Ajo që shikoni në këto fotografi zbulon shumë për ju (Test psikologjik)

  • 15 November 2018 - 10:48
Ajo që shikoni në këto fotografi zbulon shumë për ju (Test psikologjik)

Gjërat që vërejmë së pari mund të jenë reflektime të gjendjes sonë shpirtërore. Imazhe të dyfishta që kanë objekte të fshehura në to mund t’ju ndihmojnë të kuptoni veten dhe qëndrimin tuaj ndaj jetës në përgjithësi.

Image

Bright Side” krijoi një test për që raportohet se ndihmon në vlerësimin e sinjaleve të subkoshiencës suaj. Detyra është e thjeshtë: Kushtojini vëmendje objekteve që shihni fillimisht, në fotot më poshtë.


Çfarë shikoni fillimisht në këtë fotografi: Fytyrë apo Peshk?Nëse përgjigja është “Fytyrë” – Ju jeni një person i orientuar nga shoqëria dhe komunikues dhe jeni kurioz për jetën e njerëzve. Për më tepër, është në natyrë tuaj që të përdorni aftësitë tuaja intelektuale për të zgjidhur detyrat e përditshme.

 

Nëse përgjigja është “Peshk” – Ju jeni të kënaqur me jetën tuaj dhe besoni gjithashtu në fat për të gjitha përpjekjet e ardhshme. Edhe nëse diçka nuk shkon sipas planit tuaj, ju jeni të sigurt që do të arrini të përballoni çdo situate.

Image

 

Vrimë çelësi apo një figurë që qan?

Vrimë çelësi – Ju jeni kurioz për jetën tuaj në përgjithësi. Ju mund të keni edhe ndjenjën se, së shpejti, do të duhet të përballeni me të panjohurën, dhe ju pëlqen.

Figura që qan – Ju nuk jeni plotësisht të vetëdijshëm për gjendjen aktuale emocionale. Për shembull, mund të jetë trishtim, zhgënjim ose vetmi. Ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje emocioneve tuaja.

Image

 

Derë pak e hapur, apo një notë muzikore?

Dera pak e hapur. Jeni gati për ndryshime dhe mendoni se po lëvizni në drejtimin e duhur. Ju jeni të vetëdijshëm për atë që ju pret në të ardhmen.

Notë muzikore. Tani, është shumë e rëndësishme për ju që të shprehni kreativitetin tuaj. Ju keni diçka që dëshironi të ndani me këtë botë. Nëse punoni shumë, do të përdorni potencialin tuaj për ta përmbushur qëllimin.

Image

 

Njerëz, apo kolona?

Nëse përgjigja është “Kolona” –  Ndonjëherë është e vështirë për ju që të lini zonën tuaj të komfortit dhe të arrini atë që dëshironi me të vërtetë. Ju duhet të përpiqeni të shikoni botën nga një perspektivë tjetër. Kolonat mund të nënkuptojnë gjithashtu që ju jeni një person me ëndrra dhe romantik.

Nëse përgjigja është “Njerëz” – Ju nuk ndjeni asnjë kufi të fortë në jetë. Ju mund të arrini shumë gjëra mjaft lehtë. Ju jeni një person i ndjeshëm dhe i sjellshëm, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

 

(Kosova Sot)