Çfarë domethënie ka dashuria për ju, në bazë të shenjës tuaj të Zodiakut

  • 06 November 2018 - 22:02
Çfarë domethënie ka dashuria për ju, në bazë të shenjës tuaj të Zodiakut

Një nga gjërat më të mira dhe më të çmendura për dashurinë është se, megjithëse shumica e njerëzve ia dalin ta shprehin gjatë jetës, në mendjen e secilit do të thotë diçka krejt ndryshe. Ja çfarë do të thotë dashuria për ju, në bazë të shenjës së Zodiakut.

DASHI Gjërat e vogla që bëni për partnerin tuaj e definojnë dashurinë për ju, e po ashtu edhe gjërat e vogla që partneri juaj i bën për ju. Janë gjërat e vogla që konsiderohen, jo madhësia e tyre.

DEMI Ajo që ju bën të vdisni për dashurinë është ndjenja e të qenët rehat kur bëhet fjalë për lidhjen romantike dhe stabile. Dashuria do të thotë siguri për Demin.

BINJAKËT Dashuria për ju do të thotë biseda të përzemërta në mes të natës duke pëshpëritur gjëra të ëmbla njëri tjetrit. Kjo lidhje intime dhe lidhje emocionale që mund ta përjetoni me partnerin tuaj.

GAFORRJA Dashuria do të thotë të gjesh dikë që ju bën të ndiheni plotësisht të qetë me veten dhe me botën në përgjithësi. Ju duhet ai person i veçantë që ju bën të ndiheni të kompletuar.

LUANI Për një Luan, dashuria do të thotë të jetë total i llastuar, si në kuptimin emocional po ashtu edhe në atë material. Kurrë nuk do thoni jo një dhuratës speciale.

VIRGJËRESHA Për një Virgjëreshë të ndjeshëm, dashuria e vërtetë do të thotë të jeni në gjendje të thoni gjithçka për partnerin pa pasur frikë se do të paragjykoheni. Keni nevojë për shumë lidhje emocionale.

PESHORJA Dashuria do të thotë të kesh dikë që gjithmonë do të jenë në anën tuaj për t'ju shoqëruar në aventurat tuaja të çmendura. Ju keni nevojë për dikë që mundet të jetë në hap me juve.

AKREPI Është si një lloj klisheje, por për një Akrep, dashuria do të thotë mos të kesh nevojë kurrë për të thënë më vjen keq. Dëshironi të ndiheni komplet në paqe dhe në shtëpi me partnerin, duke mos pasur nevojë të dilni nga gëzhoja e vezës.

SHIGJETARI Ju jeni krejtësisht të pavarur, prandaj për ju nuk duhet të tingëllojë se jeni pronë e dikujt. Ka të bëjë me dikë që mund ta shtoni në jetën tuaj të cilën jetë tashmë e doni.

BRICJAPI Për një Bricjap tradicional dashuria është diçka për të kaluar nëpër mocionet klasike nga oborri e deri te shtëpia ku martoheni me familjen, e ku keni edhe një qen. I dëshironi të gjitha. UJORI Ju e kuptoni se dashuria nuk do të thotë një gjë të vetme. Jeni mjaftuar të pjekur për t'u përballur me kohërat e mira dhe të këqija, që edhe është gjëja më e mirë për ta bërë.

PESHQIT Për një Peshk kureshtar, dashuria nuk do të thotë asgjë deri në momentin kur ajo ndodh. Nuk depërtoni në të pa pritur diçka, sepse jeni më shumë të interesuar për të krijuar tregimin tuaj.

 

(Kosova Sot)