të folur me ju. Ai mundet edhe t’ua dërgojë ndonjë SMS, me dëshirë që të kontaktojë me ju.

Gaforrja

Image

E zgjeron gjoksin si gjel dhe “ushqimi” i vetëm që mund ta ngushëllojë, është një puthje. Nëse i skuqen faqet all, kjo është një shenjë tjetër se ai është i dashuruar. Nëse skuqet kur t’i thoni diçka, atëherë kjo është shenjë e sigurt se ka ndjenja ndaj jush.

Luani

Image

Ndien se si i rrahë zemra në gjoks dhe djersa e ftohtë i shkon nëpër shpinë. Përpos kësaj, ai fillon që të sillet si zotëri, ndaj një zonje, sikur që jeni ju. Nëse nuk mërzitet për ju, atëherë nuk i intereson as mendimi juaj në lidhje me sjelljen e tij.

Virgjëresha

Image

E humb apetitin, e në bark sikur i hyjnë fluturat, sa herë që ju sheh. Dëshiron që t’ju ndihmojë në punën tuaj, apo ju ofron transport deri në shtëpi, duke ju pritur derisa ta kryeni punën. Këto janë shenja se është i dashuruar në ju.

Peshorja

Image

Kur të bjerë në dashuri, mashkulli i kësaj shenje ndihet i plotësuar. Ai e përmirëson pamjen e tij personale sa hap e mbyll sytë. Pasi që ta ketë gjetur shpirtin e tij binjak, ai mundohet me çdo kusht që ta impresionojë atë.

Akrepi

Image

Sa i përket botës së tij emocionale, mashkulli i kësaj shenje nuk mund të mbajë inat me ju më shumë se dy orë. Kur është i dashuruar, ai nuk mund ta mbajë inatin, meqë një gjë e tillë i shkakton dhembje. Pra, nëse mundohet që të kërkojë falje, apo nëse e pranon kërkimin e faljes, atëherë kjo është shenjë se ai ka rënë në dashuri.

Shigjetari

Image

Dëshiron që të vallëzojë gjatë tërë kohës dhe ndihet sikur mund të vrapojë edhe në maratonë. Në anën tjetër, nuk përton që ta sakrifikojë lumturinë e tij, vetëm që edhe ju të jeni e lumtur. Kjo mund të jetë diçka e rëndomtë, sikur p.sh. përzgjedhja e restorantit, vendosja e ndonjë jastëku, etj.

Bricjapi

Image

Kur mashkulli i kësaj shenje është në dashuri, atij i dridhen dhëmbët e gjunjët, kaplohet nga frika. Ndihet sikur është duke u shkrirë, por ai është në rregull dhe nuk e manifeston këtë. Edhe nëse është tepër i zënë, juve ju lë që të luani me të.

Ujori

Image

Duket se, kur është në dashuri, gjaku i qarkullon më shpejt. Ai me të vërtetë e ndien dashurinë dhe është në gjendje që të bëjë gjithçka për ju. Ai mund të ketë mendim tjetër me ju, privatisht, por kurrë në publik.

Peshqit

Image

Këmbët e tij vallëzojnë edhe derisa rri ulur. Kjo është natyra e tij e vërtetë: që të jetë i dashuruar dhe ta tregojë këtë në çdo aspekt. Nëse niseni për udhë, apo edhe nëse vetëm shëtiteni me miqtë, ai do t’ju thërrasë për të parë se a keni arritur në vendin e caktuar. 

(Kosova Sot)