Si dashurojnë shenjat e ndryshme të horoskopit?

  • 09 February 2016 - 10:42
Si dashurojnë shenjat e ndryshme të horoskopit?

Se çka mund të prisni nga personi me të cilin jeni në lidhje varet edhe nga ajo se cilës shenjë të horoskopit i takon ai.

Dashi

Image

Është kokëfortë dhe impulsiv. Sidomos eksitohet nga fillimi i lidhjes dhe kur e bën për vete palën tjetër. Për të nuk vlejnë rregullat, meqë gati gjithmonë është spontan. Ana e tij negative ka të bëjë me veprimet e pakontrolluara mirë. Kur dashuron, dashuron përgjithmonë.

Demi

Image

Kokëfortë me kërkesa të tepërta. Demi preferon që të jetë në qendër të vëmendjes dhe që bota të sillet rreth tij. Së pari ai, e pastaj të gjithë të tjerët. Xhelozinë e kanë sidomos të theksuar. Por, nëse Demi bie në dashuri të vërtetë me ju, atëherë për ju më nuk ka krizë. Dashuria e tij zgjatë, meqë Demi është romantik dhe emocional.

Binjakët

Image

Nëse doni argëtim dhe aventurë, atëherë me Binjakët këtë e keni të garantuar. Bisedat e mençura, këshillat mirë të menduara dhe aspekti shpirtëror janë diçka që e karakterizojnë këtë shenjë. Më shumë preferojnë që të dalin, sesa të rrinë në shtëpi.

Gaforrja

Image

Nga Gaforrja mund të prisni dashuri pa kandar, por duhet të jeni të gatshëm që edhe ju ta ofroni atë për të. Nuk ka shenjë që i kushton më shumë vëmendje shtëpisë dhe familjes. Kjo shenjë është e prirë që të jetë një prind i mirë, por edhe partner i mrekullueshëm.

Luani

Image

Egocentrik në dashuri, Luani ka gjithmonë të drejtë, pa marrë parasysh a flitet për meshkujt, apo femrat e kësaj shenje. Në të mund të mbështeteni meqë do të gjendet pran jush në momentet më të vështira, por në këmbim të kësaj kërkon që ju të mahniteni me fuqinë e tij.

Virgjëresha

Image

Është e besueshme, praktike dhe fleksibile. Dëshiron që vetë, por edhe partneri, të bëhen të përkryer. E vlerëson çdo akt të dashurisë dhe dhurimit, por vetë nuk është aq dorëlirë. Ndonjëherë pjesëtarët e kësaj shenje kanë kritere tepër të larta për zgjedhjen e partnerit.

Peshorja

Image

Nëse doni ta bëni për vete femrën e kësaj shenje, atëherë krejt çka ju duhet janë lulet, një çokollatë dhe ndonjë fjalë e ëmbël. Peshoreve ju pëlqen kur i shohin të tjerët duke u munduar rreth tyre. Por, nëse jeni në kërkim të argëtimit të çarttë, atëherë Peshorja këtë nuk mund t’ua ofrojë. Ajo më shumë preferon koncertet e muzikës klasike.

Akrepi

Image

Akrepi vazhdimisht i ndryshon disponini dhe emocionet. Me të kurrë nuk e dini se ku qëndroni. Por, ajo që është e mirë, është që, kur njëherë të vendosin për partner, atëherë Akrepi qëndron në këtë lidhje edhe nëse ka grindje dhe mospajtime. Akrepi është i prirë për aksion dhe aventurë, prandaj me të kurrë nuk do të ndieni mërzi.

Shigjetari

Image

Shigjetari është shpirt i lirë dhe aventurier. Ai dëshiron një partner i cili mund ta shoqërojë në këtë aspekt. Pjesëtarët e kësaj shenje nuk frikësohen që, brenda natës, ta ndryshojnë stilin e jetës. E adhurojnë natyrën.

Bricjapi

Image

Nëse doni një stabilitet financiar dhe emocional, atëherë fillojeni lidhjen me një Bricjap. Pjesëtarët e kësaj shenje janë të vyeshëm, kanë qëllime të sakta dhe tentojnë që t’i realizojnë ato. Kur flitet për emocione, pjesëtarët e kësaj shenje janë në gjendje që të duan.

Ujori

Image

Ujori ka frikë nga lidhja vetëm në teori, meqë në praktikë mund të rrinë mjaft gjatë në lidhje me personin që e duan. Pjesëtarëve të kësaj shenje duhet t’ua lini hapësirën e mjaftueshme që të ndihen të lirë. Nuk janë tepër romantikë, por duan me gjithë shpirt dhe janë të prirë për aventura.

Peshqit

Image

Janë emocionalë, të ndjeshëm dhe lehtë të prekshëm. Peshqit presin mbështetje, mirëkuptim dhe sakrifikim, vlera të cilat i vlerësojnë shumë. Peshqit kanë zemër të madhe, duke iu ndihmuar të gjithë njerëzve në nevojë. Kujdes që të mos e lëndoni Peshkun, meqë ai me vështirësi falë.  

(Kosova Sot)