< 4 modele të xhipave me më së shumti teknologji në treg - Auto&Tech - Kosova Sot
4 modele tė xhipave me mė sė shumti teknologji nė treg

4 modele tė xhipave me mė sė shumti teknologji nė treg

1. Modeli "Volvo XC90" ka shumë hapësirë dhe është një "SUV" shumë luksoz, megjithëse posedon edhe disa specifika të teknologjisë së lartë. Për shembull, janë katër kamera të fshehura për të ofruar pamje 360 shkallë kur jeni duke e vozitur apo duke e parkuar. Po ashtu, vetura posedon edhe një sistem autonom të frenimit. Gjithashtu mund të përcaktoheni për një veturë me tre rreshta ulëse, në mënyrë që të mund të rehatoni shumë njerëz përbrenda. "Volvo" ka zgjatur hapësirën midis shtyllës "A" dhe këndit të rrotës së parë në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë,transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

2. Vetura "Audi" dhuron shumë rifreskime teknologjie në modelin e vet "2017 Q7 SUV". Posedon sistemin e asistimit për shoferin dhe ndjen situata emergjence dhe ju përgatit paraprakisht në akordim me frenat dhe mbylljen e xhamave si dhe kulmin për ta siguruar veturën. Shoferët po ashtu mund të përcaktohen për më shumë ndihmë që përfshin përkrahje për të parandaluar goditjet derisa shkoni prapa si dhe kontrollimin e përparuar për të mbajtur veturën brenda linjave dhe të jeni të informuar për ngjarjet në autostradë dhe në trafik. Po ashtu, posedon tre rreshta ulëse që mund të riorganizohen për më shumë ngarkesë brenda. Vjen me dy panele panoramike. 

Image

3. Autobiografia e "Range Rover" është një luks ekstrem te modelet "SUV", me sistemin me kamera që e rrethon. Mund ta hapni bagazhin vetëm me një lëvizje të dorës. Nuk ka rreshtin e tretë të ulëseve, por rreshti i dytë ka funksionin e të bërit masazh për rehati ekstra. Posedon një hapësirë si tryezë, derisa përmban edhe frigoriferin për t'i ftohur pijet. 

Image

4. Modeli "Bentley Bentayga" është aq luksoz saqë mund të vijë me setin kinez. Po ashtu, ka tetë opsione të vozitjes, përfshirë kontrollin dhe opsionet për vozitje jashtë asfaltit. Vetura vjen me një numër të madh asistimesh për shoferin, si sistemin e paralajmërimit që zbulojnë pengesat nga prapa kur dilni nga hapësirat e parkimit. Vetura posedon edhe një ekran 20.32 centimetra prapa karrigeve të para. Të gjitha ulëset mund t'ju bëjnë masazh në shpinë. Ulëset e pasme mund të shtrihen për t'i pushuar këmbët në mënyrë që ta kënaqni shpinën dhe të relaksoheni.  

Image

 

(Kosova Sot)

19 orë e 51 minuta më parë