Nga çfarë kanë frikë shenjat e horoskopit

  • 08 February 2016 - 10:41
Nga çfarë kanë frikë shenjat e horoskopit

Secilën prej shenjave të horoskopit e mundojnë frikë të ndryshme, mirëpo më së shumti kanë frikë nga sëmundjet, humbja e lirisë, varësia nga të tjerët, por edhe që në jetë nuk do ta gjejnë dashurinë e vërtetë.

Deshtë kanë frikë nga varësia prej të tjerëve

Dashi dëshiron që në gjithçka të jetë i pari, por edhe i kërkuar, kështu që më së shumti ka frikë se në jetë do të jetë shumë i varur nga të tjerët. Dobësia dhe sëmundja për të paraqesin frikën më të madhe, por nuk duron që të tjerët ta shpërfillin. Dashi dëshiron që të jetë hero për të afërmit e tij, e fakti që të mos mund të jetë i tillë e frikon shumë.

Image

 

Demat më së shumti kanë frikë se nuk do të kenë dashuri dhe para

 

Për Demat dashuria dhe paratë janë më të rëndësishmet në jetë, kështu që frika më e madhe për ta lidhet me këto dy gjëra. Ai ka frikë nga pabarazia në lidhjen dashurore, përkatësisht se ai do të jetë personi që do të jetë më i dashuruar dhe më i përkushtuar në lidhje sesa partneri. Përveç kësaj, frika në palcë i hyn nga mungesa e parave si dhe nga ndryshimet që ia ndryshojnë rrënjësisht jetën, e ai nuk mund të ketë ndikim në to.

Image

Binjakët frikohen nga humbja e lirisë

Binjakët e shoqërueshëm kanë frikë nga ndryshimet, ashtu sikur Demat, e më së shumti kanë frikë nga nevoja për ta ndryshuar stilin e jetës. Kanë frikë nga humbja e lirisë me të cilën janë mësuar, por edhe e vërteta e hidhur, për shkak se preferojnë që të jetojnë në botën e tyre personale, të cilën e kanë krijuar sipas dëshirës.

Image

Humbja e familjes është frika më e madhe e Gaforreve

Për Gaforren e butë e të ndjeshme familja është më e rëndësishmja në botë, kështu që nuk është çudi që në jetë më së shumti frikohet nga distancimi prej familjes. Gaforrja ka frikë se fëmijët do t’i prishin raportet me të, e gjithashtu nuk mundet t’i harrojë momentet e bukura të së kaluarës dhe ka frikë nga e ardhmja.

Image

Luanët kanë frikë se do të tradhtohen nga të afërmit

Luani ka frikë nga poshtërimi publik dhe humbja e pozitës, por frikën më të madhe ia paraqet fakti që dikush i afërm ta tradhtojë, ta mashtrojë ose ta injorojë. Me dashurinë i lidhet edhe frika tjetër e tij, e ajo është që nuk do t’i shohë më anëtarët e familjes dhe njerëzit e preferuar të tij.

Image

 

Virgjëreshat më së shumti kanë frikë nga sëmundjet

Virgjëresha e fiksuar pas rregullsisë ka frikë se do të përballet me faktin se nuk është e përkryer, por në jetë më së shumti ka frikë nga sëmundjet, ashtu sikur edhe Dashi. Ajo ka frikë se do të bëhet barrë e njerëzve të afërt të saj, përkatësisht se nuk do të mund të kujdeset për veten dhe nevojat e saj.

Image

 

 

Peshoret më së shumti kanë frikë nga mosmiratimet  

Peshorja ka frikë nga çekuilibri në jetën e dashurisë, e më së shumti e frikon mosmiratimi i vendimeve në cilëndo fushë të jetës nga njerëzit të cilët i ka afër zemrës. Ajo ka frikë nga konfliktet, grindjet dhe problemet në lidhje dhe martesë në të cilën sikur edhe Gaforrja e kërkon strehën e saj. 

 

Image

 

 

Akrepi ka frikë se do ta shfrytëzojë dikush

Edhe pse shpesh përshkruhet si shenja më e errët e horoskopit, Akrepin megjithatë e mundon frika. Ai sikur edhe Luani frikohet nga tradhtia prej të afërmve, por njëjtë ka frikë edhe nga fakti se dikush do t’ia zbulojë dobësitë dhe t’i shfrytëzojë ato kundër tij. Gjithashtu, ka frikë nga intrigat prapa shpinës së tij.

Image

 

Shigjetarët frikohen nga obligimet e mëdha

Shigjetari më së shumti në jetë ka frikë nga obligimet, por edhe nga detyrimi që ta bëjë një punë të cilën nuk e preferon. Ka frikë nga planifikimi dhe humbja e lirisë, për shkak se ato ia shkatërrojnë aftësinë për novacione, por ka frikë edhe se do ta lëndojnë njerëzit, të cilët i do më së shumti, për shkak të natyrës paqësore të tij dhe prirjes për të falur.

 
Image

 

Bricjapi ka frikë nga përqeshja

Bricjapi e ka kompleksin e vlerës më të ulët dhe ka frikë se të tjerët do të mendojnë se ai është dështak. Ai ka frikë se nuk do të lërë ndonjë gjurmë në botë, përkatësisht që me veprimet e tij nuk do t’i bindë njerëzit që të bëjnë ndryshime. Përveç kësaj, Bricjapi, sikur edhe Luani dhe Akrepi, ka frikë nga poshtërimi publik.

 

Image

 

Ujorët kanë frikë nga humbja e individualitetit

Ujorin e mundojnë frikët e njëjta sikur edhe Binjakët. Ai ka frikë nga humbja e lirisë, por edhe e individualitetit, pasi nuk dëshiron që të përshtatet me masën, por dëshiron që të jetë unik. Ujori investon shumë në lidhjet e tij, si afariste ashtu edhe dashurore, e ka frikë se do t’i humbasë njerëzit të cilët i do.

Image

 

Peshqit më së shumti frikohen se nuk do ta gjejnë dashurinë

Peshqit romantikë kanë frikë nga vetmia dhe refuzimi, por edhe mallkimi dashuror se kurrë nuk do ta gjejnë personin e duhur. Kanë frikë se në lidhje do të dorëzohen krejtësisht, por që nuk do ta pranojnë të njëjtën nga partneri. Përveç kësaj, kanë frikë se më të afërmit e tyre do të preken nga ndonjë sëmundje, e që ata nuk do të mund t’u ndihmojnë. 

 

Image

 

(Kosova Sot)