Përse gjithmonë vuani nga dashuria? Shenja juaj e horoskopit e ka përgjigjen

  • 16 October 2018 - 14:59
Përse gjithmonë vuani nga dashuria? Shenja juaj e horoskopit e ka përgjigjen
Nëse gjithmonë zhgënjeheni në dashuri dhe përfundoni me zemër të thyer, ndoshta yjet mund t'jua tregojnë shkakun e vërtetë

DASHI: KËRKONI MASHKULLIT E GABUAR Për fat të keq, intuita juaj nuk është ana e fortë juaja. Gjithmonë ju tërheqin meshkujt e gabuar dhe në fund fajësoni fatin e keq, në vend të zgjedhjes. Këshilla jonë: Dilni me tipin që nuk është aspak tipi juaj.

DEMI: JETONI NË TË KALUARËN Vështirë të largoheni nga zhgënjimet e dikurshme. Prandaj edhe nuk mund të lëshoheni në diçka të re. Mos kini paragjykime dhe provoni që dashurinë ta përjetoni si diçka pozitive.

BINJAKËT: I PËRSHPEJTONI GJËRAT Shpejtë dashuroheni në tipin me të cilin për të parë herë keni dalë në takim dhe natyrisht shpejtë pikëlloheni sepse nuk ia dhatë mundësinë t'jua dëshmojë se është i gabuari dhe se duhet të vazhdoni tutje.

GAFORRJA: NUK MUND TË HAPENI E keni të vështirë të hapeni, e kur ta bëni këtë në takime personit nuk ia lejoni të mendojë me kokën e vet. Mos t'ju zhgënjejë personi i gabuar. Relaksohuni.

LUANI: JENI TEPËR EGOIST Pak egoizëm është i shëndetshëm, por në lidhje mundet që të shkaktojë probleme të madhe. Shpesh nuk jeni të gatshme që të sakrifikoheni për lidhjen dhe këshilloni partnerin tuaj.

VIRGJËRESHA: KOMUNIKONI PAK Nuk bisedoni me dëshirë për problemet tuaja dhe me dëshirë i zgjidhni vet. Prandaj, partneri juaj shpesh ndihet e lënë nga anash dhe nuk mundet t'i lexojë emocionet tuaja. Në rastin më të keq kjo dërgon te ndarja.

PESHORJA: JENI SHUMË KËRKUES Sipas juve, me magji do ta zgjidhnit dhe krijonit mashkullin tuaj. Thjeshtë, pranë vetes dëshironi të keni dikë që në përgjithësi ju përgjigjet. E keni vështirë ta pranoni edhe mangësinë më të vogël të partnerit.

AKREPI: DËSHIRË PËR KONTROLL Gjithmonë e keni të rëndësishmet keni kontroll ndaj të gjithëve. Prisni shumë nga partneri juaj, por nuk jeni të gatshme për të bërë kompromis.

SHIGJETARI: NUK DËSHIRONI ÇFARË DËSHIRONI Ju jeni tipi i femrës që nuk bëjnë plane për të ardhmen. E kjo nuk është aspak e mirë për një lidhje serioze. Më parë njëqind gjëra do t'i bënit përnjëherë - e kështu e lini lidhjen në asgjë.

BRICJAPI: NUK MUND TË RELAKSOHENI Në punë jeni shumë ambicioz dhe vështirë mund të ndani punën nga gjërat private. Natyrisht, këtë e ndjen partneri juaj herët e vonë dhe se ndahet nga ju nëse situata nuk ndryshon.

UJORI: KURRË NUK JENI TË KËNAQUR Nëse diçka keni rrënjosur në kokën tuaj, do të luftoni për këtë - pa marrë parasysh në humbjet. Meshkujt e kanë të vështirë ta mbajnë ritmin me juve, e kur të jenë lodhur shumë - ikin.

PESHQIT: NUK DINI PËR KOMPROMISE Ndryshimet nuk janë për ju, prandaj keni probleme që të mësoheni me situatat e reja. Pos kësaj, nuk duroni kritikat dhe nuk mund të duroni një mashkull që ju kundërvihet.

(Kosova Sot)