Çfarë femre jeni, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit?

  • 18 March 2017 - 09:17
Çfarë femre jeni, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit?

Natyrisht, çdo femër është personalitet në vete, por disa karakteristika, megjithatë, varen nga shenja e horoskopit

Femra Dash

ImageFemra Dash hyn vrullshëm dhe del shpejt nga jeta juaj; është si tajfun. Është një nga gratë më dinamike dhe të pavarura të horoskopit. Do t’ju sugjestionojë shumë shpejt me pjekurinë e saj, dhe shumë shpejt do të ndjeni se e dashuroni. Do të jetoni momentin. Truri i zhdërvjellët i tyre, tejpashmëria dhe vendosmëria e tyre i lejojnë të realizojnë planet dhe të ngjiten lart në sferën profesionale, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Femra Dem

ImageFemra Dem zotëron qetësi të madhe, si dhe dinamizëm e dëshirë. Është një grua tokësore që shkel fort në tokë. Zonja dem nuk është nga njerëzit që entuziazmohen më lehtë dhe që i jepen një angazhimi. Vendos logjikën mbi ndjenjën e saj. Nuk do të nxitohet të marrë vendime për lidhjen tuaj, ngaqë do të jetë absolutisht e sigurt për ju. Sigurisht ekzistojnë momente kur durimi i saj do t’ju nervozojë.

Femra Binjake

ImageGruaja binjake është kapriçoze dhe me karakter të paqëndrueshëm dhe kjo jo për shkak të super-ndjeshmërisë dhe prekshmërisë së saj (si gaforrja), por për shkak të lëvizshmërisë së përhershme të mendjes së saj. Është e prirë për t’u përfshirë në gjithçka. Binjaket nuk e japin lehtë besimin e tyre. Vështirësohet të japi të gjithë veten e saj te një njeri. Problemi i tyre është se vështirë gjejnë shpirtin e tyre binjak.

Femra Gaforre

ImageKur njëherë e bëni për vete Gaforren, ajo do t’ju dashurojë pothuajse pa kurrfarë kushtesh dhe do të jetë e gatshme, madje edhe në fund të botës të shkojë me ju dhe për shkak tuajin. Pasi është e prirë për përjetime dramatike të çdo gjëje në jetë, ajo do t’jua bëjë jetën interesante. Femrës së tillë çdo mashkull do t’i shkonte në përqafim pas një dite të lodhshme në punë!

Femra Luan

ImageLuanesha është shumë e shkathët, femër dhe luftëtare e vërtetë. Ajo kërkon mashkullin të jetë i ngjashëm me karakterin e saj, andaj pranë saj askush nuk do të jetë vetëm një njeri i zakonshëm, por një supremen! Në mendjen e saj, ajo nuk është aspak shprehja “femra- seksi i dobët”. Ajo është inteligjente, e mprehtë, e fortë, e aftë, por edhe shumë femërore në të njëjtën kohë. Luanesha nuk është një vajzë e ndrojtur dhe e turpshme, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Femra Virgjëreshë

ImageFemra Virgjëreshë do t’ju bëjë për vete me trupin e saj të derdhur, me zërin e saj të paanashkalueshëm, por edhe me mirësjelljen e saj. Është një grua e butë, plot me dashamirësi. Të jep përshtypjen se është fraxhile, por mirë do të ishte të mos ngeleni në këtë përshtypje. Është shumë më e fortë nga sa e pandehni. Do t’ju lodhë me shpirtin e saj praktik. Analizon dhe jep vlerësimin e saj për gjithçka.

Femra Peshore

ImageFemra Peshore nuk do t’ju lërë të paprekur me mrekullinë e saj. Shprehja e ëmbël që kanë sytë e saj dhe finesa që tregon e bëjnë të papërballueshme. Por, nuk është vetëm e bukur, mirëpo edhe e zgjuar. Di të ekuilibrojë diferencat tuaja, por edhe mund t’ju transformojë. Me të ndjeni se po komunikoni. Ju kupton më mirë se çdo grua ju ka ndier deri tani dhe do t’ju falë ndonjë mëkat.

Femra Akrep

ImageFemra Akrep është një nga gratë më mbresëlënëse, por edhe më të rrezikshme të horoskopit. Shkëlqimi mbi të por edhe vështrimi tejshpues i saj do t’ju përfshijnë, por do t’ju ndezin dhe kureshtjen për ta njohur. Do të ndjeheni i hipnotizuar nga joshja e saj, pa shanse kundërveprimi. Pranoni mesazhe të shpejta dashurie nga akrepi. Jeni gati të dorëzoheni dhe ajo t’ju pushtojë.

Femra Shigjetar

ImageGruaja shigjetar është luftëtare e lirisë dhe e pavarësisë. Është e lindur të jetojë e lirë dhe nuk i pëlqen ta shtypin ose ta detyrojnë të bëjë gjëra. Entuziazmohet shumë lehtë, dhe është ëndërrimtare. Flet për aventura dhe ëndrra të parealizuara. Shigjetarit i pëlqejnë udhëtimet dhe lëvizja e vazhdueshme, por nuk vjen rrotull kot e pa motiv. Thjesht zhvendosjet për të janë mënyrë jetese : i japin asaj ndjesinë e larmisë dhe i pakësojnë monotoninë.

Femra Bricjap

ImageMe të çdo ditë bëhet gjithnjë e më e mirë se tjetra. Ajo jeton duke fantazuar, por qëndron fuqishëm me këmbë në tokë dhe e di mirë se çka pret prej çdokujt. Mos mendoni se ajo nuk do të sakrifikojë karrierën e saj për martesën. Nëse keni nevojë për të, femra Bricjap me kënaqësi do të vazhdojë të punojë për t'ju ndihmuar të rriteni profesionalisht.

Femra Ujor

ImageFemra Ujor është një grua shumë e pavarur. Mos u përpiqni ta trysnoni. Respektoni personalitetin, idetë dhe mendimet e saj. Ajo gjithashtu do ta bëjë këtë. Po e kufizuat do të ikë menjëherë dhe do të akuzojë veten për këtë. Mbështetet vetëm tek vetja e saj. Është kundër status-kuosë dhe në favor të ndryshimeve. Ikën nga rutina, dhe është ne gatshme për ndryshime të vazhdueshme në jetën e saj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Femra Peshq

ImageFemra e kësaj shenje do të dallojë nga vështrimi i ëndërrues. Duket kaq e ndjeshme, kaq e ëmbël, sa do të zgjojë brenda jush ndjenjat e mbrojtjes, dhe të mirësisë. Do t’ju bëjë menjëherë të sajën. Kur diskutoni me të do të ndjeni çlodhje dhe qetësi. Ka në të një afërsi kaq të madhe sa do t’ju rrëmbejë. Me këtë grua do të ndjeheni i fortë. Me të do të ndjeni se keni udhëheqjen.

(Kosova Sot)