4 shenjat e horoskopit që kthehen gjithmonë te ish-i, por me kushte

  • 21 September 2018 - 13:50
4 shenjat e horoskopit që kthehen gjithmonë te ish-i, por me kushte

Dashi

Kthehet, por me shumë pasion.

Të lindurit në shenjën e Dashit dashurojnë deri në luftë, pasi sundohen nga planeti Mars.

Por Dashi është edhe shenjë shumë pasionante, ndaj nëse kthehet me ish-in, duhet të ketë patjetër edhe seksin e pajtimit.

Demi

Fal, por nuk harron.

Personat që i përkasin shenjës së Demit sa ç’janë kokëfortë, aq edhe falin.

E megjithatë edhe nëse vendosin ta lënë pas të shkuarën, nuk e harrojnë atë, ndaj nëse keni ndërmend t’i kërkoni një Demi të ktheheni, bëni mirë të pendoheni me gjithë mend.

Gaforrja

Kthehet, që ç’ke me të.

Për të lindurit në shenjën e Gaforres partneri është një shtëpi, dikush me të cilin ndihet rehat, një sup ku të mbështeten.

Ndaj kur ndahen, gjithçka shembet dhe ndihen si të pastrehë, por nëse dikush u jep qoftë edhe një shenjë rikthimi, do të bëjë gjithçka që të kthehen.

Bricjapi

Sa bukur është kur kthehesh prapë.

Bricjapët do t’jua japin një mundësi të dytë, por ka një kleçkë, ata janë shumë të rreptë me partnerët, ndaj nuk ju kthehen prapë nëse nuk ia bëni të qartë se e keni marrë mësimin.

Do të jeni bashkë dhe do të jetë e mrekullueshme, veçse periudha e parë do të jetë një provë.

(Kosova Sot)